Politikë Fatmirësisht nuk ndodhi ajo që mjerisht e kam pritur se mund të ndodh. Duhet të jem i sinqert dhe ta pranoj faktin se, unë , kam qenë kundër kësajë vizite në këto rrethane dhe në këtë klimë aspak të mirë për diplomacitë e të dy vendeve Shqipëri-Serbi.

Kjo vizitë ndodhi, dhe duke e përcjellur më perkushtim për mes transmetimit, unë  lexova shumë çka në fytyrat, në levizjët, qendrimet fizike dhe politiko-diplomatike tëk dy kryeministrat e këtyre dy vendeve.

Kryeministri Rama, ka qenë tepër konkret, i sinqert dhe shumë i relaksuar edhe pse ishte në një takim diplomatik, në kohë aspak të duhur pas krejt çfarë bëri Serbia këto kohët e fundit e kryesisht në stadiumin fudbolistik ,,Partizani“ në Beograd. Ky sinqeritet, transparenca dhe relaksimi i tij sikur po shkon në një takim diplomatik në kryeqytet të ndonjë shteti perendimor , shumë shpejt u zbeh dhe gradualisht valët e diplomacisë , pas përgjigjës, gjegjësisht fjalimit të kryeministrit Aleksander Vicic, filluan e perplasën aq keq , sa tek z. Rama,  filloj e verehej një frymëmarje e rëndë, po, e rëndë sa që dëgjohej ajo posi të kishte ardhur këmbë nga kati i parë në katin e dhjetë(10) të ndonjë objekiti shumë katëshe. I tillë ishte dhe në këtë situatë u gjend z. Rama.

Këtu, kam përshtypjën edhe tani kur po shkruaj, e kuptova dhe lëxova sikur kryeministri Vucic po ndihej se u pre në besë nga hemologu i tij z. Rama.  Këtë gjë, në formën e tij ai e tha duke perkujtuar se : Kosova nuk ishte në agjenden e bisedimeve. I revoltuar dhe nga frika e opinionit të egër Serb, ai në këto situata, pa e cituar në origjinal, po e parafrazoj kur tha: ( Unë si nikoqir, nuk e prita të provokohëm, të fyhem nga z. Rama, andaj më duhët ta thëm këtu se ,,Kosova e Metohija është Serbe“ dhe nuk lejoj të më flitet për të në këtë nivel këtu në Beograd.

Sapo përfundoj kryeminishtri Aleksander Vucic, z.Rama e mori vetën në frymëmarrje dhe filloj e po e zbut tonin e bisedës, por pa ndryshuar qendrimet të cilat ndikuan në ngritjën e valëve të këtij takimi diplomatik.

Kryeministri Rama, më nivelin më të lartë diplomatik për situatën e krijuar, arriti ta relaksoj z. Aleksander Vicic, prap po e parafrazoj, duke thënë: Unë, kam pergaditur agjenden e vizitës së ardhshme të kryeministrit Vicic në Tiranë, dhe ja ku po e thëm këtu,se z. Vucic ka më ardhur e më u ndie mirë, i lirë dhe ka më i shpreh qendrimet e tij krejt të kunderta më çfarë mendoj unë. Ka më e shpreh mospajtimin e tij për Kosovën në mes Tirane siç e shprehu këtu dhe i garantoj se nuk do ndihem as i fyer e as i provokuar si nikoqir.

Kjo ishte shprehja e diplomatit Rama, për ta evituar skandalin diplomatik të këtij takimi, skandal i cili nuk kishte të ndalur. Më duhet ta thëm edhe faktin tjetër ashtu si e mendoj unë, se, edhe sikur të ndodhte, ky nuk do ishte skandal diplomatik i z. Edi Rama sa i vet vizitës tij në Beograd. Vizitë kjo e pa menduar mirë  në këto rrethana dhe në atë shtet i cili akoma nuk po ecen më trendet e botës së kohës sonë dhe të shekullit XXI. Kjo vizitë, vërtetë u kërkua nga Bashkimi Europian dhe diplomaci tjera nderkombëtare, por ja se ka mund të perfundoj më kontra efekt diplomatik.

Më në fund, më mirë që u realizua kjo vizitë, por a më, të jem i sinqert, e thëm tani pasi kaloj skandali i mundëshëm.

Luzern 10.11.2014

Xun Çetta