Lajmet aktuale
Ishte e rëndë kjo ! E rëndë, shumë e rëndë ti shohë mjetet e punës në këtë gjendje , objektin, veturat dhe kamionetat më të cilat transportova sa e sa herë pa më të voglin problem.

Kjo pamje sot në Wolhuse CH, ma ka kujtuar pas luftën në Kosovë, po, aq rrënqethse ishte ta shohësh Firmën, ta shohësh këtë pjesë qyteti të vershuer nga uji si pasojë e rënijës së shkëmbive të cilët me mbi 5000 kublik meter gurë, dhe e zhavor, bllokon lumin,,Kleinen Emme“ dhe e qet nga shtrati i tij për ta vërshuar një pjesë qyteti në Wolhuse.

Kosova këto ditë, pa ndal po perplasët edhe më fatkeqësi tjera natyrore si vërshima dhe erëra të llahtarshme, por ja se kjo fatkeqësi na ra hise ta perjetojm edhe këtu në Zvicër.

Pos fotove personale të këtij mengjesi, ca nga fotot, i barti edhe nga gazeta ,,BLICK“ dhe bashkë më to i keni në dispozicion edhe linket e disa VIDEO filmimeve nga kjo fatkeqësi natyrore.

Video:

http://www.blick.ch/news/schweiz/zentralschweiz/felssturz-fuehrt-zu-ueberschwemmung-in-wolhusen-lu-wir-haetten-nichts-dagegen-unternehmen-koennen-id4543248.html

Video –II-

Luzern 12.01.2016

Xun Çetta


 

Shefi ynë Gido, orvatet tu del para punëtorëve dhe ti lajmëroj
ata që të mos vinë ngase ka ndodhur permbytja e firmës dhe
asaj lagje për rreth...

Komentet në facebook:

Muhamet Avdijaj : Për keqardhje i nderuari Xun Çetta frown emoticon

Fadil Qetaj : Aiii po keq ju paska kanë po hajt se e fortë eshtë kjo firmë

Tafil Cetaj : Po Xun shumë krahasim me vend veq se pas luften ne Kosov e ka ba shkau, dora e njeriut,ndersa firmen e juaj natyra, prandaj disi dhimbja ne njefarë menyre ndryshon pershendetje.

Tafil Cetaj : Firma juaj jam i sigurt qe i ka marr te gjitha masat qe kjo te mos ndodh me kurrë,ndersa ne Kosovë jo vetem qe nuk kan ba asgjë per te mos ndodhur me kurrë por kanë harruar atë çfarë ka ndodh ne nje te kaluar shumë te afert.

Xhafer Leci : Shumë e dhëmbshme ! Natyra ka të mirat dhe të keqia !

Xun Çetta : Po, çfarë vjen nga natyra dhe zoti kaperdihën disi më leht dhe kthehen më të mira. Si pamje ma ka perkujtuar Kosovë e pas luftës edhe pse si realitet , motivet nuk krahasohën, po as Kosova e pa forcë për ti perballuar pasojat , nuk krahasohët më Zvicrën. Sidoqoftë, zoti dhe të perkushtuariot e bëjn mirë . Mos të ndalet puna, Shëndet