Rrefime   Miq e mikesha, Zonja e zotërinj, tash sa kohë u kam munguar dhe do të u mungoj, ngase jam kah zbardhi të kaluarën e veprimeve tona më gjitha të mirat po edhe punë e veprime të liga të cilat mjeisht nuk na paskan munguar në këtë rrugë.

Tani po zgjedhi qetësin që shpirtërisht të jem pa ngarkesa në përshkrimin dhe zbardhjën e gjithë asajë rruge që kaluam. E dhimbëshme sa të duash kjo por e shëndetshme për brezat që ato të zbardhen dhe thuhen ashtu siq kanë ndodhur.

Bërja e këtyre llogarive po më rezulton : Sa negativ njerzish po më dalin, fatmirësisht pozitivët dhe ata më prirje të shëndosha, po i lënë varfnjak dhe pakicë të parët e zinj dhe veprat e tyre për plot turp.

E keqja po ashtu nuk po më mungon, ngase të këqinjët dhe faqezinjët, po dalin se kanë qenë janë dhe po vazhdojn të jenë më dinamik, më të shkathët dhe të kenë monopol në rrjedhat politike. Kjo e keqe, gjithë të mirët dhe energjitë pozitive po i lë nen hije dhe krejt në periferi të rrjedhave. Sistem i veprimit në politikë ky, i cili të bënë të çmendesh po nuk mbledhe mendjën dhe kuptosh pse dhe si po ndodh kjo ?...

Gjykatë Speciale e denimit moral për kriminel politik do të ishte kjo, nese vërtetë arrijm ti zbardhim realitetet ashtu si në të vertetë kanë ndodhur…

Luzern 25.08.2015

Xun Çetta