Politikë


Ka kohë që kur heshti edhe pse nuk është situatë e as kohë për heshtje ! Po, vërtetë po heshti ngase ma ka

mund politika e bylmuar më gjitha bylmetet e diplomacive pa kurriz dhe anti drejtësi.

Demarkacioni selektiv për kushtëzim si dhe komunat Serbe po ashtu selektive nga komunat tjera në Kosovë, ma kanë mund imunitetin e të bërit politikë parimore e cila sjell paqe dhe drejtësi të përhershme në gadishullin tonë Ballkanik. Kjo më ka bërë, o të heshti perkohësisht dhe në heshtje ti kthehem vehtës time ose të vdes siq e kërkon mbrojtja e vendit tonë.

Mjerisht akoma nuk ka delegacion as grup punues i cili do duhej ta kushtëzoj dialogun për çështje të kufirit më Malin e Zi  dhe Serbinë më vonë…

Janë kater (4) harta kufinjësh pa të cilat delegacioni Shqiptar (Kosovar) nuk do duhej të ulet për bisedime, e kryesisht jo pa hartën e fundit të pazareve Millosheviq-Gjukanoviq ku ndahët Peja, mirret Deçani dhe del atje diku në Rahovec.

Pa këtë hartë prezent e cila pasqyron pazaret e tyre më trojet tona varësisht situatave, ne nuk do mund të kemi seriozitet e besa as argumente mbi ato tri hartat tjera e aq më pak në hartën më të drejtë siq quhet harta e disidentit Millovan Gjillas.

Hartën e pas dridhjeve në ish Jugosllavi, përpiluar nga Millosheveqi dhe në gjysem pajtim nga Gjukanovoqi  deri dje kundershtar i të parit, faktikisht nuk e publikon as Serbia, as Mali i Zi, po as nderkombëtarët të cilët e dinë dhe e kanë si hartë nga Gjukanovoqi që kur ky i fundit po spiunonte Millosheviqin për ta mund atë si aleat i rivalit tij, pra i Bullatoviqit.

Pa këtë hartë të turpit tyre, ne e kemi vështirë ta marrim të drejtën mbi hartën më origjinale dhe të drejt siq quhet harta e Millovan Gjillasit. Familja e Gjillasëve janë vrasësit e Heroit ton nacional, pra e gjeneral Isa Boletini, por harta e Millovan Gjillasit para ndjekjës tij nga Tito është harta më e drejt, pa pazare dhe pa implikime politike.  

Politikën zyrtare në Kosovë, mjerisht e ka kapluar frika e humbjës së pushtetit në një anë si dhe e izolimit të vendit ashtu siq u izolua Shqipëria e cila mjerisht nuk u shperbly nga perendimi pas largimit të Rusëve pa asnjë anjije luftarake nga Deti Shqiptar. Kjo është frika e turpit tyre sot si pushtetar për ti mbuluar gjitha pisllëqet e tyre çfarë i janë bërë vendit dhe veprimtarëvë që nga çlirimi i vendit e kendej, pra për 17 vjet rresht.

Rreziku sot është shumë më i rënd, ngase mund ti japim teritor Malit të Zi, pastaj fillon më Serbinë dhe në fund, vet nderkombëtarët, më ndihmën e revoltës por pa forceën tonë do ti tredhin këta politikaj dhe prap të mbesim pa asnjë shperblim.

Diplomaci të tilla politike më njerëz jo të duhur në vende të duhura, një ditë mund ti ndan edhe dy vëllëzër duke ju ven një flamur kufiri në mes siq dukën në foto këta dy djemt e mi… O vdis o jeto i neperkëmbur. O të heshti o të vdes në rastin tim.

Luzern 21.08.2016

Xun Çetta