Metaforat politike imponim i kohës Foto nga arkivi RTK  publikuar sot 04.01.2015 Ky emision, tashmë i ri të cilin po përcjelli më vemendje që kur filloj, për herë e më shumë ma mbush mendjen se mund të begatohet dhe profesionalizohet për shtuarjën dhe trajtimin e temavë dhe kohëve të ndryshme pa dallim kush në çfarë pozitave gjëndet në ato shpalosje arkivi.

Aty, pa dyshim se do dalin gjëra më vlerë po edhe më dhumbje të mëdha, por do dalin edhe shumë dobësi, naivitete dhe mashtrime të cilave, më e pa qellim u kanë shërbyer njerëzit tonë.

Në mos asgjë tjeter, gradualisht do zbulohet fakti se ata që ishin në shërbim të atyre politikave dje, në një mënyer a tjetër janë rregulluar edhe sot 15 vite pas çlirimit të vendit tonë. Askush dje, ashtu si sot, nuk ishin e as nuk janë të rregulluar në të njëtat pozita e forma perivilegjësh nga pushteti dje dhe ky sot.

Nuk do duhet të kritikohet gjithëçka nga e kaluara, ashtu siq po bindemi se nuk do duhet të perkrahet e madhërohet gjithëçka e politikave kaq vite pas çlirimit të vendit tonë. Si brum e rrënjë bazamenti të pushtetarëve, këto gradualisht do të na dalin se ishin dhe janë një, ashtu siq kam shkruar disa herë më parë.

Në interes të këndelljës së një pjese akoma në gjum të Mergatës vjeter dhe në interes të akceptimit të asaj kohe nga fëmia jonë të lindur në Mergim, do doja që ky emision i sotem të ritransmetohet të pakten edhe njëhere jasht rregullit dhe hapësirës së transmetimit që ka ky emision./p>

Unë kam bruto filmime të shumta nga jeta dhe veprimtaria e Mergatës Shqiptare si dhe kam përshkrime po aq të shumta mbi aktivitetet para ardhjes sime si Mergimtar. Kjo më bënë të kuptoj se ky emosion duhet të filloj sa më parë pasqyrimet e arkivit tij parase të fillojm ne më arkiva tona pa fondet e taksapaguesve të popullit dhe Mergatës sonë Shqiptare.

Më shpresë se shumë shpejt më video dokumentar dhe përshkrim ngjarjësh do ti kthehem kësaj teme e cila do ta ngrit zërin e Mergatës sonë, tani po ndalëm më kaq duke shpresuar se fotot nga ky emision do ju flasin mjaft për aq sa unë nuk mund të thëm.

 

Luzern 04.01.2015

Xun Çetta




Skënder Blakaj –publicist, si mysafir emisioni sot në ,,ARKIVI RTK „ 04.01.2015 Skënder Blakaj puvlicist RTK Mergata

Gani Ibërdemaj-fotograf, si mysafir emisioni sot në ,,ARKIVI RTK „ 04.01.2015 Gani Iberdemaj  :: Fotograf. RTK 04.01.15

Kënga e gurbetit dikur vitet 1970-ta Këtu kam çfarë analizoj, konstatoj dhe zbuloj faktin se çfarë krimi kanë bërë më vuajtjet e mergimtarëve madje edhe për mes koncerteve organizuar e ndihmuar nga Ambasadat.
Pse zhduket kaq shpejt origjinaliteti i këngës për mergimtarët pa dallim se nuk dihej mir as kush këndonte nga masat e vet mergimtarëve ? por origjinaliteti si ky don ruajtur.

Këngë nga vet mergimtarët viteve  70-taTë u thuash disave sot se, ke kënduar, mbajtur fjalën dhe organizuar mergatën shqiptare nen programet e ambasadave ish Jugosllave e që tani po dalin sponzor të tyre madje edhe të shumë koncerteve dhe shoqërive koltura-artistike ardhur nga Kosova !!! Tjetri ta merr për tendencë perqarëse, por jo ky ishte realiteti ynë i përbashkët të cilit duhej të ja dalim, pasoja mjerisht po i ndiejm sot. E mira e së mirës është që ngjarjët të trajtohen ashtu si kanë qenë pa dallim kush si ndihet si dhe të mos pretendohet mbajtja e pushteteve vetem pse ka funksionuar dhe po shkon tutje ky sistem.

Firma formale e UDB-së e të tilla pati edhe firma agjensionësh që merrnin ajroplan qarter për të vjel parat e mergimtarëve. Për këtë të fundit kam faktet më të mira unë, madje edhe video filmim të bashkëpunimit që paten më Shqipëtar.

Ky perfaqsues Serb i firmes formale Ky ishte formalisht perfaqsues firme Eksport-Import Kosovo Një Serb i shërbimit UDB i cili këtu pranon se vet kishin themeluar klubet Shqiptare si Rilindja në Mynih-Emin Duraku ne Dyzeldorf etj si dhe gjoja kemi dhen kredi për të investuar në këto klube madje u permend edhe shifra 500.000 DM, pra marka atëhere. Ky në këtë emision nuk thot sot për ta njollos aktivitetin e klubeve atëhere, por ishte emision i realizuar atë kohë kur ky thot se klubet e shqiptarëve janë integruar dhe ndihmojn shumë për çka edhe investojm paratë në ato klube.
( Nuk jam për ti futur si bllok gjitha aktivitetet e ish klubeve shqiptare nën Ambasadat e ish Jugosllavisë ku kanë punuar e vepruar, por duhet mos harrojm se kush më kënd çfarë bashkëpunoj pa i thyer shpirtërat e Mergimtarëve vullnetmir e hallegjinj madje të djegur për vendin e tyre ).

Si lexohej letra mes mergimtarëve e ardh nga familjet KosovareKëtu ishte tepër prekëse ta dëgjosh se si mes mergimtarëve lexohet letra e njerit nga mergimtarët e cila kishte ardhur nga vendi i cili po eksportonte trurin e saj dhe fuqinë punëtore per ta zbraz vendin dhe mbushur arkat e shtetit ish Jugosllav dhe xhepat e burokracisë e cila tashmë ishte legalizuar në veprimet e sajë.
( Më keqardhje me duhet ta them faktin se kjo politikë jo vetem se është gjallë dhe në veprim, por ajo tashmë është akoma më e pa pergjegjëshëm në llogari të atyre që diktojn dhe pergjegjësin e hudhin tek ne si i quajtur shtet i pa varur. Kjo politikë sotë në vendin tonë nuk mbush vetem bark e gjepa burokratësh, por tash në emer të privatizimit e zhbëri vendin dhe la popullin më gishta në gojë për ta marr ikën ).