Politikë

Duhët pranuar se të gjithë pa perjashtim, në mënyerat dhe në kohën e vet vezën e tyre e bëjnë në Kosovë, madje tani edhe nderkombëtarët i bëjn vezët e tyre këtu ku po shërbejn dhe japin ndihmën e tyre për Kosovën por, askush në të njëntën kohë e as në të njëjtën stinë, askush në të njejtat kushte dhe më të njejtat dëshira, askush më të njejtin perkushtim e sakrificë, nuk po bënë veze në këtë vend .

 

Shumë kush bënë vezën vetëm kur ti vjen ajo e nuk ka ku shkon pa e lëshuar atë ashtu siq i vjen momenti, qoftë edhe pa pikë djerëse, pikë mundi e përkushtimi, vezën e bënë ngase i vjen fundi ku nuk mbahet më.

Pa hargjuar fjalë e pa bërë ndarje se kush dha më shumë për Kosovën e kush më pak, kush në kohën kur duhej dhën e kush kur nuk kishte si të mos jepej etj, vet vezët mund të shihën dhe flasin se nga dhe në cilat kushte erdhën këtu ku janë…

Qytetari tani e ka pak më leht qoftë edhe kur nuk perzgjedh arsyeshëm e më meritë, ngase e donë vezën e paster mundësisht pa e pastruar më leckë e lere më të bëjë më shumë për vehte dhe vendin e tij, plogështija është e keqe, këtë mos ta harrojm.

Po që se është e mundur e i hapim dosiet dhe arkivin e veprimtarisë së gjithë neve gjatë pushtimit dhe pas çlirimit të vendit tonë, në secilën veze këtu, pa zë e pa zhurmë do ta lexojshim emrin e secilit nga ne.

Veze të pergjakura, natyrshëm ka më pak ngase pakicë ishin ata të cilët donin që vezën e tyre ta bëjn në Kosovë në kohën e duhur dhe atëhere kur Kosova kishte nevoj më së shumti. Sot, perzgjedhja është e lirë, ndoshta natyrshëm perzgjidhën vezet e pastra pa një pikë djerësitje aq më pak të pergjakura nga sikleti për ta bërë vezën në Kosovë dhe për Kosovën.

Unë, nuk dua ta fyej askë, ngase realisht të gjithë po bëjm për vendin, por dua ta thëm të vertetën në gjitha mënyerat sado që nuk mund të dalim të gjithë njësojë dhe më të njejtat merita për vendin tonë dhe çlirimin e tij.

Vezët tona, pra të gjithë neve flasin vet por kërkohën sy për ti parë dhe mendje logjike për ta kuptuar pamjën e tyre nga ku lexohët dhe kuptohët shumë.

Të qetësohumi se nuk shkon kështu më vrap e më përvetsime nga veza e njëritjetrit.

Luzern 13.01.2018

Xun Çetta