Familiare

 

( Një tregim ky më improvizim dhe modifikim për mesazh)

Si zakonisht në mes viti, Mai-Qershor e qoj gruan në gjini dhe kah fund viti na vijn ata për vizitë në shtëpi, nuk ka më që gruaja të shkoj dy javë në gjini e burri të rrin vetun në shtëpi.

Dje duke udhtuar më gruan për vizitë në vëllazni, punë 220 km largësi, sapo arritëm në gjysmë të rrugës ndalëm e i thëm asajë : Të ndalemi pak e ta ndezi një cigare se po më dukët sikur je trimëru e po don më me tranu e qitë fare…

 

Jo bre burr, nuk është se jam trimëru pse tëk vëllëzërit jam tu shku por ti disi më këtë duhan her pije e hrë le sikur e ke tepru, ma kthej gruaja.

 

Eh moj gru, po vështirë e ke me më kuptu, të gjithë e mbajm mend kohën kur burrat kanë pier duhanin e fëmia kanë lu për dallim nga sot kur fëmijt po pijn duhanin e burrat në politikë më popull jan tu lu, i thëm unë.

 

Aaaa, do më thënë se, po e pin duhanin në grupin e fëmive më shku e jo më burra pilitikë më lu !!! ma kthej gruaja dhe më dukët sikur filloj edhe më shumë më u trimëru.

 

Po bre gru, nganjëhere po duhet rrolin e fëmiut më e lu për mos më u tranu ngase këtë politik burrecash nuk po mundëm më lu.

 

Oj gru, sot mjerisht nuk është koha e burrërisë në politikë, jo pse perqindja % e gruas bllanko ka siguruar 30% në pjesëmarrje, ngase shumë prej tyre po dalin burrëresha para burracakëve mëshkuj në politikë por, edhe për faktin se, nuk janë ditët e burrave në politikë, politika ka rrëshqitur keq në pa burrëri e unë nganjëhere po duhët më kaluar në grupin më fëmi. Kështu po orvatem ta sqaroj gruan e cila e ka vështirë të më kuptoj dhe u detyrava shkoqur e trop ti thëm :

 

,,Më dëgjo Sevdi,shumë më leht ishte të jem burr sa ishm të pushtuar nen Sebi se sa sot më gjthë këtë pa burrëri politike në të quajturën liri“   

 

Për sqarim :

Krejt në fund, kaluam mirë gjatë rrugës, shumë më mirë në vizitë më gruan në gjini dhe kulmi i së mirës u finalizua pasi u kthyem në ora 24, pra pas mesnate për ta jetuar edhe një muaj mjalti në kënaqësi që ajo ishte e lumtur më vizitën në gjini.

 

Nikoqirin, mikun tim Frashër Hajzeraj, e falenderoj për mikëpritjën si gjithëherë më parë, dhe jam i sigurt se ma kupton politizimin e vizitës më qellimin më të mirë që edhe kështu pasi mungova në punë, të paktën të qoj mesazh i cili na duhët në këtë kohë të cilin po kalojm.

 

Luzern 03.05.2019

Xun Çetta