Lajmet aktuale

Tash sa muaj aktualitet i nxeht dialogu dhe marrëveshja më Serbinë, trego durim ju lutëm dhe lexo në detale letrën time publike institucioneve të Serbisë sot një vit më parë si ma perkujton Facebook-u. Unë po kam probleme më realitetet e vonuara në opinion, e pastaj po del sikur tjetri po më kopjon.

Xun Çetta 16. Oktober 2017 dhe sot 16. Oktober 2018

Letër publike akademisë dhe diplomacisë Serbe për dialog të suksesit

Që në fillim, më duhet ta sqaroj se, këtë letër publike nuk e dërgoj në adresat e këtyre institucioneve siq kam vepruar rregullisht, vite më radhë nga burgu më gjitha ato shkresa dërguar institucioneve më të larta të ish shtetit Jugosllav, por kurr dërguar Republikës Serbisë në atë kohë. 
Letrat publike, ftesat, lajmërimet e të ngjajshme në kushtet e sotme të jetës digjitale, për ne si qytetar e jo si institucion, po praktikohën vëtëm në këto forma publike.

Tani nuk jam në burg dhe as i izoluar nga jeta publike për të u detyruar të shkruaj nga prapagrilat dhe ti dërgoj ato në mënyerë protokolare siq kam vepruar dhe i keni të gjitha në arkivat e shtetit, janë më qindra faqe të asaj kohe dërguar institucioneve më të larta të Kosovës dhe RSFJ-së.

I vetëdijshëm se sa dhe në cilat permasa lëxohëm nga ata të cilët bëjn politikën e jo nga turmat, pa dallim vendor apo nderkombëtar e në këtë rast edhe nga vetë shërbimi dhe diplomacia Serbe të cilat kujdestaron opinionet më vlerë, unë, për mes kësaj letre publike bëj ftesë më paralajmërim se si mundemi dhe shpejt do detyrohemi ta evitojm dështimin e përspektivës së dy vendeve tona Kosovë-Serbi dhe konkretisht:
Ka kohë që kur dialogu krejtësisht politiko-diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë ka denigruar dhe po dështon, ndonse më qellim për ta mbajt peng njëra tjetrën, sigurisht një e keqe kjo e cila po u kushton të dy vendeve tona fqinj.

Ka kohë që kur kam shkruar se, dialogu i udhëhequr nga politika dhe diplomacia burokratike më plotë pretendime karrieriste dhe aspak nacionaliste e këtyre dy vendeve, mund të na qoj në pozita akoma më izoluese për të dështuar i tërë rajoni në këtë hap drejtë trendeve të reja politike. Kjo e keqe , mjerisht veq po na troket dhe mjerisht po del se kam pas të drejt kur kam shprehur shqetsimet e mia.

Nese ky dialog i deri tashëm i cili mjerisht sa dukët po del shterrpë nga koha sa po bisedohët, urgjentisht duhët të themelohët ekipi i ri më njerëzit më nacionalist të akademisë dhe diplomacisë Serbe. Kur thëm më njërëzit më nacionalist, mendoj në ata patriot të cilët realisht e duan popullin Serb dhe shtetin e tyre të integruar e paqësor.


Të tillë njerëzish, mund të jenë vetëm patriotet e vertetë të cilët shumë më leht mund ta gjejnë gjuhën e perbashkët më po të njejtit karakter njerëzish nga Kosova.

Jam i sigurt dhe krejt pa dyshim se, një ekipë apo një grup negocues më nacionalistët më të murëfillt dhe patriot Serb, do ta gjenë gjuhën, arsyenë dhe mirëkuptimin ndaj Shtetit të Kosovës dhe popullit tonë kaq të vuajtur e të ndar në shekuj. 
Këtë gjuhë, këtë arsye e mirëkuptim mes nesh si dy popuj të dy shteteve fqinj, nuk e kanë dhe nuk pritet ta kenë ndonjëhere politikanët e demagogjive politike, burokrat e të pa ndjenja të patriotizmi dhe të nacionalizmit të mirëfilt Serb. 
Patriotet Serb, në kulmin e nacionalizmit të mirëfillt tyre, kurr nuk e qojn Serbinë dhe pupullin e tyre në humnera historike më kaq demagogji politike dhe premtime të kota se gjoja, munden dhe do ti mbajnë popujt tjerë nen pushtimin e tyre. Parase, nacionalitetet dhe shtetet tjera, patrioti i mirëfillt Serb natyrshëm duhët ta donë shtetin, popullin e vet, ta dojë paqen dhe mirëqenjën e tyre si popull.

Nisur nga kjo logjikë ,nuk ka si të mos kuptohët e drejta e popullit tjetër, këtë logjikë, këtë guxim dhe këtë të drejt morale para pupullit tyre, e kanë vetëm patriotet, nacionalistët e mirëfillt e jo demagog, karrierist e perfiter të situatave politike të cilët kurr nuk dojn pakt stabiliteti, nuk dojn ngase në paqe e mirëkuptim, atyre u bie maska e patriotizmit tyre të rrejshëm.

Serbia, ka mjaft të tillë patriot e nacionalist të mirëfillt dhe të regjur mirë, madje viktima të politikave të disa politikanëve burokrat e karrjerist të cilat nga shitja e tyre si nacionalist, ata shpesh herë kaluan në shovenizëm dhe në tentativa për zhdukjën e popujve tjerë pa dhimbje se kështu po rrezikojn ta zhbëjnë vet Serbinë.


Kosova,më të tillë ekipi negocues rezerv sa u tha më lartë dhe si i preferon Serbisë, ftonë atë, dhe është në gadishmeri, po edhe arsyeshëm e pret një kthesë të tillë në Serbi derisa nuk na është bërë tepër vonë e të dështojm që të dy popujt dhe shtetet tona fqinj.

Ne, si dy popuj dhe dy shtete fqinj e kemi për obligim që të kultivojm paqe, mirëqenje të popujve tonë, ti ruajm interesat dhe të drejtat e njëritjetrit e jo të hapim hapësira për interferim të interesave të krejt tjera shteteve në vendet tona.
Kështu dhe në këto baza bashkëpunimi edhe faktori nderkombëtar, pjesa e sinqert e ka më leht të na ndihmoj që ta kalojm gjendjën e cila po rrezikon të na rrëshqas keq.
Tani, për të u kuptuar më leht dhe për ti marr pergjegjësit për krejt çfarë thëmë, ngase edhe tek ne nuk mungojn badihavgji të cilët do të thojnë :

Po kush je ti që flet në emër të Kosovës kur kemi institucione ? A kur të ju del gjumi dhe ballafaqohen më realitetin e hidhur, të tillët stepën dhe nga befasia e tyre fillojn e urrejn edhe vet lirinë e tyre që e gëzojn sot bashkë më çlirimin e vendit. 
Kjo e keqe si fenomen i shperfaqur, mos ti mashtron nacionalist e mirëfillt e as patriot Serb ngase kjo është vetëm një pjesë më tru të robëruar të cilët i ka befasuar çlirimi. Për të mos e zgjatur ngase u teprua, po kaloj në vetën e parë:


Unë, nuk do ulësha për bisedime më politikan e diplomat të demagogjisë Serbe nese nuk i kam për ball më nacionalistët e mirëfillt dhe më patriotët Serb të cilët parasegjithash, mendojn dhe kanë kujdesin për vet Serbinë dhe popullin e tyre.
Të tillët, natyrshëm janë më të arsyeshëm dhe kuptojn më leht të drejtat tona të cilat po shtypën dhe prolongohën në gjitha format në paqe.

Të tillët, duke qenë patriot të mirëfillt, kujdestarë të pupullit tyre dhe vet ekzistimit të një Serbie stabile, e kuptojn më leht dhe bindën më besueshëm në faktin se, Kosova, populli i sajë, nuk mund të mposhtet më kurr pas çlirimit të shekujve nen robëri.


Këtë realitet e kuptojn vetëm ata të cilët e duan dhe bëjn shumë për popullin Serb, për mirëqenjen e tij dhe për Shtetin i cili nuk guxon të zhbëhët e as të rrudhet në pashallak të Beogradit si pasojë e burokracive, demagogjive politike, perfiterëve dhe ekspansionizmit mbi popujt tjer, gjë kjo të cilën bota e shekullit 21, nuk lejon të vetë kompromentohët edhe më keq nga shekujt e kaluar.

Kosova, më ekipin e vet rezervë në këtë frymë bashkërpunimi dhe mirëkuptimi, mbetet në pritje të kthesave të mëdha në atë nenqiel të Ballkanit tonë të perbashkërt në vuajtje për kaq shekuj më radhë.

Luzern 16.10.2017
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1284&fbclid=IwAR1TlBEkeDh88lAoZwuziFaNgSCWj3gcocxeys1zqPRkWB0slBn7RaXhiUo

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1650950164925107

Reprizë 16.10.2018