Politikë Bukoshi: Kosova ka tri qeveri: të PDK, të LDK dhe të Beogradit në Prishtinë.

Xun Çetta: Më shumë se asnjëherë më parë, vendi ynë, ka nevojë për kritik e kundërshtar për të perfunduar më një opozitë shumë të gjërë, të diciplinuar dhe më sa më pak pretendime në ndarjen e kulaqit të pushtetit nëser. Edhe z. Bukoshi, pas rënje-ngritjeve me po këta qeveritar, sot don të kontriboj më prononcime e vlerësime kritike por, sa i shohim hajr po aq sherr kemi prej tij. Ndonse ai e din se për çfarëdo ndryshimeve nuk jemi e më së paku për ndryshime ku kapet qerrja e thyer më dhjera herë.

Luzern 09.01.2015
Xun Çetta
Teksti i plotë nga portali BotaSot:

Bukoshi: Kosova ka tri qeveri: të PDK, të LDK dhe të Beogradit në Prishtinë.

Bujar Bukoshi paralajmëron se Qeveria e re, PDK-LDK, e dalë me një marrëveshje të shpejtë, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit institucional prej gjashtë muajsh, do të ketë shumë punë. Ish-zëvendëskryeministri, në një intervistë për “Politiko.net”, ka thënë se sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë sfidat kryesore për kabinetin e Isa Mustafës gjatë këtij mandati qeverisës.
“Kjo Qeveri ka shumë punë për të bërë. Natyrisht, do të dëshiroja që kjo Qeveri të jetë e suksesshme. Por, qysh në fillim nuk duhet të japim përfundime para kohës, sepse është herët të shohim si po shkon kjo punë. Shoh këtu disa probleme. Në rend të parë, problem i madh është ekonomia e Kosovës dhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale, që kërkon një veprim urgjent, duke dhënë prioritete në aspekte të ndryshme. Pastaj, do ta theksoja edhe një nevojë absolute për sundimin e ligjit. Për mua, kjo është alfa dhe omega për Kosovën. Më pas, me integrimet tona evropiane”, ka thënë Bukoshi.
Bukoshi mendon se Kosova ka tri Qeveri, ajo e LDK-së, e PDK-së dhe Qeveria e Beogradit në Kosovë, përmes eksponentit politik Lista Serbe.
“Unë po dyshoj në rend parë në orkestrimin e punës së Qeverisë, sepse Kosova i ka tri Qeveri: Qeverinë e LDK-së, Qeverinë e PDK-së dhe Qeverinë e Beogradit në Prishtinë, nëpërmjet Listës Serbe. Kjo e fundit, mendoj se mund të neutralizohet nëse me një aktivitet proaktiv, që duhet të ketë kryeministri i Punëve të Jashtme z. Thaçi, duke kërkuar natyrisht me ngulm që marrëveshjet e nënshkruara të jetësohen, pa u lëshuar në tema tjera të pafundme me Serbinë problematike.Për fat të mirë, të dy Qeveritë, ajo e LDK-së dhe PDK-së, mund të arrijnë njëfarë konsensusi, që sidomos në planin e jashtëm të punojnë në mënyrë shumë më aktive dhe proaktive dhe të vazhdohet me mund në procesin shumë delikat të normalizimit marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që është shumë i vështirë dhe shumë problematik, sepse është njëfarë monologu”, ka deklaruar Bukoshi.

Bota Sot | 09.01.2015 08:57

http://botasot.info/kosova/357826/bukoshi-kosova-ka-tri-qeveri-te-pdk-te-ldk-dhe-te-beogradit-ne-prishtine

Komendet në dy postime facebook-u dhe shperndarje :

Sinani Rasim : Sa te quditshem jan disa politikaj si Bukoshi nje njeri pergjegjes per shume te këqia qe i ndodhen vendit tone.Ky njeri se pari duhet kritikuar punen dhe veprimet destruktive qe i beri,duhet te jap llogari per shumë çka qe ai i bëri vendit e qytetareve te tij.

Xun Çetta : Është e pa mundur të bëhesh pushtetar i këtij populli parasë ta godasësh në momente të caktuara fatin e vetë popullit dhe vendit i cili të sistemon si pushtetar. Kjo është më e dhimbëshmja e këtij populli dhe krejt çfarë po i ndodh vendit tonë. Nga përvoja dhe perjetimet e një jete në aktivitete, alarmoj rreziqet dhe kështu dukem si pesimist por jo,unë dua që optimizmin ta kemi më veprime konkrete dhe jo në mashtrime të reja për të u zhgenjyer serish. Opozitës çfarë i duhet vendit sot i duhën sa më shumë subjekte, OJQ të kthyera mbarë, i duhën organizata sindikale aktive dhe jasht thyerjeve nga spiuj pushteti, i duhen shoqata dhe individ por secili nga ta apo to, ta kuptojn veten se deri ku kanë vendin në pretendimet te tyre. Ne si popull, falë punës, historikisht po fitojm por mjerisht sistemimi i pushtetit në llumin e shoqërisë të cilët po ashtu llum njerëzish po sistemohen në maja të pushtetit dhe kështu po sjell humbje të reja dhe kthejn gjendje të pa durueshme për qytetarin e ndershëm.

Sabri Maxhuni-Novosella : VENDI YNE ME SE SHUMTI KA NEVOJE,
MOS ME MBETE ASNJE PLLEMBE TOKE E PA PUNUAR, ASNJE FAMILJE FSHATARE PA BAGTI-FERMA,

ASNJE KOMUNE PA INDUSTRI QE I PERPUNON PRODHIMET E BUJQISE, BLEKTORISE,
NGRITJE E INDUSTRISE, AKTIVIZIMIN E MINJERAVE,
SHKOLLIMIN E SHENDOSHE,

JO ME U REGJSTRUA STUDENTET PA PROVIM PRANUES DHE ME MARE DIPLOMA ME HATER, APO ME STUPCE...

Xun Çetta : Gjitha të këqijat që kemi dhe të mirat qe na mungojn siq i numëron ti Sabri i ka bërë politika më njërëzit e saj dhe më bizneset e tyre të pista nga politikan e udhëheqës shteti, brenda dite biznesmen e kapitalist të vendit të varfër.Pra politika me politikaj e njerëz të ndershem i sjell ato çfarë i mungojn vendit o Sabri miku.

Adem Loshi : S`është kështu veq pas lufta me ne , kështu ndodhi pergjate historise qe t`mos jemi kurre bashk...madje edhe gjate luftës se fundit pat perpjekje qe ti kemi dy ushtri kunder te njejtit okupator...Bukoshi si duket e di qe jemi popull qe harrojme dhe perpiqet me shit mend tani per qeverit...Edhe çka eshte dasht ti ndodh këtij populli e te bëhën një si ne luftë si ne paqe ?...