Politikë

Vështirë ta di sakt pse e kam këtë fat kaq të dhimbëshëm në politikë ? E kam pse jam marr tepër më punë të mëdha duke mos perfillur punët më të vogla në këtë fushë veprimi apo është e kundërta, jam marr tepër më ponë të vogëla duke kaluar mbi mua punët e mëdha të cilat nuk do mund kalonin po të isha më i kujdeshëm përball dinakërive politike ?... 

Të dyja këto, më rezultojn si pjesë e gabimeve të mia në politikë, madje gabime të pa falshme si pasojë e vullnetit dhe besimit tim në vehte se ne, kolektivisht do ja dalim si popull…

Kur po lexoj vehtën, veprimet e mia në permbledhjet e kësajë rruge, po me del sikur tjerët më zë më thojn :

,,Je marr më punë të mëdha, tepër të mëdha e pa kaqik dhe nuk je ndal tek punët më të vogla ku e bënë shtatin dhe kaqikun politik e forcon“

Kjo pergjigje si shushurimë më vjen dhe ma mbush mendjën tani kur jam në kulmin e kërkimit të vetvehtës.

Përgjigja tjetër po ashtu si shushurimë më vjen :

,,Je marr më punë të vogëla, nganjëhere shumë të vogëla sapo je këthyer nga punët e mëdha ! Këtu ke humbur hapin në llogari të dinakëriva të mëdha politike  të cilat kanë kaluar mbi ty dhe punët që bënë për të mbetur urëkalim i tyre në politikë“

( Kjo, nuk habitem, në një mënyerë, në ndergjegjen time edhe më ngarkon më pergjegjësi, këtë gjë mundohem ta di dhe marr masat ndryshe nga deri këtu)

Të dy këto shushurima gjatë leximit , që të dyja arsyeshëm po thërrasin mendjën time të fjetur ndashta tepër gjatë dhe pa e kuptuar e par kalorës budallenj në politikë të cilët tani kur ne mund të rizgjohemi, ata po regrutojn llumin e tyre për konkurencë të vazhdueshme në politikë !!!. Koha që ta thërasim mendjën dhe rizgjohemi edhe kur mendojm se nuk jemi në gjum tani po vjen, po, vërtetë ditë të vështira na presin.

Luzern 30.03.2018

Xun Çetta