Rrefime
PS:

Foto-I-:-Parulla të cilën e imagjinova në aeroplan sapo fluturoja më datë 02.12 2008

Foto-II-:-Kronikë në TV--pushimet verore 2011 në stres për vendin dhe situatën në të cilën e gjetëm Veriun.
Për të mos i harruar gjerat në kohë e situata,njeriu duhet përdor forma të kujtesës. Për mua ishte e rënd kur pas intervenimit në veri gjithë deputetet i gjeta në pushime verore dhe vetëm kryeministri Thaçi më disa përfaqësues të komisioneve parlamentare të cilët pjesërisht ishin në gadishmëri të situatës,tjerët as që po qanin kokën e as qe mund ti gjëje për ti konsultuar.
Thirrjet e Thaçit për ti braktisur pushimet në këto situata,për deputetet ishin një zë i shtirur që nuk po i linte përshtypje po thuajse asnjë politikani,kuvendari apo veprimtari në Kosovë.!!!. Kjo ishte befasia ime e që më vonë jo pak zëra politikanësh i dëgjova të më thonë:

I nderuar Xun,mos harro se Thaçi nuk projekton hapat e as vendimet me vendorët por më ndërkombëtarët për gjitha çfarë bënë dhe si i tillë që është mos u frikëso se situata nuk është aq alarmante atje,pra kishte zëra të tillë edhe nga partia e tij.

Të dëgjova mbrëmë në një kronikë televizive z. Çetta se sa më shqetësime e kishe marrë këtë punën e veriut,sa që ishe i bindur se edhe qytetarët duhet ta marrin rrugën andej drejt Mitrovicës,më tha një miku im ...E përkrahe thirrjen e Thaçit në atë kronikë që për lojërat e tij çfarë bënë me ndërkombëtaret ta braktisim pushimin tonë veror më tha miku të cilin e kuptoj dhe besoj...

Këtu më u shtua doza e zhgënjimit akoma më shumë pa dallim se unë kisha kokën time dhe logjikën e cila nuk bindet lehtë nga të tjerët kur është në pyetje siguria e vendit...

Kjo më bëri që ti mendoj edhe shumë tragjedi tjera siç është viti tragjik në Shqipëri 1997 ku nga Zvicra fluturova për Tiranë dhe pas dy orësh jo më shumë sapo aterrova atje,u shpall aeroporti i mbyllur për shkak të kulmit çfarë kishte arritur situata.

Ndiheshin breshëri armësh,njerëzit ishin të humbur dhe aspak koncentrikë të dinë se çfarë bëjnë,ishte situatë sa mezi arrita në Tiranë. Përjetova gjëra çfarë vetëm unë di ti përshkruaj ato. Mafi politikanësh më cubat e tyre në rrugë dhe asgjë më shumë konstatova më pas. Brengosu dhe vraje vetën nga sikleti sa të duash nëse nuk e kupton lojën e politikanëve të mbrapsht pa dallim partish të cilët spiunojnë njëri tjetrin nga partia në parti dhe nga shërbimi i huaj në shërbimin tjetër vetëm për ta përmbysur vendin tonë për qëllimet politike...

Tani në këtë verë 2011 u bëra që mes tjerash ta mendoj edhe fatkeqësinë që përjetova 11 vite më parë,kur më 08.08 2000 duke u kthyer më gruan dhe djalin e vetëm e më vonesë qe kishte më vetëm gjashtë muaj jetë,pësova më të keqën më një tentim vrasje,ku siç vritet njeriu unë isha i vrarë por për plot fat për ti rezistuar vdekjes.

Atë vit më gëzimin më të madh në jetën time po kthehesha nga Zvicra për në Kosovën e çliruar ku më vete kisha projektin se si do duhej rezistuar bërjes së sistemit zgjedhor i cili nuk lejon ta komprometoj fitoren e as luftën tonë. Kështu mashtrova vetën duke debatuar mbi projektin që po e bartja për të ndihmuar sadopak procesin e pas luftës në Kosovë,ky debat në besim të tepruar në Zvicër parasë të merrja rrugë si dhe debati po ashtu me besim të tepruar për tri ditë rresht në Tiranë bëri që unë ta përjetoja edhe këtë fatkeqësi ndoshta më e renda deri më tani.

Tani në këtë vit 2011,u bëra ta mendoj edhe fatkeqësinë e vogël por më gjurmë zije pra fundvitin 2008 ku më 02.12.2008 ishin paralajmëruar demonstrata masive nga LVV-ja ,kundër gjashtë(6) pikëshit. Po atë ditë fluturova Zürich- Prishtinë ku pa premtuar koha të sistemohem mirë e mos te flas për kafen,mora dhe po pergaditi një transparentë kuptimin e së cilës e kisha menduar që në aeroplan kur po fluturoj ,pra sapo arrta e lash valixhen përgatita këtë transparent e drejt për demonstratë. E di pse ja vlejti shkuarja ime e kryesisht ishte fakti se kam ndërprerë hidhjen e lëndëve djegëse në objektin e OSB.së ,KFOR a çfarë ishin të stacionuara prapa Hotel Grandit në Prishtinë.

E them më përgjegjësi se e kam ndaluar hidhjën e lëndëve djegëse ku vetëm një plasje arriti ta marri flakën në oborret e ndërkombëtarëve ku ishin stacionuardhe tjerat plasëse u mbeten të pa hidhura nën paltot e tyre dimri.

Janë incizimet,fotot dhe faktografi tjera për këtë realitet i cili harrohet ashtu siç ndodh me harresën e atyre qe nuk ruajnë kujtimet po edhe siç janë faktet tjera akoma më keq kur tjetri nuk donë ti dëgjon si fakte ato kur nuk i konvenon klanit të caktuar,dobësi këto qe i zbulova pas kaq vitesh se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit .

E bëra këtë,vërtetë kokë në vete ngase më mesazhe elektronike kërkoja që kjo të ndodh në gjitha demonstrata e protesta tjera,por nuk shkonte puna ashti krejt si demonstrata paqësore,dhe arsyetimet e organizatorit ishin se masa nga pakë po del jashtë kontrolli. Kësaj radhe desha ta dëshmoj se ky rend mund të vendosët nëse duam.

Kur përfundoj demonstrata i ftova në kafe një grup shokësh ku sapo doja ta paguaj vërejta se më ishte vjedhur apo të them më kishte humbur kuleta më gjitha parat sa kisha mbi 1500 Franga Zvicerane për çka u detyrua që përkohësisht të më gjendet më para dhe ti paguan kafet shoku Sami Dermaku.

Në vazhdën e këtyre përmbledhje kujtimesh është edhe rasti tjetër,ku po ditën e konferencës shkencore që po mbahej në qershor 2011 në Prishtinë kushtuar demonstratave 1981 unë bashkë më dy shokë udhëtuam nga Zvicra për në Prishtinë ku pa pas kohë ti lëmi valixhet diku,ashtu në veturë të parkuar para institutit albanologjik i kemi len ato dhe kemi dal e drejt në konferencën shkencore. Në mbrëmje vonë prapë përjetova fatkeqësi të natyrave tjera.

Tani vonë,më 14 janar të këtij viti isha përgatitur të fluturoj drejt Prishtinës për të protestuar në kufi,por fatkeqësia jo rrallë më ka dal si fat më çka edhe kësaj radhe ishte një punë e cila ra e nuk lejoj fluturimin tim, pas llogarive pash se nuk kisha si të rrezikoj shumë për të ndihmuar pak.

Gjitha këto,pa përmendur raste tjera akoma më të rënda që nuk thuhen kaq sipërfaqësisht,janë shqetësime kur njeriu shkon për qëllimet e mira dhe ta jap kontributin aq sa është në mundësinë e tij dhe në fund përjeton vetëm zhgënjime...

Pse duhet të mbushemi mend tani për të u zhgënjyer më realitetet çfarë po përjetojmë ???.Duhet kuptuar dhe pranuar të keqën në mënyrë që të mos jemi viktimë e formave që përsëritën I tillë ishte edhe zhgënjimi im më përjetimet çfarë pata mbi situatën në veri gjatë verës dhe thirrjet për të qenë në gjendje gadishmërie...

PS:
Pa ndonjë peshe të veçantë si rrëfime apo prekje ngjarjesh ishin këto,por kuptimin për të u mbushur mend për mua kanë kuptim të shumëfishtë,ku po kuptoj se politika dhe veprimi nuk funksionojnë bash sinqertë njëra për ballë tjetrës.

Luzern 12.02.2012

Xun Çetta