Politikë

Nese na perseritën afera dhe ndezën akuza të shumta për spiunim në adresë të politikanve tonë siq ndodhi më deputetin z. Konjufca, ne urgjentisht do duhet marr masa dhe ta nxjerrim një pilot projektligj pa dallim modalitetit për hapjën e dosjeve të SHIKU-ut në mënyerë që, ti parandalojm akuzat në prag fushatash zgjedhore, në të kundertën, ne do bëhemi gaz i botës si dhe nga këto lojëra do perfitojn vetëm strukturat e larta të ish SHIK-it duke kërcnuar më dosje dhe akuza të qena apo të pa qena mbi politikan tonë.

Një amandament ligjor për këtë problem ku shpifsi do të ndëshkohët dhe tereni pa dallim realiteteve do të pastrohet, neve kjo ndërhyrje ligjore do të na shpetonte nga më e keqja, në të kundërtën, askush nuk do mund ta parandalonte spekulimin më dosje dhe akuza të kësajë loje politike.

 

Nese nuk arritëm gjë për hapjën e dosjeve të ish UDB-s, një nevojë e madhe kjo tash sa vite për vendin tonë, gjoja më arsyetim se, ato i ka vetëm Serbia e që nuk qendron bash ashtu, tani vjen pyetja, po hapjën e dosjeve të SHIK-ut kush mund të na ndaloj ?

 

E përseris, nese shtohët numri i të akuzuarve të politikanve tonë për spiunim në ish SHIKU-n e atëherëshëm ilegal, asnjë ditë nuk do duhët pritë për ta nxjerr ligjin për hapjën e DOSJEVE të atij shërbimi…Spekulimin apo kërrcnimin më ato DOSJE, Shteti i së drejtës, nuk do ta lejoj në fatin e individve.

 

Pas hapjës eventuale të atyre DOSJEVE si imponim i sherreve politike, ndoshta do dali fakti se, gjitha subjektet tona politike paskan qenë pjesë e atij shërbimi dhe pastaj, unë, moralisht do detyrohëm që publikisht ti kërkoj falje publike z. Veseli për shkrimin e para sa vitësh ku nder tjera pa e cituar të plotë kam thënë :

 

( Më aq sa vlerësoj unë, qofsha gabim në intgeres të vendit. SHIKU nuk ishte legal, nuk ishte institucion i paguar ligjerisht e as legalisht nga pupulli vullnetar po as nga taksapagues të vendit tonë, sado që finansimi i SHIK-ut mund te këtë qenë i dhunshëm mbi biznese dhe biznemen të ndryshëm të vendit tonë hallegji pas lufte por, ajo që unë mendoj, është fakti se aty në atë formacion, kurr nuk kam parë ndonjëherë të shkojn institucionet tona pa dallim çfarë i kishim, aty në atë objekt nga prapa forma e të cilit ishte në L, aty kanë shkuar gati e gati vetëm diplomat të shërbimeve të huaja, mes tyre edhe të Shqipërisë por, institucionet e Kosovës asnjëhere… E di edhe faktin, ndoshta më arsye se, duke qenë formacion ilegal, nuk ishte e rrugës që institucionet tona të dukën aty pari por, në anën tjetër, për mua ishte krejt banale të mbyllen sytë e institucioneve tona para atij shërbimi derisa diplomacite e shërbimeve tjera, aty e kishin bërë si fole bashkëpunimi në këto punë)

 

Kështu kam thënë e shkruar publikisht para sa vitësh dhe me pak përvoja tjera shtesë, po kështu po e perseris edhe sot duke paralajmëruer nevojën për të bërë diqka parase të pjell driqi i këtyre punve në politikë ngase, shërbimet e ish SHIK-it edhe pse zyrtarisht i shpërbër, sot janë shumë më aktive se kurr ndonjëherë më parë.

 

Sa u fol e u tha publikisht në kuvend se, puna e ish SHIKU-t duhet të hetohët, një zë i tillë më nuk po dëgjohët !!! , sigurisht se jo ngase veprimet e SHIKU-t, janë në nivelën më të lartë në punët të cilat vetëm ata i dijn dhe politika e vindit po i ndien…

 

Si përfundim, për interesat më të larta të vendit tonë në këto situata, si një njeri i djegur për interesat e vendit tonë, më sinqeritetin më të madh ndaj të gjithëve, pa dallim subjektësh politike apo individ, më shumë zë e paralajmëroj nevojën urgjente për të bërë diqka për kaq sa u tha më lartë, në të kundertën, sherrët e atij shërbimi, tek do të operacionalizohën akoma më keq dhe vendi ynë, politikisht mund të eskaloj edhe kështu jo stabil çfarë është.

 

Unë, nuk kam struktura të kësajë natyre pune për të cilat do duhesha raportuar, por, kam punuar e hulumtuar dhe fal sistemit tim të punës, kurr nuk qenë e as jam pa njohuri të këtyre punëve të cilat janë shumë më rëndëse në politikë dhe për fatin e vendit tonë.

 

Luzern 11.02.2019
Xun Çetta

 

Komentet në facebook:

 

Dakaj Ramiz : Me respekt si shoke qe vujtem bashke gjat kohes se roberis Serbosllave po te pys shum shkurte pse more bur e shifni kaq zi SHIkUN po ku ka nje shtet ne bote qe ska ni axhensi sekrete te pakten me pa kushe tenton te na qbeje si shtet kur ne po sa dolem nga lufta. Une personalisht e mbeshtese hapur por e gjykoje qe ska ber sa duhej edhe pse skishte me shum mundesi .Ata qe e shajne Shikun une mendoj qe se dun pavarsin e Kosoves dhe sduan lirin e Shqiptarve por jan ne sherbim te armiqve te Atdheut

 

Aziz Morina : I NDERUARI RAMIZ ! QDO SHTET DUHETE TE KETE SHIK . PORE KY SHIKU I KOSOVESE ESHTE ME PROGRAM ANTIKOMBETAR...

 

Dakaj Ramiz : Aziz Morina po vetem ti po e ditke te lutem ma argumento por mos esht model si dikur kur te gjithe te burgosurit e 81 ishin bashkepuntor te UDB keshtu i vlersoni e din kte shum mir prandaj mosni une nuk mendoj ashtu per momentin edhe pse nuk e pastroj qdo indivit por si tersi asnjeher

 

Xun Çetta : Ani Ramiz ani !!! nuk je naiv sa mund të keqkuptojn te tjerët më kaq sa shkruan këtu. I marri e din se sherbimi sekrete ta ngrit dhe mbajn shtetin po edhe ta permbysin atë. Ne nuk po flasim për AKI-ne zyrtare shërbim ky i cili ka në pengesë sherbimet tjera ilegale, ne po flasim për krejt tjetër gjë sa ti ke kuptuar edhe pse tepër i hapur në këtë shkrim. Ramiz i nderuar, tani sapo mora, sa e sa reagime tjera ne private nga shokë e veprimtar tonë por të gjithë kanë marr pergjigjën më të fortë sesa publikimi këtu. Tani për sa kohë jam në daljë dhe kam termin për dokumantacione me krejt familje pra nuk jam në lidhje. KLM

 

Dakaj Ramiz : Xun Çetta nuk e di por secili te ulet e me ngadale ftofshem ta gjykojm pastaj edhe ta vlersojme qka po e qka jo por ai sherbim ju eshte dshur vendit shum dhe njeher e gjykoj per veq ato qe si ka ber e esht dashur ti kryje

 

Enver Bajra Hoti : Dakaj Ramiz pasi Xuni dul, mora guximin unë të përgjigjem: I nderuar, dallo SHIK dhe AKI, e para ishte ilegale dhe hulumtoi e me vrasje denoi pa gjykim, shumë shqiptar e asnji shka apo serb!!!Ndërsa, AKI -Agjencioni i intelegjences kosovare, është organizatë ligjire dhe zyrtare dhe dihen se si veprojnë këto agjencione, kudo në botë.

 

Dakaj Ramiz : Enver Bajra Hoti i nderuar sa vite kaluan dhe veq pluhur koti dhe as edhe ni rast nuk u vertetu per ta kurse ilegalitetin se kushe ku ka ditur por une them pse ata nuk gjeten ni mirkuptum te perbashket eshtë diqka tjeter por këtë qe doni ta nxirni si anti Kosovare(popullore) nuk pajtohem deri sa nuk keni argumente veq fjale koti.

 

Musa Bajraktaraj : Pë derisa ne krye te nje sherbimi aq i rëndësishem vendoset nje polic kriminel, nuk ka koment. pastaj ky sherbim nuk duhet te jetë i njëanshem.

 

Dakaj Ramiz : Musa Bajraktaraj Po ky sherbim nuk ka qen i nianshem por ja qe aty jan fute edhe sherbyset e U DB si Blaca qe kur doli me deklarata bambarduse vet shqiptaret u knaqen dhe tani pse nuk del vetem ni e te kerkoj falje se e mbeshteti duke i fut Shqiptaret me vite te tera në burgje

 

Musa Bajraktaraj : Ramiz i nderuar: kush eshte tani drejtor i ShIK-ut? Ish drejtori i policis se Kosoves i larguar nga puna per vepra penale, tani ne vend q te Jet pas grillave ai avansohet.

 

Dakaj Ramiz : I nderuari Musa une nuk dua me emra te veqant te thirem por ketu gjithmon thiren ne SHIK -un e luftes dhe pas lufte meniher por me thuani duhet ta kemi apo jo? këte thune apo jo

 

Xhafer Leci : Çdo shtet ka sigurimet e veta sekrete, kjo është krejtë normale dhe e domosdoshme për ruajtjen e vendit, nga armiqë e shpiuna të huaj e vendor. Por,tek neve shqiptarët mjerisht, SHIK-u  ishte tërsisht i njëanshëm, nuk përfaqësonte interesat e përgjithme të vendit dhe popullit tonë, duke mos bërë as një punë të suksesshme në zbulimin e kriminelëve dhe agjentëve të Serbisë e të tjerë. Por, mjerisht, Shiku punoj dhe likuidoj fizikisht njerëz të mirë e atdhetar të pafajshëm, kundërshtarë politik,vetëm për marrjen e pushtetit... ! Ky është turpi më i madh që kanë bërë disa njerëz të SHIK-ut. Atdhetarit ish i burgosur shumëvjeçar politik, z. Xun Çetta, ju lumtë për shkrimin, cilin unë e vlersoj si shumë të rëndsishëm, real dhe te nevojshëm për situaten aktuale në vendin tonë. Respekt

 

Beg Kastrati : Xhafer Leci pershendetje dhe respekt per ket shkrim z. Xhafer kjo eshtë e verteta mjerisht e dhimshme dhe vazhdon te ndodh fatkeqsisht nje organizat e njeanshme dhe kriminale.

 

Adem Gurgurovci : Ah more Xun Vllai shum je kah mundohesh po nuk ki kujt me i shkrue se Treshi Persheshi jan ne Krye te Shtetit Ligji te Maliqi i thojn ksaj pune

 

Enver Bajra Hoti : Xun miku, shumë i nderuar sa i përket SHIK-ut, ke plotsisht të drejtë e sa i përket UDB-es ose Sigurimim Shtetror të Kosoves, unë nuk po besoi se dikush në Kosovë ka ato dosje, por ishin dy personalitete që ishin DOSJE TË GJALLA, Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi po edhe ndonji tjeter si Nezir Sherifi nga Ferizai, dhe ti e di se çka ndodhi me ta! Se t‘vetmit ata nga shqiptaret kan pasë nëpër duar dosjet e BASHKËPUNËTORVE shqiptar të UDB-es.

 

Mustaf Alimusaj : O Xunë miku ju lutem mos kerkoni lustracion nga ish shum bashkpuntor te UDB-s dhe mos lypni qime ne tinar te djathit se mund te gjeni tuli far qimesh te gjata te kuqe te zeza dhe ne fund Hal ne sy e keni ShIK-un por pytja esht, a ka pas ndoni agjenci tjeter te partive tona qe sot jon ne KS, dhe si më mirë burr kerkoni qime ne tlyn kur qimet jan kanë apo kanë qen dhe do te jen gjithmon ne Kosoven tonë.  Xunë ti me dasht persembari e vret shejen shpesh ama persemrapshti disi nuk po te shkon !

 

Nuri Pulaj : Vetëm të mos personalizohet tema. Pa SHIK- un shumë operacione të UÇK-ës do të kishin dështuar qysh pa fillue hiq.

 

Xun Çetta : Tërë dita më iku më shumë punë e ngarkesa si rrallëherë, e tani po filloj nga komenti i fundit, pra më juve mik i nderuar Mustafë. Gjysmën e pergjigjës e paske dhënë vet dhe pa i shtuar asgjë pajtohëm më ju Mustafë se vërtetë Tinari na është mbushur më gjitha llojet e qimeve sa të gjata e të dukshme pa guxuar ti kapim me dorë, ndoshta pse ende të pa pastra duart e atyre qe duhen pastruar Tinarin, po besa edhe qime më gjitha ngjyrat mozaik në tinar por kurr ti gjëjsh të njejta !!!, po i ndryshojn ngjyrat o Mustafë.

 

Ti Mustafë, ndër tjera thuan, halë në sy e paskemi SHIKU-n ! Po more Mustafë, e kishum UDB-n para SHIKU-t por u mbush Tinari siq thuan ti me UDB-st dhe filluan e na nxuarren pretekstin se nuk i kemi ne DOSJET, ato i ka Serbia dhe përkohësish, ne po vazhdojm e rrim këtu ku ishim e ju deri në ditë tjera, shkoni te shtëpia !!! Uaaaa, po kësaj çfarë ti themi Mustafë, kush kujt i thot rri i qetë tek shtepia e ne po vazhdojm ?

 

Ti Mustafë, bashkë me disa ne mesazhe private, vazhdoni e kërkoni të merremi më shërbime tjera se nuk po na dalin dy kryesorët të cilat gati çdo qytetar e kanë bërë gogol të këtyre shërbimeve ngase luftë psikologjike e shërbimeve është kjo që të sundohët populli më frikë.

 

Po Mustafë, nese ty e tjerëve si ty po u intereson të dini edhe diqka më shumë, ta diesh se ishte edhe shërbimi i qyqeve politike i quajtur ,,SIA“ i Ramë Marës por me emër tjetër gjoja institit i hulumtimeve te ku ta di unë çfarë shkencave !!! por duhet ta dini edhe faktin tjetër se aj shërbim fantom falimentoj në bashkëpunim me ish SHIKU-n, pra një marrëveshje bashkëpunimi e cila i kushtoj Ramës dhe të quajturit institut apo sherimi si e quajn rivalet e tij ,,SIA“.

 

Pastaj krejt në fund Mustafë shoqi, sikur me paske studjuar më thuani ,, Xun ti me dasht për së mbari e vret shejën shpesh ama per se mbrapshti disi nuk po te shkon !“

 

FLM Mustafë, edhe ky është një kompliment, e tani së fundit lavdi e komplimente tjera sikur po të stimulojn që ta vazhdosh e mos ndalosh së vepruari. Per së mbari e pa u terhjekur asnjë moment, e kam traditë nga Baba të cilit nuk mund ti afrohëm kurr, për së mbrapshti, ndoshta pa vetëdije edhe mund të jem infektuar nga gjithë këta virusa politik të cilët po i lëshojn lloj, lloj hakerësh të politikave sa në perendim e sa në lindje por rrallë shumë rrallë për të mirën e venditv tonë o Mustafë shoqi

 

Hajt Mustafë se paskëna edhe shumë punë tjera e besa tash nuk bënë të mos u pergjigjem të paktën edhe ndonjërit këtu.

KLM Mustafë sefalia.

 

Mustaf Alimusaj : Xun Çetta, pse mor Mustaf sefalia po une ma sefa se ti nuk bonj ti bile je ne zvicer e une ne France vend i fukarave ha ha ndegjo Xunë, Kroacia meniher pas dhe gjat luftes i ka mar te gjith sigurimcat e ish jugosllavis te asaj kohe dhe ni numer qe kan ber keq edhe i ka amnistu dhe prej tyre e ka formu sigurimin e tashem te shtetit andaj edhe këta tonët ish SIA apo SHIK-u kan mar pervojen e tyre pra duhet ti kuptojm te gjith nga pak.

 

Mustaf Alimusaj : Mustaf Alimusaj Rrespekt miku im

 

Xun Çetta : Mustafë, jam shumë i zën dhe nuk po premtom koha tu pergjigjem gjithve nga pak edhe pse e bëj pak orë me vonë këtë por tani jam shumë i zënë. Sa i perketë asajë çfarë ka bërë Kroacia e më shumë Sllovenia, unë kam shkruar për ato modalitete riintegrimi tyre jo aq zyrtar në shërbimet e tyre por gjithësesi tu ipet mundësia ti ndihmojn vendit që të mos lihet situata në mjegull, si e kanë lenë të gjithë bashkë per interesat e tyre manipulative. Pra kam pas konflikte dhe shumë mosmarrveshje më shokë kur kam thën, kush ma vret Asllan Sllambikun ai ma ka vrar një pjesë të jetes time në këto punë, e Aslani ishte gjelati im në hetuesi. Pra kam dasht te punohet ndryshe e jo si kann shkuar disa të disuar duke i marr ata vetëm për ti mbuluar të zezat e veta dhe kështu para popullit të dukën dhe mbesin si ardhje të reja në politikë e krimin më të madh e kanë bërë kur kann eliminuar më të perkushtuarit për çlirimin e vendit. Kjo është një katastrofë të cilës tashmë po i del shkuma i makiazhit apo grinimit politik.Besoj ti dhe tjerët keni lexuar herëpas herë mbi këto fatkeqsi.
Kthehem me ty dhe tjerët më vonë.

 

Xun Çetta : Kur po thëm se nuk po premton koha, tjetri nuk po më kupton nga vet fakti se nuk din çfarë do të thot kur hulumton dhe krejt ditën sikur me kanë një orë e kalon.

 

Thash se do kthehem këtu pas pak orësh por ja se u bënë shumë orë e nuk u lajmërova, po edhe tani nuk jam aq i lirë por per hirë te kompletimit për material arkivi në këtë temë, tani po barti edhe njërin nga reagimet në mesazh privat, jo vetëm njëri por ishte reagimi i parë në private, reagim të cilin po e barti më iniciale dhe më një shtesë në mes. Kahdo qe të sillet në kërto punë shumë të ndieshme të cilat i kann kushtuar vendit, prap do dali atje ku kam insistuar menjëhere pas lufte…

 

Mesazhi i parë në private:

 

IHN : Pajtohna, por së pari duhet të hapen dosjet e UDB-së, pastaj të Sigurimit të Ibrahim Rugovës, me Rexhep Gjergjin e Anton Kolën, mes të cilëve ishin edhe UDB-ashët Mehmet Haski e Mehmet Loci e do tjerë, pastaj të Sigurimit të Atdheut dhe të SHIK-ut. Kjo punë e don një farë rendi, mbështetur në kronologji. Pra gjithësesi pajtohem!

 

Xun Çetta : IHN i nderuar, e kisha ndermend ta thëm faktin se shërbimet e Ramë Marajt, komplet i ka marr SHIK-u dhe në bashkëpunim për bukur gjatë kan vauzhduar derisa ja futën dhe më meritë Ramës qyqarit. A preteksti se dosjet e UDBS gjoja i ka Serbia e jo ne, më qellim e thash se nuk është bash ashtu por ja se aty po kapen. SHIK-u dhe shërbimet e tij siq po i dëgjon, rregullisht po thuhet se po ashtu janë sherbime si sektor të Serbisë dhe pikërisht për këtë arsye, me titill i quajta si sherbime te pavarura nga Serbia. Ika IHB se komplet me familje kam me shku për fotografim te AUSVIZAVE  biometrike ku kam termin pas pak kohe. Shendet e kalo mire se këto punë bukur mir i den edhe ti vet.

 

IHN : Prandaj edhe t‘i thash. Nëse nuk i kanë të Serbisë, gjë që nuk ëdhtë e vërtetë, i kanë të këtyre tri sigurimrve tjera

 

Xun Çetta : Në profilin e Xhavit Kabashit në facebook pas kaq kohe sot 14.02.19 lexova mbi po këtë temë, postim ky një ditë para këtij postimit tim. Ja komenti të cilin ja bëra atij duke ja postuar po këtë publikim :

 

Xun Çetta : Po i nderuar Xhavit, tani sapo e lexova dhe kuptova se një ditë pas e paskam publikuar edhe unë një nevojë të tillë për interesat e vendit tonë. Pse një ditë pas e jo një ditë para ? kjo do kishte pas rëndësi por jo tek unë i cili rregullisht shkruaj direkt çfarë vlerësoj e jo kopjoj, Milazimi po ashtu paska thënë një gjë të mirë. Ja postimi im lidhur më këtë nevojë e cila do ta shpetonte vendin nga më e keqja e cila po kanos vendit tonë :

 

Të hapën dosjet e ish UDB-s apo këto të SHIK-ut, ku jemi të pavarura nga Serbia ?

Luzern 11.02.2019
Xun Çetta

 

Xhavit Kabashi : Hapja e dosjeve, ligji i lustracionit dhe sidomos Vetingu jane shume te nevojshme per me e rrutulluar mbare te gjithe situaten. Pershendetje i nderuar !

 

Xun Çetta : FLM e kaloni mirë

Lidhja fb tek Xhaviti :

https://www.facebook.com/xhavit.kabashi.37/posts/254240338834191

 

Milazim Krasniqi: Shteti ti hap të gjitha dosjet e spiunëve, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

nga Gazeta Blic Lidhja:

 

https://gazetablic.com/krasniqi-shteti-ti-hap-te-gjitha-dosjet-e-spiuneve-po-rrezikohet-ekzistenca-e-shtetit/?fbclid=IwAR1Ckglf9-F7z7H3ws8MEs6uCbAUvx9RteKX49QOSqqpZI4chSE7kL45aJI

Profesori univeristar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zbulimit të lidhjeve të Nazim Bllacës me BIA-n e Serbisë.

Duke hedhur dyshime se mund të ketë pasur edhe persona të tjerë të infiltruar në UÇK, Krasniqi ka thënë se Kosova duhet t’i hap gjitha dosjet e të gjithë spiunëve, pasi që vazhdimi i aktiviteteve të tyre ka vënë në rrezik ekzistencën e vendit tonë.“Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë? Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë? Sa kanë ndikuar këta kriminelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale?”, janë disa nga dilemat që ai i ka ngritur lidhur me rastin në fjalë, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook” : Në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, u zbuluan lidhjet e forta të Nazim Bllacës me shërbimet sekrete serbe. Ky zbulim tronditës tash ka hapur shumë dilema:

1. Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë? 2. Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë? 3. Sa kanë ndikuar këta kriminelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale? Pa i pritur përgjigjet, duhet të bëhen këto veprime:1.Të kthehen në rigjykim rastet që janë dënuar nën siglën Bllaca?

2. Duhet të njoftohet Gjykata Speciale dhe t’i kërkohet që të mos procedohet me të dhënat e mbledhura me këso rrugësh.

3. Institucionet tona shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve, sepse vazhdimi i aktiviteteve të tyre, tashmë e ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit tonë.

---------------------------------------------.

 

Një sqarim për arkivin tim : Këtë shkrim  po sot e kishm të publikuar edhe në tri portale :

 

Ripublikimet e artikullit tim të sotëm në media tjera Link-Lidhjet :

 

 

1.-,,FOKUS“ :

Lidhja:

 

http://www.fokusi.org/te-hapen-dosjet-e-ish-udb-s-apo-keto-te-shik-ut-ku-jemi-te-pavarura-nga-serbia/?fbclid=IwAR0TiKSLtYja5VpeGcGztGRmLYtYp1MtOYWdBi9GMeVQcmfYlEE7oGO5s0A

 

2-Revista ,,Drini“ :

Lidhja:

 

http://revistadrini.info/te-hapen-dosjet-e-ish-udb-es-apo-te-shik-ut-kur-jemi-te-pavarura-nga-serbia/?fbclid=IwAR2T9iDgArXIGYw9L5LK6aRr9a_yN1R80OI0kjXPF8fhDFJ90tf3WZZ93gA

 

3. ,,Bota Sot“

Lidhja :

 

https://www.botasot.info/opinione/1028799/te-hapen-dosjet-e-ish-udb-s-apo-keto-te-shik-ut-ku-jemi-te-pavarura-nga-serbia/?fbclid=IwAR0hIJmXAgQJ1Q2C4ruMaprfyza_v3JVHF8XfM70Jn48wh_FROkzq5ZG8No