Politikë

Në uebfaqen,,Reporteri “dt. 12.09.2014 ora 22:39 lexoj artikullin më titull :

A ka Kosova nevojë për një subjekt të ri politik?

E lexova artikullin, ishte  shumë i perpunuar dhe i djersitur në analiza por më në fund më shqetsuan dy gjëra:

1.  Pse nuk ka emer aitori i këtij punimi  ? dhe

2. Pse autori nuk është edhe pakëz më konkret vetëm në disa nga pkat që i trejton ?

Përgjigja nga këto dy pyetje, vetvetiu më vjen: Vet autori është kalimtar i gjitha këtyre të zezave që i kaluam duke mbytur iniciativat e reja dhe duke i len autoret e tyre në izolim si dhe në të njejtën kohë  duke perpunuar e ndihmuar daljet e reja të cilat nuk mund ti ndalin më, kuptohet i ndihmojn vetëm nese ato nisma i kontrollojn ata vet.

Nese kam gabuar në konstatimet e tilla tash sa vete më parë dhe tani ju futi edhe juve në po këtë lojë të poshter, shumë komod, autorit të këtij artikulli pa emer, ja sjelli faktet në të cilat jam bazuar për ta gjykuar dhe vlerësuar kështu dhe në fund fare, ose ai e pranon faktin se Xun Çetta e paska nen kontroll se çfare po bënë prapaskenen politike, ose unë do i kërkoja falje publike për konstatimin e gabuar mbi këtë artikull shumë më vlerë, e perseris më vlerë nese nuk është produkt i prapaskenës politike e cila më në fund po kupton se ndoshta edhe më Albin Kurtin do ti dështon loja politike.

PS.

Për herë të parë po e them publikisht dhe shpejt do fillj botimi i fakteve ku do shihet  se në Lëvizjën VV dhe në Albin Kurtin pa qenë anëtar i tyre, kam investuar shumë. Sigurish jo krejt çfar kisha në kokë, por aq sa e kam parë si nevojë të ndihmoj në momentete të rënda për LVV dhe z. Kurti. Zhgënjimi im i madhe ishte kur vetëm pak ditë para zgjedhjeve të fundit në Kosovë, kam verejtur se prapaskena politike me paska minuar edhe aty, madje direkt tek Albini. Nga aj takim vitin e kaluar e sot, jam duke hulumtuar dhe gradualisht po konstatoj se më kënd nga prapaskena politike paska pas takime z. Kurti.

Unë, nëse pata një ftohje shumë të quditshme më z. Kurti ,publikisht e thëm se nuk kam ftohje për të ardhmën e Vetëvendosjes. Në rastin konkret sot, as Albini nuk mendoj se gaboj pse po synon pushtetin duke e dit faktin se edhe shumë gjatë vendi ynë nuk ka dhe nuk do ketë subjekt politik i cili do ta marr pushtetin si i vetem pa kooalicione alternativë. Këtë gjë ja kam thën Albinit në vazhdimësi tash sa vite kur as që imagjinonte daljën në zgjedhje e lere më të filloj e ndikoj në parlament. Ky është problemi i cili u bisedua në takimin e fundit kur unë mora ftohjen e madhe nga jo sinqeriteti i Albinit më mua.

Ju redaksi e nderuar qoftë edhe indivit i Uebfaqes ,,Reporteri” nga tani mund të lajmëroheni  për konsultim dhe ta dini se unë personalisht, prapaskenat politike nuk po mund i duroj dot. Qofsha i gabuar unë dhe ju të jeni  vërtetë opozita të cilën e mendojm dhe shpresojm se do ja dalim.

 Nga distanca, në forma publike punohet e veprohet në frymë të njëritjetrit vetëm 70% , por mos harroni ky 30%-shi, i ndez fitilat dhe këtu kërkohet transparenca më e madhe si asnjëherë më parë në të kunderten kësaj radhe,  po ashtu si asnjëherë më parë,  do goditet  prapaskena e cila po deperton në nismat tona të reja për të na bërë pikë e pes në momentet më të duhura për vendin...

Unë më njerëzit e mij që nuk ndalemi jemi të hapur por jo më njerëzit anonim. Më ka kushtuar besimi në jo pak njerëz të quajtur të ilegalës të cilët rregullisht kan qenë dora e fortë e prapaskenës politike para, gjatë dhe pas lufte. Këto ishin vite të gjata në këtë rrugë e cila akoma në forma tjera por pa u ndal po vazhdon.

Luzern 13.9.2014

Xun Çetta

 Ja linku i artikullit :

http://www.reporteri.net/?page=1,2,21875