Politikë

 

Vërtetë po tentoj të heshti por diqka si qetë e pa zë po më thot, mos bëj krim më heshtje, edhe heshtja të vret, madje pa krismë pushke e pa zë. Heshtja ka vrar emra më të mëdhënj se ne të cilët nuk po heshtim.

Çdo njëri nga ne që shkruajm e publikojm, e kemi nganjë konto në Google, u habita dhe mbeta pa mend kur në konton e Presidentit Thaçit kërkova një foto të Adem Demaçit më Presidentin dhe nuk e gjeta as edhe një foto të tillë. Neser pas finalës së proceseve, ndoshta edhe mund ta gjëjm, por aktualisht jo, bash as edhe një foto të vetme.

 

Kishte foto më gjithë botën dhe njerëz publik të sajë, por jo më z. Demaçi ndjesë pat. Në spotin e presisentit Thaçi para pak ditësh tek Baton Haxhiu në Klan Kosova u degjua të thuhet se, Demaçi është Baba i pavarësisë së Kosovës, por ja se tek fotot këtu në kornizë kur shpallet pavarësia, nuk po dukët se flet e as i ofrohet të fotografohet me pllakën dhe emrat e nenshkruesve të shpalljës së pavarësisë, Ademi ishte gjall… Këtë realitet mos ta harrojm.

 

Adem Demaçi, tashmë fizikisht nuk është dhe nuk ka kush e këshillon e as trimëroj z. Thaçi për të marr vendim dhe ta nenshkruaj finalën e marrveshjes siq ndodhi më Rambujen. Në vend se Demaçin në Lubjenë sa ishte në kohë lufte, tani në paqe, adresë të vetme z. Thaçi e ka kuvendin e Kosovës për ta marr atë të drejt guximi dhe ta nenshkruaj marrveshje mbi fatin e Kosovës në emer të grupit negocues më vehte nese veq ka deshirë të jetë nenshkrues i marrveshjës së hidhur, siq na është thënë në fillim e tash, vrapuhet të nenshkruhet ajo !!!.

 

Edhe Albinin, mund ta ketë afer si pjesë të grupit negocues në vend të krahut tij të fortë çfarë e kishte në Rambuje zotëri Regjep Qosjen por mos të harrojm faktin se, edhe z. Rugova ndjesë pat tani po na mungon dhe vështurë ta gjëjm zëvendësimin e tij edhe bukur gjatë, pa dashur të japi ndonjë emër të mundshëm nga LDK-ja.

 

Mos besimi mes lidershipit tek ne, është më i thelluar se asnjëherë në historinë e vendit tonë, krejt kjo si pasojë e mos transparencës dhe pokerit diplomatik prapa perdës së zbeht diplomatike. Presidenti i vendit, jasht vendit po forcohët më infuzione diplomatike derisa brenda vendit, po izolohët më veprime trashanikike dhe mos bashkëpunim më tjerët si President. Në këtë gjendje të mjerë politike, ndoshta është mirë që po e perdor spotin më Batinin në Klan Kosova ku po bartën pyetjet nga gazeta e portale të ndryshme, por edhe këtu me plotë cinizëm si komunikim nga distanca, por cinizmi, mos të harrojm se cinizëm prodhon si bumerang i politikave tona, tani shtrohet pyetja : A është kjo forma e komunikimit zyrtar mes politikanësh tonë ? Unë thëm se jo.

 

U ngrit pluhur pa nevojë për gjitha mrekullit e takimeve të Presidentit Thaçi në Paris, u tha e çfarë nuk lexuam për agjendën e uljës tij të privulegjuar si kryetar i shtetit më të ri në botë, pra u bë zhurmë trishtuese si më keq pa lënë ta kuptojm faktin se diplomacitë e huaja, natyrshëm edhe mund të kurrdisin lojëra të ndryshme pa dallim llogarive çfarë kanë bërë ata, për mirë apo per keq, por ne, pse të bëhemi pjesë e lojës derisa do mund ta kishim shfrytzuar rastin më të mirë per kunder planifikimeve të mundshme diplomatike nga tjerët, skenare agjenash të cilat nuk janë konstatuar.

 

Vet kokorizjët e politikave Serbe mbi rrjedhat në Paris, edhe mund të jenë në funksion të ngritjës së besimit të popullit në Kosovë për Thaçin e izoluar nga politika vendore, por a duhet të na bëj pershtypje kjo strategji e tyre? Unë thëm se jo.

 

Ne do duhet pergaditur e percjellim dhe të shohim se ku po lëshohët vezja pas kokorizjeve tyre ngase, në politikë e kryesisht në diplomaci, vezja nuk lëshohët aty në atë strofkë ku kokoriz diplomacia, andaj shumë shpejt po bëhëmi viktimë e diplomacive anti vendit tonë. 

 

Taktikat e tjerëve në diplomaci nuk mund ti ndalim, por mund të mos bëhemi viktimë e tyre. Po çfarë rëndësie ka se më kënd u takua Thaçi e kujt ja shtrengoj apo ja lethatoj dorën! po unë, shpesh herë ndodh që nga Zvicra shkoj në ndonjë tubim bashkëatdhetarësh në Gjermani, jo se ka aq peshë tubimi sa takimi më ata të cilët unë mendoj se ja vlenë ti takoj që sadopak më per së afermi të preku tema më interes për vendin.

 

Kështu duhën marr e trajtuar takimet pa dallim se kush më kënd dhe për kënd është fjala. E di dhe e kuptoj faktin se mos besimi mes lidershipit ton politik ka marr dhenë, ata i bashkon, madje nga distanca, vetëm mbajtja apo marrja e pushtetit, aty nuk ka parime parase marrja apo mbajtja e pushtetit tyre më çdo kusht.

 

Ndodh dhe nuk po ndalët kjo luftë për pushtet ngase, ende po mbretëron mentaliteti i mbrapsht se, po të jesh në pushtet, kurr nuk do dalësh para drejtësisë për krejt çfarë ke bërë, pa aluduar tash më emra këtu !!! është një mashtrim i keq ky si mendim e lere më ta ushqesh këtë bindje.

 

Jo pak të tilla mentalitete në politikë, do ti frikësoj për largim nga lufta për pushte, edhe rasi i fundit më Nikolla Gruevskin në Maqedoni ku veqsa do të shtohët frika se, sapo të largohësh nga pushteti apriori të lën imuniteti dhe kështu te kap drejtësia për kush çfarë ka bërë. Vite më parë këtë frikë ua kishte futur edhe rasti Senader në Kroaci…

 

Drejtësia duhët të ndahët nga politika aq më shpejt kur po shtohet numri i atyre keqbërësve të cilët po strehohën në partitë politike e më pas po veshën me pak pushtet varësisht kush ku po sistemohet për të mos u prekur nga ligji dhe drejtësia.

 

Ramushin disi po e vlerësojn si të sinqert por i pa aftë në politikë dhe aspak diplomat, po dëgjoj, po flitët e thuhet kjo por, nuk mendoj se ai është krejt pa diplomaci politike më lojërat e tij, por ja se më demarkacionin e kaluar me Malin e Zi, ne na ka bërë të jemi tepër të rezervuar në kundershtimet dhe premtimet e tij sot, edhe pse ai ende nuk po kupton faktin se një paketë e unifikuar për bisedime më Serbinë, na duhët po si buka, uji dhe ajri për frymënarrje…Duan këta politikan që Kosova të ketë bukë, uj dhe ajr për frymëmarrje apo jo ? këtë duhet ta din ata dhe ta pyesin vehtën deri kur kështu ?

 

Fjala e vjetër, lufta për pushtet djeg çdo vlerë rreth pretenduesve, kjo e keqe mjerisht ka deshmuar edhe tani në demokraci, vet Hashimi dhe Albini në mesnatë e djegën Demaçin për President dhe e sollën Pacillin, e për më keq, sapo i kryen punët e tyre në forma dhe ambicje të ndryshme, padrejtësisht dhe kunderligjshëm, gjoja më kushtetutë e rrëzuan edhe Presidentin Pacilli…

 

E kam thënë dhe po e perseriti serish faktin se , Demaçi i ka turpëruar të gjithë madje e ka turopëruar edhe vet politikën shtetërore derisa i beri këta tu vie era burrështetas dhe në fund, kurr nuk pati as edhe një gram pushtet, e skandali akoma më i thellë është, kur filluan ta fusin në sulme kundër rivalve tyre për ta realizuar fjalën e popullit një e rame dy të vrame.

Ashtu si Demaçi, edhe Qosja, vonë por e kuptuan se kah po shkojn këta mosmirënjohës të cilët po kompromentojn shtetin më krejt çfarë po bëjn. Sulmët e tyre të vonuara, megjithëatë i dridhën pushtetarër e këqinj të cilët po donin ta zhbëjn shtetin.   

 

Sot, jemi para provimit të rëndë, tepër të rëndë politiko-diplomatik nga ku, vendimet e mara bashkë apo ndaras, do ta percaktojn fatin e vendit për shumë gjëra jo të gjitha publike deri tani.

 

Projekt paketa e bisedimeve qoftë krejtësisht si po aludon Presidenti Thaçi, nese ajo paketë, vënë kushte më konsenzus partish polituike para Thaçit për Thaçin, ashtu  siq e kam publikuar para ca ditësh a muaj, edhe sot thëm se, nuk është problem ky sa janë problem inatet e lidershipit tonë politik njëri kunder tjetrit dhe thjeshtë, vetëm për pushtet e jo për parime saq thirren ata.    

 

Gazetar e analist, mjerisht disa të quajtur, si produkt i po këtyre politikave, duhet ta dijn se detyra e tyre, pra e gazetarit është për të dhënë lajm sa më të besueshëm derisa detyra e analistëve është për të krijuar opinion të ri e jo të mendojn se të gjithë duhët të jenë një ditë President, kryeminister a kryeparlamentar duke ju shërbyer atyre, kjo etje për ti sherbyer politikave më këtë sekret iluzionesh, vendin e dezinformojn dhe e keq ndertojn si opinion.

 

Unë, ka kohë që kur po heshti në të njejtën kohë kur po ftoj të tjerët që të mos heshtin. Po heshti duke afishuar  shkrime të vjetra por aktuale dhe mesazh për sot, pra po heshti ngase nuk kam heshtur kurr, por, tani pas kaq pervojave dhe perjetimeve nga më të ndryshmet, nuk dua ta ndihmoj bash askënd ngase ishte e rëndë goditja e atyre që ti ke ndihmuar.

 

Reagimet e herëpashershme si tani, janë obligim që nese nuk dua ta ndihmoj dikë gabimisht si na ka ndodhur shpesh, bile të keqën e vendit dua ta parandaloj e luftoj.

 

PS.

 

Këtij publikimi, dua të ja bashkangjiti një lidhje të cilën sapo e lexova nga miku im Mehdi Hyseni, po, ngase më këtë poezi kushtuar lakmisë, z. Hyseni ia vënë kulmin krejt çfarë kam shkruar këtu, madje mua më fut nen hijen e këtij kulmi :

 

Lidhja për ta kuptuar sindromin e lakmisë :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2418705848146365&set=a.286553248028313&type=3&theater

 

Tani do i mbetesha borxh mikut Shkëlzën Gashi po mos ta tregoj se ku e mora foton, ja ku e mora fotografin e z. Demaçi më Thaçin për ta ndar në dysh këtë si foto, po, e mora për ta ndar në dysh me një mesazh pa fjalë fyese, ngase, tërë jetën kam bashkuar dhe tani po me rezulton se, në pa besi po këta na kanë izoluar e perjashtuar nga mundësia për të vepruar e luftuar për vendin :

 

Shkelzen Gashi Pristina per Adem Demaçin në anglisht

,,Ballkan insigt“

http://www.balkaninsight.com/en/article/adem-dema%C3%A7i-principled-warrior-for-kosovo-freedom-07-27-2018

 

Luzern 16.11.2016
Xun Çetta