Politikë

Mas ta harrojm edhe një të vertetë tjetër e cila nuk po kuptohet drejtë. Po të vazhdonte aventura juridike e Francës në Colmar, të dëshpruarit e PDK-së duke marr pjesë aktive në protesta pro Ramushit në perendim, shumë leht do ta themelonin një parti të re, e cila gati pat ndodh, e cila  do ta unifikonte për veprime të reja AAK-në dhe PDK-në. Ishin kundershtar të Thaçit këta , ndoshta taktikë kjo, por disa prej tyre të shëndrruar në zorrë prushi të z. Kadri Veseli.  

Ramushi, pikërisht për këtë arsye si mirënjohës i të deshpruarve në PDK, tani e shpetoj këtë subjekt nga humbja e turpshme në këto zgjedhje, thëmë mirënjohes edhe pse ka mendime se Ramushi nuk është aq mirënjohes, por ja se mendime janë këto.

Sot z. Kadri Veseli ngrihet në shpatulla dhe manifeston fitore të zgjedhjeve edhe pse vet i humbi ato derisa Ramush Haradinaj i vrar në seder, ul kokën sikur nuk është në atë moment festimi dhe nuk i gëzohet aq shumë këtij shpetimi të cilin i bëri atij, pra z. Veseli.

Ah politika të poshtra po vlojn e unë, si hiq diplomat, tepër i sinqert ashtu si gjithëherë, po i vuaj vallët e tyre.  

Luzern 12.06.2017

Xun Çetta