Politikë

Milaim Zeka kurr nuk ka qenë i pa frytshëm por mjerisht kurr në kohën e duhur, e perseris, i frytshëm për të informuar e sqaruar në vazhdimësi ishte Milaimi por, vetëm atëhere kur ato nuk mbulohën më por në të njëjtën kohë ende janë nën plafin e mbulesës së zisë tonë …

Edhe ky është sukses dhe një meritë e madhe madje nganjëherë falë kësajë praktikës tij, ai, pra Milaimi herë, herë ka zbuluar gjëra të cilat pak kush do i kapte e bënte publike disi si në të rrëqitur por më interes publik.

Kapi i nderuar Milaim se mbrapa i ke gjithë ata të cilëve për kaq vite pas çlirimit iu ka marr e drejta jo ti kapin djajt e tyre por as ti thonë gjithë çfarë perjetuan nga shumë të tillë të cilët po ringjallën në veprimet e tyre.

Thirre edhe Salihun në ndihmë se Kabashët i ke aty o Milaim.

Nuk është pak të flet deputeti dhe të paralajmëron mundësin e ballafaqimit më dorën e zezë e cila politikisht e më skine ka futur dorezat e lirisë, demokracisë, të çlirimit dhe pavarësimit të vendit tonë ku vet po këta djaj kishin bërë zi e terr për vendin tonë të pushtuar dje.

Më shumë lexojeni vet Milaimin :

Milaim Zeka rrëfen se si ishte torturuar me cigare në sy, tregon se kush ia bëri atë

,,Bota sot“ NGA DRILON RRAHMANI MË 28 QERSHOR 2018 NË ORA: 18:06

http://botasot.info/politika-lajme/912773/milaim-zeka-rrefen-se-si-ishte-torturuar-me-cigare-ne-sy-tregon-se-kush-ia-beri-ate/

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma, Milaim Zeka ka treguar për “Bota sot” se si ishte torturuar sa ishte i burgosur dhe thotë se atë mund ta dëshmoj vetë ai, duke shtuar se ata ishin miq të shokëve të tij që thirreshin në emër të UÇK-së.

“Unë mundem të dëshmoj dhe kam njerëz që mundet me dëshmu si na kanë torturuar në burg. Mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë rrah në burg, mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë marr dhe na kanë qit me na pushkatu në mal.

Mua më kanë marrë nga qelia numër 19 në Prishtinë dhe më kanë dërguar të vendi i quajtur “Prroni i keq” në Junik, për të më pushkatuar. Ata njerëz kanë qenë miqtë dhe jaranat më të mëdhenj të shokëve të mi, që janë thirr në emër të UÇK-së, e që paraqiten patriotë, d.m.th këtu kanë ndodh tmerr i Botës, këtu ka ndodh e kundërta që është dashur të ndodh.

Edhe ata janë në mesin e institucioneve tona, hetues që na kanë torturuar”, tregon Zeka.

Duke ia afruar cigaren në ditën e syve, Zeka rrëfen tmerrin brutal që ka përjetuar, ndërsa thotë se njerëzit që kanë punuar me policinë serbe, janë po ata që sot janë në pozita të lartat të shtetit.

“Mua më kanë torturuar në mënyrën më brutale të mundshme, po flas për vetën time, më kanë torturuar edhe me cigare duke ma afruar te drita e syve, e gjithçka tjetër nga më mizoret. Kemi policë që kanë punuar deri në vitin 1999 në policinë e Serbisë, deri në bombardime  dhe sot i ke njerëzit me pozita të larta në shtetin e Kosovës”, theksoi Zeka për “Bota sot”.

Ripublikim 30.06.2018

Xun Çetta