Politikë Nuk është nismë kjo e as fillim por vazhdim i punës që bënë z. Krasniçi për Kosovën. E ndava Jakupin për të filluar, apo për ta nisur kështu këtë koment mbi daljën e subjektit më të ri politik në vendin tonë , thëm subjektit më të ri më shpresë se derisa ti publikoj këta pak rreshta nuk do dali edhe ndonjë nismë e re.

Pra nuk është nismë kjo por vazhdim i ri për z. Jakup Krasniçi emrin e të cilit pata besim ta lakoj në këtë kuptim sqarimi si vërejtje e imja në emrimin e nismës së tyre. Kuptohet, pa dashur që për asnjë moment ta ndaj ndonjërin nga puna që vazhdojn e jo se po nisin apo po fillojn ata.

Dalja më subjekt të ri nga një subjekt i vjeter politik, është dhuratë e politikave jo reformiste, e në këtë rast dhurat e politikave të partive tona politike ku akoma nuk kanë kultivuar vlerën e të bashkëjetuarit më oponent apo fraksion politik si mendim ndryshe brenda partisë. Kjo i mungon politikës dhe subjekteve tona politike anë e kënd trojeve tona. Kjo vlerë do na mungoj edhe shumë gjatë për të u kompromentuar më jo vlera politike. Thëm këtë, jo vetëm se është kështu dhe pse të tillë po dalim para syrit nderkombëtar, por edhe në mentalitetin tonë na bind fakti se shqiptarin më mendim ndryshe nuk mund ta mbash që të mos dali ashtu si don ai vet ! pra parti e vlerave dhe e reformuar mirë do jetë ajo parti e cila arrin ta mban dhe të bashkëjetoj e veproj më oponet të mendimit ndryshe e që më mekanizmin e votës ndahet përparsia e veprimit në praktikë...

Unë tash, nuk po shkoj e ta marr dhe ta sjelli këtu komentin çfarë i kisha bërë ato ditë fitorës së Fatmir Sejdiut  përball oponentut tij z. Daci. Atje kam shprehur më në detale se si na mungojn vlerat politike për të funksionuar si demokraci e avancuar. Atje kam shpreh mendimin tim anti veprimit të Fatmirit  që në mometin e parë të fitorës tij edhe pse deri aty isha komplet pro Fatmir Sejdiut. Nuk ishte e leht për mua që brenda orësh ta ndrroj mendimin në momentin e fitorës për të cilën veq kisha lobuar gjatë gjithë asaj kohe ! po, unë e ndrroj mendimin edhe kur sapo arrihet ajo fitore  por të cilën aty për aty  po e vriste vet fitimtari.

Në atë artikull të asajë kohe, kam arrit ti bindi jo pak fitimtar, se gabuan dhe se ky gabim do ju percjell për gjatë gjithë rrugës si fitimtar. Vetëm shembullin e veprimit politik Obama dhe zonjës Klinton, kanë arritur të ma kuptojn drejt dhe më pas jo pak nga ta i kam lexuar se si i citonin ato, por kjo tashmë veqse ishte kopy, kjo ishte edhe e vonuar për të gabuarit në politikë. Kur fillon fushata Sejdiu-Mustafa, edhe aty kam dal më thirrje që të mos humbet kohë por ta merr partinë z. Mustafa deri në momentin kur do dali një llogaridhenje e këtij të fundit për një të kaluar të tij, fazë kjo e cila akoma nuk ka filluar më intensitet.

Unë nuk dua të bëj politikë më asnjërin nga të mbijetuarit në këtë fushë ku po vazhdon të vrapoj ati i pa shaluar mirë për plagët e vendit tonë në emer të cilit vend po kalorojn dreqi dhe i biri. Unë dua të jem këmbësor bashkë më plagët tona dhe vendin i cili po renkon, por nuk po e ndal rrugën, ai po vazhdon atë pa dallim kalorimeve pa atin e shaluar mirë.

Nëse emrin e të nderuarit Jakup Krasniçi e kam lakuar ndonjëherë vite më parë, e sigurisht se po madje ja kam perkujtuar se si një ditë do dalish nga partia ku aktualisht vepron dhe sapo të dalësh do jeni më i zëshëm se Albini gjë të cilën tani nuk duhet ta bën, emrin e të nderuarit Krasniçi e kam lakuar edhe në rastin e përshkrimeve të tija mbi takimet më Adem Jasharin,rrëfime të Jakupit këto pikërisht për ato ditë 1993 kur unë në Tiranë kisha problem madje të rënd më tani heroin ndoshta krye heroin e kësaj lufte Adem Jasharin. Tani në besim, edhe njëherë e lakova dhe po e lakoj emrin e Jakupit më shpresë se nuk do me keqkuptoj. Jakupi nuk po niset por po vazhdon u tha më lartë, e tani sapo dëgjova lajmët e sotme 1 mars 2014 ku ai, pra z. Krasniçi ofron dorëheqjen nga të qenit kryetar i parlamentit ! Unë do i bëja thirrje atij, që të mos e bëjë këtë ngase do ishte humbje për institucionin të cilin aktualisht perfaqson si dhe dashamirë të institucioneve do ta marrin si një formalitet të z. Krasniçi në prag të daljës tij më subjekt politik.

Sa i perket z. Fatmir Limaj, nuk kam aq besim të flas e as lakoj aq shumë emrin e tij ngase nuk më lidh diçka dhe aq shumë më të sa ta lakoj emrin e tij në situata të tilla. Mendoj se Fatmiri do duhej të ishte tepër i lumtur nese më daljën e tij nga PDK-ja  do arrij ta ruaj atë fluks votash çfarë mori kryesisht pas ardhjës së tij nga Haga më pafajësi në xhep. Fatmiri që atëhere ka pas bindjen se e mori partinë !, por ishte gabim i tij i nxituar ky për të cilin mësa kujtoj e kam paralajmëruar në një koment të atyre ditëve kur thëm: Kjo pritje historike po i bëhet si Fatmir i sapo ardhur nga Haga dhe si anëtar i PDK-së,  por po ta mashtoj mendja e dali më parti politike, situata nuk do i mbetet e tillë pro Fatmir Limaj...

Sot, kur kjo, pra dalja më parti politike tashmë është realitet, besoj se edhe situata është ndryshe nga ishte atëhere, sidoqoftë prap thëm se : Do ishte sukses i z. Limaj nese do arrin ti ruan votat sa kishte në PDK. Ideali faktikisht nuk lidhet aq shumë për sasi votash, ideali don cilësi veprimi, pra nëse jan ngritur idealet, nuk ka kush pse brengoset aq shumë për sasi votash të cilat jo rrallë ,ato, pra votat në politikë e mbysin cilësin e veprimit të sa e sa idealistëve frytet e të cilëve po i qorodit jo rrallë edhe vota bllanko, vota e interesit dhe vota e instrumentalizuar nga kundershtar të idealeve tona.

Mbetja eventualisht pa sukses i këtij subjekti siç ndodhi më fatin e LDD-së, fat të cilin nuk e dëshiroj dhe arsyeshëm besoj se kjo nuk do ndodh më këtë nismë, por sidoqoftë mos suksesi eventual i saj në politikë  do të jetë goditje e rënd për vendin tonë.

Unë nga këtu uroj dhe shpresoj për sukseset tuaja Nismë e vazhdimeve të reja drejt synimit tonë si popull i cili nuk po ndalet.

Edhe njëherë urime.

Luzern 1.3.2014

Xun Cetta