Kulturë


Erdhi koha ta perjetoj e ndoshta gjithëherë ka qenë kështu që njerzit e ligj të thon :

 

,,Vendi vërtetë është dhe po thellohet akoma më shumë në kriza dhe rreziqe tjera, por unë nuk dua të jemë viktima e krizës në emër të daljës së vendit në ndihmë“!!!

 

Nese kështu paska qenë gjithëherë për njerëzit e ligj, atëhere po del se unë, vonë e kuptova këtë realitet të hidhur, gjë të cilën nuk e besoj, jo nuk e besoj dhe për mua nuk qendron, nuk është kështu ngase unë e di sa hjeka më të tilla karaktere njerëzish.


Po supozojm,se vonë e kuptova se paskam qenë i vonuar në këtë drejtim, atëhere ma jepni të drejtën të thëm diqka që kam thën menjëhere pas lufte dhe e keni më shkrim, kjo do ta deshmoj se sa i kam pas këto pervoja më njerëz te ligjet sa të mos dal i vonuar sot, pra kam thënë :

 

(Të tilla karaktere njerëzish pikërisht në kriza përfitojn dhe për ti sjellur ato më shpesh, gjithë jetën e tyre duke perfituar, ata vet në këtë drejtim punojn dhe krizat e reja i shpejtojn)...

 

Tani pas kq vitesh po ja shtoj , besa edhe patriot vetës i thonë dhe tash kanë filluar e po na sundojn).


Unë tani po vi andej sa nuk ka plasur më e keqja e vendit ku në emër të ndryshimeve situatën mjerisht po duan ta trubullojn dhe të këqijt janë të parët ata që perfitojn. Neser më 02 prill, e kom një pervjetor në Prishtinë të po këtyre pervojave, pervjetor të cilin pikërisht njerëzit e ligj erdhën dhe na bënë të mbetemi jasht vendit e lere më të perkujtojm e festojm në vendin tonë…

 

Luzern 01.04.2017

Xun Çetta


Komentet në facebook:

Dedë Musë Martini Hajdari : O Xun miku, ti po e qan hallin e atdheut sikurse Naimi dikur me goten e rakise nen hije te fikut ne Stamboll

Xun Çetta :Dedë mik i nderuar, provokimi i mirë e më qellim sjell dhe len diqka për të kuptuar.. Nuk ka njeri i cili ka udhëtuar këtyre rrugëve kaq të pergjakshme të popullit tonë e mos ta dij faktin se, unë as nuk jam nen hije të fikut e as në Stamboll. Jam një Mergimtar tepër i hjekur, keq dhe sot skajshmërisht në vuajtje për atje.Mik i nderuar. reagova ngase kjo është publike dhe nuk keqkuptojn veprimtaret e mirëfillit por gjeneratat e reja po, ata nuk din se me çfarë qellimi e thua, më rrotlla a pa to. Nuk e dinë a merret Xuni më biznes metropoleve të Europës apo më halle për bukë dhe fatin e venduit të lirë të cilin nuk po e shiojon. Gjithë çfarë shkruhet në publike , mundësisht është mirë te mendohet mesazhi. Shende Dedë i nderuar

Isuf Qetaj :Xun Çetta, pom doket qe na mergata sikur per te mire , sikur per te keqë, kemi bere mjaft ne Kosovë.
Krejt krimi politikë ne Kosove udhhiqet nga Ish-Mergimtart.
Ka ardh koha qe ne nga Mergimi ti perkrahim sa te mundemi, por mos te pretendojm te drejtojm politikën nga Mergimi.
Duhet rinia Kosovare ta udhheq Politiken Kosovare, jo me Mergata.
E vetmja qka duhet te ndodh keto 2-3 vjetet e ardhshem, eshte pastrimi i Ish-Mergimtareve kriminele ne krye te Politikes. Dhe te ju dorzohet Politika Gjeneratave te reja qe jetojn dhe veprojnë ne Kosovë

Xun Çetta :  FLM Kusheri Isuf , aty është frika e keqe dhe krejt pa nevojë se mos po vi dhe po filloj beteja për ndonjë post pushtetari, jo kiusha jem, unë kam halle tjera. I di dhe i njoh njerzit dhe karakteret e tyre nga dera e shtepisë e deri cep e më cep të Kosovës ku kam vepruar intenzivisht në këto punë. Kam vepruar dhe pretendoj ti njoh mos krejt kështu si në KOsovë, pjesërisht i di dhe njoh edhe në Shqiperinë zyrtare pertej bjeshkëve tona. Shendet kushë, unë kam tjera halle

Isuf Qetaj :Nuk mendova per ty o kush, por ne pergjithsi mendova

Flori Bruqi :Ata qe e njofin unin e Xunit do te kuptojne qe ky intelektual dembabadem ka hjeke te zite e ullirit per te shejten Liri!
Ishte i burgosur i ndergjegjjes kombetare ku vuajti mbi nje decenie burgun ne ish kazamatet serbosllave!
Emigroi dhe punoi per te miren e familjes dhe atdheut!
Jemi krenar me Ty miku im Xun Cetta!
Me respekt nga Kosova!
Flori Bruqi

Xun Çetta :  Për juve Flori i nderuar nuk kam çfarë thëm, e di se jo vetem me lexon e kupton, por ke filluar e me studion. Ju lutem mos hezito e mi thuaj të metat e mia aty ku i gjenë. Jam dashamirë i atyre të cilët mi gjëjn lëshiomët ku unë kam dëmtuar rrugën tonë si popull. Shëndet i nderuar

Halil Çadraku : I nderuari Xun Çetta, pajtohem me konkluzionin, tënd dhe tonin në përgjithësi. Unë mendojë se në mungesë të një ALTERNATIVE të shëndoshë, duke parë se si kan devijuar edhe ''ata'' të devotshmit, pra shokët tanë, mendojë se njerëzit hezitojnë edhe të marrin hapa konkrete. Të qenurit në ballë, ka devalvuar aq shumë, pushtetarët jan tjetërsuar aq shumë sa që vetëm ATA që nuk rrespektojnë vetveten e duan PUSHTETIN. Andaj, mos e gjyko as veten e as ATA shokë të mirë e të devotshëm... Kalo mirë shoq, e nëse ke mundësi banu kishe s'po shef, s'po nin, e s'po ....

Drita Mulolli : Vaj vaj

Xun Çetta :  Ah, e çfarë të ju thëm më shumë mik i nderuar Halil ? Asgje më shumë pos te ju falenderoj se vertet si në të kaluarën po vazhdon te me kuptosh edhe tani. Dallimi është se unë nuk po pajtohem e ndalem si indiferent . Shendet mik i nderuar dhe po premtoj koha takohemi 

Xun Çetta :  PS. Portali im info-cetta ka disa ditë i cili është pa perkujdesje të Vebmastrit nga ana e z. Bekaj. Ka mbi tre muaj që kur info-cetta sikur nuk është në perkujdesjen e tij si administrator, Ai nuk ka qasje në këtë portal të cilin e administronte vullnetarisht…Për më keq se kaq , kam humbur lidhjet më të nese nuk e kanë arrestuar në KS ku ishte në dhjetor 2016-janar 2017. Tani momentalisht info-ceta nuk me hapet. Shpresoj të shqyrtohet ky problem dhe mirren masa të reja por ja se vullnetarizmi si gjithëherë, sikur nuk po merr pergjegjësit morale, gjë e cila nuk do duhej të ndodh, perkundrazi, si vullnetar puna duhet kryer po si e paguar ose të mos merret si punë e obligim. Kërkoj mirëkuptim për lexuesit e info-cetta

------------------------.

Tani faqja në portalin info-cetta është aktive