Iku një ditë, paksa ndryshe nga tjerat për mua
Ishin tri raste këto të cilat i perjetova dhe ndoshta nuk kam forcë ti pershkruaj ashtu si i ndjeva. Tjerët nuk do i trgojshin edhe pse ndoshta i kanë perjetuar para meje.
1-Ka kohë që kur planifikoj ta marr një qen dhe ta kemë si antar familje siq kanë bërë shumë tjerë dhe shetisin çdo mengjes, mesditë dhe në mbrëmje më ta. Argëtim ky i cili ndoshta është nevojë për njeriun, të paktën në moshë pleqërie.
Gruaja më tha: Ti e merr qenin në shtepi, unë te dal nga shtëpia, mjaft i kam këta dy djem si rrishi, tani donë të me ngarkosh edhe më perkujdesje të qenit. Nuk ta kam prish kurrë por këtu e kam seriozisht më tha gruaja. Pa e zgjatur më shumë, e shuva shpresën dhe u pajtova më gruan
2-Duke shetitur në mbrëmje, po ecshim mes malit dhe si zakonisht po i lecoja gazetat në Tel. Mobil. Shoqja ma kishte marr foto aparatin dhe më fotografon duke lexuar gazetat dhe për një moment më tha: Hera tjera, telefonin me e lënë në shtëpi kur dalim për sheti. Ishte e rëndë edhe pse nuk ma tha bash ashpër siq ma këputi për rastin e qenit.
3-Duke biseduar në mbrëmje paksa vonë më gruan dhe dy djemt, që të dy djemt më thanë : Babë, mos e ke merak edhe pse ne të dy u lindem dhe po rritemi këtu.
Ne, Atdheun tonë Kosovën për të cilën bëre gjithë jetën, e duam por sikur më shumë jemi të angazhuar dhe e duam vendlindjen tonë Zvicrën ku është jeta jonë e perditshme e ndoshta e perhershme…
O zot, si të mos kuptohët fatkeqsia jonë si Mergimtar e besa edhe të drejtat e sundimit tepër rigoroz të derjtave familiare !!!
I kuptova dhe akceptova disi por pse bash të gjitha në të njëjtën ditë ?
Luzern 10.09.2017
Xun Çetta
Komentet në facebook :