Politikë Hashim ThaçiSot data e shekullit qe lehtë mbahet mend si datë, muaj, vit, pra 12.12.12 edhe  në seancën e kuvendit të Kosovës, vërtet ndodhën ngjarje që të mbahen mend dhe mos harrohen kurrë.
Ishte një seancë parlamentare kjo me doza të vogla të hapjes së dosjeve të cilat nuk i kanë hapë dje, nuk i hapin sot dhe nuk do ti hapin nesër, nga fakti se të gjithë krerët ,,liderë” partish e qeverish, që të gjithë po dalin të implikuar në ato pisllëqe çfarë kanë ndodhur në kohë pushtimi. Nuk e them unë këtë, e as nuk jam kategorik në këtë realitet, por kështu po zbulojnë njëri tjetrin dhe po na bëjnë të mendojmë dhe besojmë se pushtuesi vërtetë për 100 vjet pushtimi edhe 100 vjet pas pushtimit do loz më njerëzit që në forma të ndryshme i ka përpunuar për ditën e pas çlirimit të vendit tonë si rezultat i popullit pa dallim i manipuluar apo zgjuar më vonesë, ai nuk u pajtua më pushtimin si rezultat çlirimi...

Unë, si zakonisht filloj për pak e nuk mund të ndalëm pa thënë diç më shumë, por edhe kësaj radhe dy fjalë mundësisht të pa anshme më duhet ti them dhe konkretisht:

  1.Kryeministri Thaçi akuzoj opozitarin Albin Kurti se më bekimin e kryeministrit aktual të Serbisë z.Ivica Daqiq ka filluar rrugën e hyrjes së tij në politikë si dhe promovimit të tij për mes një konference shtypi që ka organizuar vet z. Daciq !!!. Kjo ishte një thënie publike nga një kryeministër për ta ul vetën në nivelin e kësaj propagande të çarshive ku tash e sa kohë dëgjohet kjo si propagandë e cila duke mos pas sukses në çarshi, tani u ngrit në nivel kuvendi në mos nga vet autori i propagandës së çarshive. Edhe këtu, jo se di diçka për autorin por metodat e tilla i kam vuajt keq nga mafioz të cilët shpresoj të ballafaqohen më krimin e tyre.

Pse i japi vetës guxim të them këtë :
Për arsye se pushtetin absolut e ka Thaçi dhe kur ai ka informacione të tilla, ai do duhet të veproj si shtet dhe pa pardon e jo të lëshohet në nivel propagandisti.

Kjo çfarë tha kryeministri Thaçi, për mua nuk harrohet, unë gjurmojë këto gjëra dhe arkivoj ato më shpresë se po skanoj historinë e lëvizjeve tona më të mira dhe këqijat tona në kohë. Është e vërtetë apo jo prapë Thaçit i them FLM për informimin por kujdes në seriozitetin tuaj të dyshimtë ngase je vet pushteti...

  2. Kryeministri Thaçi akuzoj opozitarin Albin Kurti se në Kosovë po bënë politikë, apo po improvizon patriotizëm të rrejshëm më ,,arsyetim” se po të ishte patriot ky i fundit do duhej të shkon dhe ta ngrit flamurin kombëtar në vendlindjen e tij në fshatin ,,Vlladimir” ( Katerkollë) fshat ky mes Ulqinit dhe Shkodrës  e që Albini thotë se unë dhe babai im kame lindur në Prishtinë !!!.

Këtu që të dy ishin gabim, por pesha e fajit prapetohet në llogari të kryeministrit Thaçi dhe konkretisht:
Nuk ka të drejtë z. Thaçi që kombin tonë fatkeq në shekuj, ta ndan në fronte lokalizmi, kjo na ka kushtuar me ndarjen e fundit Drenicë-Dukagjin. Albini po ashtu gaboj që u tërhoq nga trojet tona më arsyetim faktik si përgjigje, por jo ta vazhdojë si pritej dhe duhej ta bënë këtë.  

Kryeministri Thaçi, pa asnjë ndjenjë respekti për familjet që kanë dhënë për kombin dhe çlirimin e vendit sulmoj edhe deputetin Liburn Aliu duke akuzuar atë, se si ai vërtet filloj të kyqet në aksione kundër pushtuesit në fillim të viteve 90-ta por le të na thotë vet se si u lag dhe hidhi armën në mal e u dorëzua në polici, gjë kjo të cilën Liburni e demantoj duke sqaruar se si ai ka banuar në një lagje të Prishtinës ku nuk ka mal për ta hidh armën si dhe nuk është vetë dorëzuar në polici, por se e kanë arrestuar në një mëngjes të hershëm...Më mirë do ishte shton Liburni që z. Thaçi të na tregon për veprimet e tij personale në atë kohë ku ranë shumë veprimtar burgjeve, u plagosën dhe u vranë nga rrethana enigmatike si dhe vet Hashimi iku jashtë shteti pa provuar asnjë aksion deri në fund të vitit 1998 kur tashmë Kosova ishte në luftë !!!. ( Mendoj se nuk do ta tepronte z. Aliu po ta shtonte dënimin e z. Thaçit më 15 vjet burg në mungesë ku asnjëherë nuk provoj as burgun e as torturën e atyre organeve të pushtuesit, shtoj unë Xuni pa ndonjë tendencë ).

Siç Thash në fillim, po filloj për pak por vështirë të mos e zgjati, kjo është jeta ime të cilën uroj të mos ma trazoj njëri tani e tutje kur do publikohen vetëm pjesë të realiteteve që nuk ke si të i kundërshtosh ato.

Vizita e Ramushit në VV dhe deklarimi i tij, se ne si AAK do marrim përgjegjësi në bashkëqeverisje para se të vinë zgjedhjet e rregullta më qellim qe ti qojmë proceset e mos ndalemi, po ashtu ishte tmerri i rrjedhave që po presin vendin tonë nga fakti se kjo qeveri edhe ashtu po i qon proceset e dizajnuara  pa apo më Ramushin. Tani vendi kishte nevojë për një kombinim opozitarësh ku e përmirëson veprimin e VV-së si dhe merr nga VV-ja apo z. Kurti materien politike jashtë të cilës nuk guxon të dali vendi ynë në këto proceset që na presin. Ky kombinim veprimesh opozitar dhe sjellja ndryshe nga pozita nganjëherë edhe më marrëveshje se si të veprojmë për ballë situatave do ta bënte Kosovën shembull të bërjes politikë aktive.

Deputeti z. Hydajet Hyseni më një barsoletë të njohur ,,Dushkë për gogla” sqaroj të gjitha, por kaloj disi pa e kuptuar të gjithë.

Luzern 12.12.12

Xun Çetta

Albin Kurti Liburn AliuHydajet Hyseni
Hydajet Hyseni tha,por duke ruajtur vendin në parti fjalën e tij e mbuloj pak mjegull.  Takimi formal, Kurti-Haradinaj



-------------------------------------------------------.

PS:

Sot në mëngjes 13.12.12 kuptova se letra personale dërguar Adem Demaçit mbi këtë problem, nuk ka shkuar, gjë kjo e cila nuk më ka ndodh ndonjëherë më parë që të kthehet prapa !.

Kam provuar ta dërgoj më E.Mailin tjetër jo publik që kam, por edhe kjo si dërgesë nuk u realizua, megjithatë kjo ma largojë revoltën e cila filloj e nuk më linte të qetë.

Letra personalisht Ademit është më qëllimin më të mirë që ta kursej atë i cili mund të mos ketë pas hak as hile në implikimin e emrit të tij në këtë shkëmbim akuzash.

Pra vlerësimin se z. Kurti ishte zëdhënës i z. Demaqçi apo vetëm një përkthyes i keq dhe i dështuar siç tha kryeministri Thaçi, do duhej ta bënë dhe ta thotë z. Demaçi e jo Thaçi. Ky për mua ishte një problem më peshë që do duhej sqaruar.

 

Shtesa nga Xuni