Kulturë

Tani po lexoj ku në takime krijuesish përkujtohët edhe Baba Mustafë por si e tepërt më u duk të radhitet më kapitalin e Pjetër Bogdanit pa nenqmuar veprën e madhe, perkushtimin dhe vuajtjët e Babait tim, vuajtje ato deri në trishtim sa edhe sot nuk po mund të gjej qetsim. E di se nuk kishte qellim krahasimi këtu edhe pse ashtu u ndjeva falë fatkeqsisë time modesti, por thjesht qenka bërë një perzgjedhje emrash nga i nderuari Ismet Sopi.

Nga postimi i z. Ismet Sopi :

,,Sot, në Jerebi, në Bjeshkët e Burimit, në manifestimin tradicional, me krijues nga Kosova dhe Shqipëria ku pati Promovim të librave, orë letrare, pika humori dhe, në fund, koktej rasti. Me këtë rast lexova dy poezi: njërën kushtuar Pjetër Bogdanit dhe tjetrën për Mustafë Çettën”

Falenderim-komentimi im pakëz më vonesë por jo më harresë :

Më vonesë por pa harresë që të ju lexoj, vlerësoj dhe falenderoj i nderuar z. Ismet Sopi.

Unë nuk shkruaj poezi, e sa për ilaq kam shkruar diqka më shumë se tri, një për djepin tim, një Mitrovicës së plagosur dhe një për Çameri, por miku im poet i holl z. Mehdi Hyseni më ka then se, edhe stilin e shkrimit në poezi siq vlerësoj aj, Xuni e di !!! Por jo, jo unë e mora se po ma bën qefin e luan më mua poeti bash si më një fëmi por jo, Mehdii Hyseni më tha se po ma dojka edhe më poezi por unë prap them jo, unë më shumë rrefej histori dhe jo të jem historian sa për të ju treguar se çfarë historije ata po bëjn para syve tone për gjërat që vet po i perjetojm !!!.

Ju i nderuar Ismet, më stilin apo zhanrin e poezisë paskeni thënë apo spikatur ca të verteta për babën Mustafë ndjesë pat shpirti tij dhe për familjën Çetta, kjo ma perforcon bindjen se ju z. Sopi shkoni krejt qetë, gjërat duke i analizu, realitetet duke i prek dhe pastaj të delni krejt komplet.

Baba Mustafë ishte Mejzin i Xhamisë bashk më Osman Dinën, si dy bylbyla të Xhamisë në fshatin tone, andaj siq lexova në komentet këtu diku, dikush tha Mustafë Hoxha, po edhe ashtu e kan quajtur dhe ju z. Sopi sigurisht keni lexuar diku kur vet veprimtari i çështjës Kombëtare ish i burgosur politik z. Tahir Geci i Llukës i cili ishte njëri nder themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristjane Kosovës duke qenë vet i besimit Islam, ai rrefen se si vet Mustafë Çetta si mejzin Xhasmije e ka ndihmuar shumër për themelimin e PSHDK si nevojë e kohës kjo atë kohë kur po fillonte pluralizmi politik 1989-1990.

Baba Mustafë mbi të gjitha ishte dhe njihët kudo në Dukagjin si humanitar,veprimtar i regjur i NDSH-së, dhe për më shumë na ka lënë një porosi e cila është e skalitur në pllakën e tij LAPIDAR 1995 kur Baba ndrroj jetë.

Mos ta teproj tani se edhe ashtu kam alergji të tepruar në lavdatat e shumta çfarë lexoj tash sa vite më e pa kritere, më e pa merita, më e pa fakte.

Ju falenderoj i nderuar z. Sopi dhe mbetëm më shpresë se i ndershmi të nderon si dhe anasjelltas do doja të ju kthej më të mira e nderë. Unë vërtetë ju lexova më vonesë, madje vetëm kur më lajmëruan por ja se miqët nuk të lën të gabosh e mos falenderosh. Të pergëzoj për shkrimin i cili ishte edhe si mesazh kritik për shumë kë por mbi të gjitha si poezi por shkrim faktik ky. KLM shoq.

Luzern 06.07.2020

Xun Çetta

Ja leximi i plotë kushtuar Babait tim nga z. Sopi :

Kushtuar Mustafë Çettës

Në trojet tona arbërore

Lindën burra të besës e fjalës

Për atdhe punuan prore

Si Mustafë Çetta i fisit të Shalës

Burrë i mençur, trim dhe bujar

 

Në Kuvende burrash plot urtësi

Në aksione gjithmonë i parë

Prinë për të varfër me bëmirësi

Këto vyrtyte të larta njerëzore

 

Trashëguar nga baba plak

I brumosur me veti hyjnore

Për çdo vatër e në çdo konak

Po kush ishte ai Ramë Çetta

Burrë me nam i Dukagjinit

Që luftoi për trojet të veta

Dhe s'iu tremb syri i trimit

 

Qysh në moshën e rinisë

Thundrën barbare s'e duroi

Për lirinë e gjithë shqiptarisë

Me turk e shkja gjithmonë luftoi

 

Të shtatë djemtë lindën me radhë

Shtatë herë pushka po kërset

Për Mustafën ketë burrë të madh

Dy herë celina zjarr po qet

 

Vëllai i Mustafës, Brahim Çetta

Ra dëshmor te Kulla e Popit

Për atdhe dhe trojet e veta

Me besa-besë për liri të kombit

Nga një brez në tjetrin brez

 

Zjarri i luftës kurrë nuk u shua

Dritë e lirisë gjithmonë u ndez

Atdheun tonë e ka ndriçua

Kur Kosovën e pushtoi Serbia

 

Djemtë më të mirë i bënte batare

E mbi kurriz tonë rëndoi robëria

Iu bashkua "Besës Kombëtare"

Mustafë Çetta i Trubohocit

Me Halim Spahiun në Prizren

E Ramush Shatrin e Tomocit

Bëjnë betimin për ketë vend

Mustafa ishte një djalë i ri

Kur ra në lidhje me Ukë Sadikun

Por i gatshëm për liri

 

Të vdes si burrat në luftë me armikun

Një natë dimri me plot acar

I trokiti OZNA serbe në derë

Për flamurin tonë kombëtar

Që e mbrojti me shumë nder

 

Në burgun famëkeq përjeton torturë

Por vaj as gjëmë nuk iu dëgjua

Ishte betuar në të shenjtin flamur

Kombin e vet mos me tradhtua

 

Në këtë frymë shumë atdhetare

Janë rritë bijtë e Mustafë Çettës

Për të drejtat tona kombëtare

Mos me kursye asgjë prej vetes

Bijtë e tij Xuni dhe Murati

Falën rininë për bashkim kombëtar

 

Trashëgim e kishin nga i ati

Si dhe nga gjyshi atdhetar

Këta tre breza të familjes Çetta

Vepra e tyre s'harrohet kurrë

Do të kujtohen sa të është jeta

Janë si shqipja jonë në flamur.

 

Ripublikim sot 06.07.2020

Xun Çetta