Politikë

 

E lexova një publikim i cili më u duk qesharak posi publikime tjera të postuara kohë më parë ku gjoja Shërbimët sekrete Ruso-Amerikane paskan rënë takort ti bashkojn gjitha trojet Iilrike në një shtet Ilirik. Pra ishte një matje impulisi të cilën e hëngrën shumë media dhe portale shqiptare edhe pse jo pak po u bëhej thirrje për qetësisimin e të dalldisurve naiv në politikë.

Tuxharët politik mjerisht kanë edhe media të fuqishme, madje dominojn mbi viktimat e tyre politike. Media të shumta dhe portale të cilat fatmirësisht po afrojn ti svidojn mediat e kontrolluara nga pushtetar të krimit, duhen pas kujdesë ngase pa përvoja tyre politike mund ta bëj punën më kontra efekt.

 

Pra nuk dua ti besoj e as ta marr seriozisht as këtë publikim tepër ofendues për ata të cilet nuk manipulohën leht. Ja postimi i plotë i tij :

 

Zbulohet Projekti Për Ndarjen E Kosovës, Vuçiq – Thaçi:

 

Kosova e jep Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Zveçanin, e merr Preshevën!

Pastaj shumë aventura tjera më kufinjë, mund ti lexoni në kaq shumë pika sa të duket qesharake jeta dhe vullneti i qytetarit.

 

Mitrovicës i jepet status special, Trepça merr status special, Ujmani po ashtu merr status special, Kishave dhe manastrireve ortodokse i jepet shtetësi serbe (jashtë-territorialitet të Kosovës), ndërsa vetëm Bujanoci fiton status special.

Një plan projekt diskutimi ndërmjet Hashim Thaçit, i pozicionuar fuqishëm në anën e Serbisë dhe të presidentit të Serbisë Vuçiq, që edhe formalisht përfaqëson Serbinë në këtë plan projekt, është bërë publik nga ithtarë të projektit, që atyre ju pëlqen ta quajnë këmbim territori, pavarësisht se Kosova humb së paku 10 -15 % të territorit, dhe një pjesë tjetër merr status special, që nënkupton, se as mbi atë pjesë nuk do të ketë kontroll në të ardhmen, duke e çuar humbjen e sovranitetit në mbi 20% të territorit.

E gjitha nuk ka se si të quhet ndryshe, veçse vazhdim i copëtimit të tokave shqiptare, të filluar me konferenca ndërkombëtare me 1878 në Kongresin e Berlinit, të vazhduar me Konferencën e Londrës të filluar me 1912, dhe me marrëveshje të tjera, që e kanë sakatosur-gjymtuar etninë shqiptare në Ballkan dhe territorin e saj.

Por, kjo përpjekje ka marrë grusht të fortë së fundi përveç nga Gjermania edhe nga Franca, e po ashtu nga Britania e Madhe, por edhe nga State Departamenti Amerikan. / Gazeta SHQIPTARI

Këtë projekt e ka publikuar opinionisti Fehmi Ramadani nga Presheva.

DISA NGA OPCIONET E MUNDSHME TË MARRËVESHJES SË ARDHSHME KOSOVË-SERBI

 

  1. Presheva deri në Klenike i bashkohet Kosovës
  2. Kufiri vendoset afër Bilaçit
  3. Bujanoci merr STATUS SPECIAL si Special Distrikt
  4. Mitrovica merr status special si SPECIAL DISTRIKT
  5. Nga 6 deri 8 fshatra Medvegjës i bashkohen Kosovës
  6. Korridori 10 shpallet International “Protected Road”
  7. Liqeni Ujmani privatizohet për 99 vite ( Kompani Angleze ) dhe është me Status Special
  8. Trepça privatizohet për 99 vite ( Kompani amerikane , franceze , ruse dhe kineze ) dhe është me Status special .
  9. Kishat serbe fitojnë pavarësi dhe eksterritorr (si Hilandari në malin Atos- Greqi )
  10. Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi i bashkohen Serbisë.
  11. Reparacionet e Luftes FALEN ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
  12. Kosova njihet nga Serbia me emrin Kosovo.
  13. Forcat e NATO-së marrin mandat 33 vjeçarë
  14. Baza Cepotin afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës
  15. Bondsteel në Sojevë behet Military Base ; Vlora bëhet Navy Base ; Kuçova bëhet Air Base …
  16. Firmoset Traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë në Uashington DC.
  17. Kjo marrëveshje mund të ndodhe brenda 6 muajsh, më 12 qershor 2019 firmoset kjo marrëveshje.

Ps/ Asnjë opsion tjetër nuk vjen në shprehje, përveç këtij, ose plotësim: kufiri në Bilaç nëse Mitrovica dhe Bujanoci mbeten me Status special, përndryshe kufiri vendoset në Ristovc, ku Mitrovica shkon me Serbi dhe Bujanoci me Kosovë.

Këto informata janë marrë prapa kuintave (informata nga faktorë relevantë ndërkombëtare). / 

 

Fehmi Ramadani

 

Lexo nga ,, shqiptari,com“ Janar 31, 2019

 

https://gazetashqiptari.com/zbulohet-projekti-per-ndarjen-e-kosoves-vuciq-thaci-kosova-e-jep-leposavicin-zubin-potokun-dhe-zvecanin-e-merr-presheven/?fbclid=IwAR1TkikoNAk5PetBvrn-y5HV9Iix0SIu_4j3hqJBxery_0oDz-2p9ZARhkQ

Luzern 31.01.2019

Xun Çetta