Politikë


Dy skandale politike sotë të dy mentaliteteve të njejta në politikë, por është vështirë ta di e ta thëm hapt se, cili, vërtetë ishte skandal më i rrezikshëm për vendet e tyre ?.

Më i rrezikshem për vendin e tyre ishte skandali i brohoritjeve të deputetëve në kuvendin e Serbisë në Beograd ,,Rusia-Serbia dhe jo Unionit Evropian“ brohoritje skandaloze këto para zonjës Federica Mogherini e cila po e mbante fjalën e sajë si mysafire aty, apo, më i rrezikshëm ishte skandali i akademik Hivzi Islami-t i cili, kundershtarët e demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, i quajti si ,,Bashkim mediokerësh kundër komisionit, shkencës, kundër titullit tij Akademik“.

Pasojat e këtyre dy skandaleve të njejtit mentalitet politik, nuk do kalojn më kaq, u tha e u harrua… Jo, pasojat do ndihen më pas.

Ah sa akademikët i kemi kaluar të cilët na thanë : Mosni kundër ,,Bashkim Vëllazërimit Jugasllav“ mosni  më demonstrata. Ju garantojm se më këto ndryshime kushtetuese nuk humbim asgjë. Mosni më luftë se na faron Serbia, e çfarë nuk na thanë tjetër akademikët si Hivzi Islami në krye të komisionit politikë sot…

As fshatarët nuk i patën besuar akademik Islamit në fillim të viteve 90-ta, për ta bërë Partinë Fshatare, parti për mes se cilës do kanalizohej politika fshatare kunder rezistencës së popullit tonë…

Sot u dashka ti besojm për bashkim mediokerësh kundër komisionit dhe titullit tij Akademik ? Absurd i llojit tij politik ky.

Ja çmoj dhe respektoj titullin Akademik, i çmoj dhe respektoj aftësitë e tij profesionale aq sa ka, por ti quan medioker ata që rezistojn në trojet e veta !!! Kjo nuk më lejohet ta heshti, jo nuk mundem ngase do ta bëja të njejtin krim si aj.

Luzern 03.03.2017

Xun Çeta 

Ymer Berisha : Rrespekt z. Xun, për modestin dhe intelektin tuaj njerzor. Edhe unë ia çmoj titullin AHMAKDEMIKUT po jo edhe poshtërsitë që po ia bënë së i cilit që nuk mendon si ai.

Nuk kamë njohuri të madhe për ketë kryeahmakdemikun. Po me dukët së edhe ky doli si bosi i tij nga shkolla e Kumrovcit.

Akademiket nuk kanë vëndë në institucione shoqërore dhe shtetrore sepse janë të përjashtuar, më mirë të themë të distancuar nga kryeahmakdemiku, dhe ahmakdemiket që i kanë okupuar institucionet si në kohën e djajve Rrahman Morina dhe Millosheviqit e që me plot zellë ju sherbeu Isa Mustafa.
Fatkeqësia është së populli është i përgjumur dhe po lutet siç lutej gomari kur e ka sulmu ujku... me shpres së është ënderrë.
Dhe Ahmakdemija e Kosovës i ka distancuar akademinë dhe akademiket duke i diferencuar si LK J, SERBISË DHE KOMITETIT TË RRAHMAN MORINËS.