Politikë Do isha i pa perfillshëm të lexohem dhe kuptohëm drejt nese humbi kohë dhe sqaroj ngarkesat e mia personale të cilat më u shkarkuan këto ditë si më qellim, bash tani kur vendi ynë po perjetonte gjitha këto trysni nga sa e sa tema tjera në krye më Gjykatën Speciale.

Këto, tani i lë për pjesë ditari dhe i kthehem më vetëm pak fjalë sa për ta zën renditjen Seancës së sotme Parlamentare e cila ma solli lotin e gëzimit po aq sa edhe shumë dilema të politizimit dhe taktizimit më këtë Gjykatë Speciale.

E perseris po e zë rënditjën si datë këtu për ta plotësuar pas mesnate apo neser edhe pse gjithëashtu jam i ftuar dhe duhem të shkoj në një tubim manifestimi të perfundimit të vitit shkollor.

Ja edhe tani kur sapo fillova të shkruaj, befasisht më ndodhi rasti tjeter i cili ma imponon ta mbylli PC-n dhe iku deri pas mesnate…Kjo çfarë po me ndodh më kohën dhe rastet që nuk po ndalën është krejt e pa besueshme.

Luzern 26.06.2015

Xun Çetta  

 

KOMENTET:

Sabri Maxhuni-Novosella :


  

Lum Prishtina :

https://www.facebook.com/cudirashqiptaree/photos/a.557816760953222.1073741825.372340279500872/848038221931073/?type=1 


Lajme Shqip

Vendi krimit është Kosovë kurse Kriminelët janë në Sërbi.

Europë , nëse do me të vërrtet ti zbuloshë krimet 1998/99 atëher hap katër gjykata speciale në të katër anët e Sërbisë sepse në Kosovë ke vetëm viktima të terrorit shovinistë sërbë dhe Çlirimtarë që kanë mbrojtur nderin e Kombit.

Shpërndaje që të troket në ndërgjegjën e secilit ndërkombëtar per padrejtësitë që i bëhen Popullit të Kosovës.

Shpërndaje që të troket në ndërgjegjën e secilit ndërkombëtar per padrejtësitë që i bëhen Popullit të Kosovës. 

Shyqyre Shiqyre Imeri : Mos harroni më 1960 Enver Hoxha i tha JO BRSS- ishte edhe më e madhe se tash Rusia, Shqipëria skishte banor sa ka sot Kosova ...

Raif Gashi : Ishalla nuk është si shuli i deres së hallës.

 

Shyqyre Shiqyre Imeri : (Seq mu kujtua edhe mua) - jojo halla s 'tutet prej k... por tremb qenin..

Xun Çetta: Papritmas lash shkrimin dhe ika nga këtu, që nga parmbrëm e deri dje në mengjes, i lodhur e pa gjum si po shihet edhe në foto vendi dhe data e mengjesit të hershëm ku më zbardhi dita.

Dje po ashtu i lodhur e pa gjum u dash ta mbaj fjelën e shkoj në një tubim festiv më rastin e perfundimit të vitit shkollor.

Sot jam më pushueshëm ngase që dje në ora 20 e deri tani në mengjes ora 8.30 nuk jam zgjuar nga shtrati.

Foto nga ku më zbardhi dita krejt të dermuar , Po Gjykata Speciale ku na mbeti dhe si po vazhdon ajo ? Ndoshta jo në burgje por spitaleve pas sodit. Unë do ta plotësoj linkun siq e kisha filluar mbi deklarimet dhe qendrimet e disa nga deputetet të cilët kanë bërë politikë në teren të pergaditur. Sa më e gjërë këmisha që veshin politikanët në diplomaci aq më e ngusht do të jetë këmisha e popullit e cila do ti shperthej në trup atij.

Xhevat Zymberaj : Eshte e vertet qe gjykata speciale nuk i bene nderë Kosoves dhe parimisht jam kunder saj,por mosformimi i saj nga Kuvendaret mesiguri qe do ti bene dem Kosoves bile te pariparueshem.
Pse Klasa politike Kosovare apo me mire te themi Mafija Politike e LPK isteve u dha mundesi nderkombetareve per nje alternative te tille si Gjykata speciale!?
Pse nuk u zbuluan vrasjet gjate dhe pas luftes te shqiptareve te deshmuar nga vet Kosovaret!?Pse nuk u zbardhen keto vrasje!? Kur ne deshtojme apo duam te deshtojme mos te fajsojme nderkombetaret.

Xun Çetta:Xhevat i nderuar, aty është thelbi i problemet. Nuk kemi deshmuar se dojm të bëjm shtet ligjor, lere se nuk është ndjek e parandaluar krimi por ai ka vazhduar më tej dhe tani arsyeshëm po na thonë,  Ju nuk do ta sillni drejtësinë. Kjo arsye e tyre nuk u jap të drejt të na ofrojn projekt rezolutë për Gjykatën aq keq në paketë dhe të pa negocueshme nga ne. Kjo ishte e keqja më e madhe e nderkombëtarëve të cilët e di se prap do ta vazhdojn më të vetën për ta quar Kosovën në gjoja vetizolim, politika të sherbimeve të fshehta  këto, e  nder to edhe sherbimi i Shqipërisë në relacion bashkëpunimi më nderkombëtarët. Për tu thën jo, e merituan, dhe këtë jo e morren nga PDK-ja të cilët edhe pasojat e mundëshme do ju ngarkohen atyre të cilët nuk munden ta ndalin votimin pa ndihmën e PDK-së. Kur po thëm se politika bluan veprimtar në emer të popullit i cili nuk kuptonë politukën, njerzit më thon, ani se kështu te ndeshkon populli më mirë. Mos me zgjat si koment, unë mendoj dhe shpresoj se faktori nderkombëtar do ta riformiloj një qendrim ndryshe më partneritetin e besueshëm të politikës së shtetit Shqiptar dhe në vend se për pasoja ne do të shkojm më faktor se qe ishim në këtë partneritet i cili nuk guxon të ketë luhatje nese i duam të mirën vendit tonë dhe rajonit në terësi.

 

Nitaj Bashkimi : Sipas ketyre qe po shihet ja me hater ja me zore gjykata speciale do formohet ne Kosovë . andaj ju pyse a kane ba mire kuvendi qe se votoj apo jo . Athua me pase votu, mos kish qene ma pozitive per Kosovën - ajo do te formohet te jemi te sigurte te gjithe . se kjo është bukë e gatuar.

Xhevat Zymberaj:Po I nderuar Xun pajtohem me ty pa asnje prese lidhur me veprimet e sherbimeve te huaja prfshire ketu edhe sherbimin sekret shqiptare i cili ka ne dore deputet te shumte ne Kuvendin e Kosoves.

Xun Çetta : Prap po kthehem tek koha e cila nuk po na premton si dhe ngarkesat të cilat po na marrin kohën. Foto deshmi të kohës, kohë e cila po na ngarkon ndonse teper. Ja foto nga dje në Tubimin festiv dhe sot siq isha duke u marr më plotësimin e linkut këtu mbi Seancën Parlamentare, link të cilin që pardje e lash, si dhe sot sapo isha duke u marr më komentet këtu, u dasht të dal për nje kafe këtu afer ku është i vendosur në një Hotel z.Nusret Pllana i cili po hulumton aktivitetet e Shoqatës Humanitare Nëna Tereze në CH. Tani sapo u ktheva do duhem të pergaditëm e dal për Bjeshkë më familjën time. Fatin e JO-së në Kuvend do e zë mjaft, një politikë kjo e luajtur mirë nga vet faktori politik të cilët aktualisht vendosin në Kosovë e jo se arriti ta bën opozita.






 Foto 2 takimi i sotëm më Nusret Pllanen, Daniell Rasin,Rrahim Halitin dhe Fadil Aliun.


     

 


  Xun Çetta: Prap miku në Viber më të cilin para sa kohe i kisha acaruar raportet më thot: (Na trego shumë shkurt i nderuar Xun, kanë bërë mirë apo keq më këtë JO Gjykatës Speciale, kjo po na intereson ta dim ?)

Ose shtro pyetje publikisht për mes komenteve si tjerët dhe kupto nenrreshta, ngjajshem siq me ka kuptuar z.Zymberaj ose mos me shqtso si heren e fundit. Nuk po kam kohë të mirrem më secilin veq e veq, madje as më familjën time sa duhet të lutëm kupto. Unë thash se mënyera si ka ardhur projekt rezoluta për Gjykatën Speciale, paketë dhe e pa negocueshme nga ne, përgjigjën nga Kuvendi i Kosovës e meritonte kështu si e mori. Thash se këmisha e gjërë çfarë kanë veshur politikanet tonë tash sa kohë në diplomaci nuk kishte si të mos jetë e ngusht për popullin si dhe të i shperthej pullat. Thash se këtu ka gisht edhe sherbimi i fsheht Shqiptar dhe janë forma të cilat edhe mund ta izolojn Kosovën ashtu si e kanë izoluar Shqipërinë për plot 50 vite dhe në fund të thuhet se u vetëizolua Kosova gjë e cila është e pa qendrueshme. Thash se kam shpresë dhe besoj se politika nderkombëtare do ta thërras mendjen dhe mos vepron si ka vepruar më politikaj të cilët veshin këmisha të gjera për vete të cilat popullit ia shperthejn pullat e këmishës e cila nuk i bie. Thash se ne jemi partner i pa zëvendësueshëm në rajon i këtij faktori nderkombëtar dhe do duhet ta ruajm gjithëatë që kemi arritur dhe kështu ne të jemi faktorë bashkëpunimi tutje.

Tani po shtoj : Kosovës aktualisht i duhet një Franz Josef Strauß  i cili nuk e len Kosovën të shkoj drejt izolimit, nëse këtë nuk mundi ta bën më Enverin, në Kosovë situata ësht ndryshe . Ika për Bjeshkë se u vonova i thash atij. Pastaj më thirri vëllau nga Belgjika dhe ja shkëputa telefonin për shkak kohe e cila nuk po na premton .

Xun Çetta : Sa mirë më u gjind ky shembull i mirë më ish politikanin Gjerman, Franz Josef Strauß. Zonja Merkel duhet ta din se Shqiptarët nuk harrojn të mirën e miqëve si dhe fatin e Gjermanis së ndar dje. E ka rastin që zonja Merkel të mbetet e drejt dhe e perkushtuar në rastin Kosova pas Votimit JO Gjjykatës. Mesditë 30.06.2015.

 Xun Çetta : Edhe miku i rajonit tonë në Ballkan, Kongresmeni Eliot Engel po ashtu ishte shumë i prer dhe i drejt për fatin e rajonit tonë, kur tha:

,,Vet OKB nuk ishte e drejt ndaj Kosivës, andaj edhe Gjykata Speciale nuk mendoj se ishte e drejt diqka mbi shtetet tjera. Kosova nuk mund ti shmangët Gjykatës, atë duhet ta themeloj vet dhe të jetë e pavarur nga politika, në te kunderten atë nuk mund ta ndalim që ta themeloj Këshilli i Sigurimit“

Këtu nuk i hjekët e as shtohët pikë as presë. Këtë gjë, politikanë tonë, duhët marr si mesazhin e fundit dhe mos hezitojn në veprimet e tyre konkrete.

Vetëizolimi politik i përfolur aq shumë nga  politikanë tonë impotent, perfundimisht kaloj pa pasojat e imagjinuara nga ky soj politikanësh.

Ndihëm mirë kur faktori nderkombëtar po tregon arsyen për ta kuptuar Jo-në çfarë mori nga Kuvendi i Kosovës. Kërkesat tutje për ta ngrit Gjykatë nga vendorët dhe të funksionoj ajo më asistencë të nderkombëtarëve, arsyeshëm e kuptoj, por jo të hjekët dorë nga Kosova si partneri më i besueshëm i tyre.

 Ahmet Bllaca : Gjykata Speciale, ashtu e kështu po themelohet, sepse qyshse kure kanë pranue me hy ne dialog me Serbinë pa kushte, ka qene e ditur se kah do shkoje karvani Politik i ketyre qe ende e udheheqin Vallen e deshtimit, dhe që ështe më keq po pëson Populli dhe Kosova, sepse me ta dhe Politike-berjen e tyre Veriu i Kosovës ka mbet jashtë juridiksionit te Kosovës, dhe kjo do shifet perfundimishte tani pas një dialogu te stergjatur ne Brukësel, e sa i perkete Themelimit te GJ.Spesiale, atë te jeni te sigurte se kanë me votue unanimishte po aj Parlament qe s,ka lene asgje te damshme deri sote pa votue.

 Ahmet Bllaca : Ata qe i moren Popullit haraq qe sa kohë, tani po ajo Gjykatë Special do jau merre haraqin atyre Kapadainjeve neper dhoma te Gjygjeve duke mbajte seanca te gjata, sa qe edhe kasapve te tyre"Avokateve " do ju dhimbësen se sa do maltertohen deri sa te denohenper te ligate qe i sollen këtij Populli, kurse ata qe do jene te paster do dalin edhe ma te forte dhe ma te respektuare nga Populli yne qe kurre nuk i ka perbuze Njerëzit e vet, por gjitheherë ka dit te fale per hirë te Unitetit.

Ahmet Bllaca : Po te kishte Drejtësi Ligjore ne Kosovë nuke do ishim ne këtë situatë qe jemi sot.Po te ipke Hashim Thaqi dorëheqje atehere kure doli aj Dick Marti me atë Gënjeshtrën famoze, dhe te kërkonte Gjygje, dhe zbardhje te asajë genjeshtre, sote kurre nuke do kishte Gj.Speciale, por kjo dihet se nuke është as për atë gënjeshter, pore atë e kanë si pretekst, sepse këtu do ketë raste për tu habite kure te filojn.

Xun Çetta: Letra e fundit e cila do ti jap infuzion politik pikërisht z.Thaçi, është perballja më Dick Martin dhe akuzat e trilluara të tij. Kjo, sa do të ishte e mirë për Thaçin po edhe për Kosovën po aq do ti kushtoj Kosovës për të vazhduar më politikaj të cilët gjoja fituan drejtësinë...Dick Marti dhe akuzat e tij kaq kohë sa vazhduan ato, ishin vetëm një lekurë ujku para qengjave politik që këta të fundit të mos levizin lirshëm dhe pa frikë. Këtë gjë e kam thën publikisht që kur ka dal Shpifja e Dick Martit. Unë i nderuar Ahmet ,ndihëm mirë kur realiteti më vonë nuk më demanton. Shpresoj se finalja e kësajë akuze do më japi të drejt kur ta barti linkun e asajë kohe. Mik i nderuar Ahmet, uroj që të kalojm pushime të mira dhe sado pak pa ngarkesa politike.

Ahmet Bllaca : flm se nuke kame çka të shtoje ne këtë që shkrove. Pershendetje dhe mirë kalofshi për pushime ne Atedhe.

 


 

  

 

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx