Politikë   Lëvizja Demokratike Studentore facebook 02.02.2015 ora 18: 05 REAGIM!

-Lëvizja Demokratike Studentore, falënderon studentët që i'u përgjigjën thirrjes së organizatave studentore dhe dolën për t'a dhënë kontributin e tyre human, ndërsa fton këto të fundit t'a ruajnë qetësinë dhe të mos përdorin çështjet humanitare për proklamim e marrje meritash. Incidenti i vendosjes së logos së organizatës në postera, nuk duhet të jetë shkak i konfliktit të panevojshëm, ngase ftesa ka qenë e përbashkët nga të gjitha organizatat që veprojnë në UNHZ dhe nuk mund të individualizohet nga asnjëra prej tyre, pavarësisht përdorjes së simboleve.


FTESË!

- Sa i përket çështjes për uljen e çmimit të biletave për studentët, Lëvizja Demokratike Studentore konsideron se është e nevojshme të lihen anash interesat e ngushta dhe prapë organizatat studentore të bëhen bashkë dhe si të tillë t'i bashkohen organizimit të koleges Endrita Shabanaj, në tubimin që do të bëhet me 12 shkurt, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, duke filluar nga ora 12:00, për të vazhduar më pas marshimin para Kuvendit Komunal të Pejës. Krahas kësaj, bashkëpunimi mes organizatave studentore do të kontribuojë në mobilizimin dhe unifikimin e studentëve dhe së fundmi realizimin e interesave të tyre.

Komentvlerësimi im :

Xun Çetta : Vetëm si të bashkuar, kurr të ndar e përqar aq më pak për incidente formale, ne mund të ja dalim ti arrijm ndryshimet e para studentore të shekullit të Ri. Mos lejoni tu përqajn si dhe kujdestaroni ju vet që të mos eskalojn kërkesat, protestat dhe grevat më vonë kur pushtetarët edhe nuk do të na kuptojn më protesta krejt paqësore…Bojkoti në gjitha nivelët e jetës së përditshme administrative do arrihet si goditja e fundit, kuptohet nëse nuk arrihet më protesta paqësore. Bashkohuni vetëm më kushtëzim, pa thyerjet më të vogla në protestat gjithë popullore.

Luzern 02.02.2015

Xun Çetta

Linku, Lëvizja Demokratike Studentore:

https://www.facebook.com/levizjademokratike/photos/a.304865312995170.1073741827.304365149711853/439781026170264/?type=1&theater

 

Shtesa për plotësim tani 07.02.2015:

E di se koha, mosha dhe mos prezenca ime e rregullt atje e bënë të vetën por unë mbetem ai që isha dhe në kushte të jetës digjitale po edhe në rrethana tjera nuk ndalëm së vepruari. Kur kemi të bëj më organizimin e studentëve për ti vazhduar ndryshimet e kohës së sotme, nuk kam si të mos afroj këtë video të vitit 2001, ku shihet etja ime për të qenë pranë studentëve:

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=25&d=6