Politikë

  Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Rexhep Hoti, ka fol gjerë e gjatë për partinë e tij, në emisionin ‘Zona B’.

Ai fillimisht tha se nuk i pëlqejnë deklarata nacionaliste, duke thanë se ato i takojnë shekullit të kaluar.

“Deklaratat nuk duhet të jenë të tipit “shqiptaro madh”. Duhet të jemi të matur gjatë vizitave në Beograd. Ka shkuar koha e nacionalizmit që është bosh e kot. Të njëjtin fjalor e dëgjoj edhe nga shefi i zyrës. Është një fjalorë i shekullit të kaluar. Por ne nuk duhet ta imitojmë atë”, tha ai.
Hoti më tej tha se Kosova duhet ta respektoj Thaçin, duke thënë se ai është personalitet historik, siç është edhe Rugova. “Kosova duhet ta respektoj Hashim Thaçin se e respekton vetveten. E njëjta gjë mund të thuhet me figura tjera që mund të jenë gjallë e mund të mos jenë. Nuk mund të flitet për Ibrahim Rugovën pa standard..Thaçi është bërë simbol historik e botërorë. PDK-ja nuk ka rroba ta mbajë atë. Thaçi sot i sjell të mira jo vetëm vendit por edhe rajonit”, tha ai.
Ndërsa, lidhur me mospranimin e Beogradit që kryediplomati kosovar ta vizitoj, për Hotin ishte një shans i humbur nga Serbia.
“Beogradi nuk duhej t’i përgjigjej Thaçit në mënyrën ‘Millosheviqijane’. Kjo kohë ka shkuar. Ju e shihni se Vucici nganjëherë e kalon ‘turbo-folkun’ e vet. Kjo sepse ai e kupton që rruga për BE shkon ka Prishtina evropiane. Hashim Thaçi i ofroj dorën serbëve për t’i ndihmuar ata, jo shqiptarët”, tha ai.
Ai tha se Thaçi në secilën situatë do ta fitonte postin e Presidentit, por është vendi e PDK që mund të humbas.
“Konkurrimi eventual i tij për President, është sfidë për PDK. Ne s’kemi ende personalitet për ta mbushur vendin e tij, në vendin e tij në PDK dhe Qeveri. Unë mendoj se PDK ka personalitete si z.Veseli, z.Kuci e z.Hoxhaj. Hashim Thaçi do ta fitoj betejën për President, qoftë përmes Kuvendit, qoftë përmes votës së popullit. Me këtë, unë besoj se fiton Kosova, skena politike, pozita e opozita. Vizitat e Thaçit në rajon e në botë, premtojnë se ai do të bëjë shumë si president”, tha ai.
Hoti, nuk tha se ka ndonjë alternativë për ta zëvendësuar Thaçin në PDK, por tha se do të ketë më shumë se një konkurrent.
“Unë s’paragjykova aspak. Unë nuk doja të kisha një garë pa konkurrent. PDK duhet ta zgjedh kryetarin e saj në një garë me dy apo më tepër”, tha ai./Indeksonline/

Komenti im:

Xun Çetta: Fjalë e popullit : ,,Nuk ka njeri të pa gabueshëm“ Unë kam perjetuar të zhgënjehëm në njeriun i cili në një moment të caktuar gabon, më pas jam penduar ngase po aj përson ka shkëlqyer. Në këtë kuptim, z. Rexhep Hoti më ka zhgënjyer njëhere dhe kurr nuk kam pas rast të pendohëm më zhgënjimin në të dhe servilizmin e tij. Po ku e gjeti ditën e dëshmorëve ta bënë këtë paralelizëm ? Duhët kursyer fjalët për emra por jo të shkohët si dash drejt servilizmave...

Ky njeri ka levizje të shpejta të gjakut.

Linku RTK:

http://www.rtklive.com/?id=2&r=29365

Luzern 05.05.2015

Xun Çetta

Pjesë Komentesh në facebook:

Xhevat Zymberaj : Me beri pershtypje synimi i ketij fare Hotit qe Thaqi me cdo kusht te nominohet per president.Per sukseset e Thaqit munde te diftohet vetem Serbija te ciles Ish kryeministri i jon me servilizmin e tij ia beri te mundur perkunder masakrave monstruoze ndaj shqiptareve te i afrohet europes,me gomarine e tij ish kryeministri i jon beri qe 30000 kriminel sa llogariten te jen ne Serbi te udhetojne dh te defrehen pa viza ne Europen e demokracise dhe te drejtave te njeriut.
Se sa i sukseseshmem eshte ministri i jon i jashtem mese miri tregon fakti se prej se zotni Thaqin kemi ne kete post nuk ka ndodhur te vetmen as nje njohje e Republikes se Kosoves.
Ky eshte suksesi,kjo eshte e verteta dhe me vjen te vjelli kur degjon Rexhep Hotin se Thaqi u dashka te jet president e ate per te miren e rajonit se per te miren e kosovareve ka marre mjaft rrahje krahesh dhe puthje miqesore me daciqet e viqet tjere te reaksionit serb.

Xun Çetta: E mua Xhevat i nderuar, më lanë përshtypje reagimi i kusheririt tij Bajram Hoti dhe komenti i z. Prapashtica:

Bajram Hoti05.05.2015 Përpunuar·

I nderuar kusheri...as nje fjale te vetme sja ke qellu ama bash hiq!
Te ngritet lideri mbi atdheun kurre skam ndegjuar,te vlersohet Rugova e te harrosh Ukshin Hotin ne si familjare kurre nuk pajtohemi!
Te lavderohen lideret qe sot nuk meriton askush ne Kosove ne kete forme eshte vertet e turpshme.
Personalitet e dyshimta na kane dale per hunde sidomos neve Hotjaneve lidhur me Bacen Uke!
Mjere Kosova qe eshte zhytur ne krim e padituri
Vardisjet vazhdojne si ne dashuri...pa marre.

Abdullah Prapashtica:
Hotet janë burra! Ke te drejte Bajram! Hotet duhet me u distancua nga ky servil halabak !

Agron Limani: Roftë prostitucioni politikë ! Ja një shembull i ngjajshëm si ky; Prof Dr Enver Hoxha: "nëse vie krahu i luftës në pushtet, unë do të kërkoj azil në Beograd", pas ca kohe, i njëjti personazh "ne të gjithë do të bëhemi shkrumb e hi, vetëm emri i i Hashim Thaqit do të mbetet përherë"

 

Linku:
https://www.facebook.com/bajramh3/posts/10204115765280559?pnref=story