Politikë

 

Parahyrje :

( Asgjë mos e merr bllanko pa e shtrydhur trurin sadopak edhe vet për çfarëdo që  lexon apo të thojn të tjerët, arsyeja mes çfarë lexon, të thojn të tjerët dhe çfarë ti mendon, duhet të jetë kujdestar i mirë i jetës dhe vetëm kështu njërzit nuk do mbesin pasiv e luhet më fatin e tyre )

Dje, kur bota ishtë më keq se sot dhe nuk kishte kushte e as mundësi minimale ta bëjmë jetën më të mirë për dallim nga sot, kur vërtetë bota është më mirë se dje por ka kushte dhe mundësi të jetë dukshëm më mirë.

Këtu dallon e keqja e botës sotme nga jeta e botës dje.

Sot, sado e zhvilluar bota më këtë rini e teknologji, më parë do vdes sesa do ta mbijetonte jetën si e kanë kaluar e mbijetuar dje. Ky është edhe një fakt i cili dëshmon se bota ka nevojë të bëjë më shumë sot sesa kanë bërë dje derisa mundësit janë dukshëm më të mira.

Unë, mendoj kështu por pajtohëm edhe më faktin i cili është analizuar mirë e drejt sa lexova këtu në një publikim ku thuhet dhe argumentohët se,  bota po bëhet një vend më i mirë se dje.

Artikullin të cilin po e barti nga ,,Telegraf“-i, i cili sapo më erdhi, u shkon për shtati dhe shpesh i dëgjojm të na thojn politikan tonë, bash sikur me pas lexuar vite më parë.

Por kjo nuk guxon të na bënë që të pajtohemi vetëm pse jemi më mirë se dje, pra pse tani vendi qenka i lirë për dallim nga i pushtuar dje.

Ne kemi punuar, jetuar e mbijetuar pushtimin dersa sot kur Kosova është e lirë rinia ik nga vendi tij pse ???

Për arsye se ne nuk po bëjm më shumë se dje edhe pse kushtët dhe mundësit i patëm dikshëm më të mira !!!. Ika në kafen e mengjesit, atje ku degjohët dhe informohësh pastaj besohet çfarë të mushet mendja.

Ja nga cili shkrim fillova mengjesin e sotëm :

Shtatë të dhëna të pabesueshme që vërtetojnë se bota po bëhet një vend më i mirë–pavarësisht se mund të duket ndryshe! (Foto)

 

Pavarësisht titujve të zymtë të përditshëm rreth ndarjeve të pakapërcyeshme politike, ndryshimeve klimatike që shkaktojnë fatkeqësi dhe varfërisë dërrmuese, në shumë mënyra, njerëzimi është në të vërtetë më mirë se sa ka qenë ndonjëherë më parë.

Në mbarë botën, pritjet janë në rritje, normat e vdekshmërisë foshnjore janë në rënie dhe pabarazia globale e të ardhurave ka rënë, sipas akademikut të ndjerë suedez, Hans Rosling.

Në librin e tij, “Faktësia”, Rosling përshkruan mënyrat e panumërta se bota është bërë një vend më i mirë, gjatë shekullit të kaluar, përcjell Telegrafi.

“Unë jam duke folur për përmirësimet fundamentale që ndryshojnë në botë, por janë shumë të ngadalta, shumë të fragmentuara ose shumë të vogla për t’u kualifikuar ndonjëherë si lajme”, shkroi Rosling. “Po flas për mrekullinë sekrete të heshtur të progresit njerëzor”.

Në përgjithësi, Rosling ka pohuar se ka disa të dhëna kryesore që vërtetojnë se bota duhet të jetë më optimiste për të ardhmen.

Ndërsa ekonomisti gjerman Max Roser ilustroi shumë nga ato matje në faqen e tij të vizualizimit të të dhënave, “Bota jonë në të dhëna”, përcjell Telegrafi.

1. Më pak njerëz jetojnë në varfëri tani se çdo herë tjetër në histori

Ndërsa pabarazia e të ardhurave në SHBA vazhdon të rritet, shpërndarja e pasurisë në mbarë botën është bërë më e drejtë që nga viti 1800, kur pjesa më e madhe e botës ka jetuar më pak se 2 dollarë në ditë.

Gjatë 20 viteve të fundit, përqindja e njerëzve në botë që jetojnë në varfëri të skajshme është ulur përgjysmë.

“Kjo është absolutisht revolucionare”, shkruan Rosling në “Faktësia”. “Unë e konsideroj atë të jetë ndryshimi më i rëndësishëm që ka ndodhur në botë gjatë jetës sime”.

Lidhja Telegrafi.com 17.01.2019  ora 24 para 8 oresh :

https://telegrafi.com/shtate-te-dhena-te-pabesueshme-qe-vertetojne-se-bota-po-behet-nje-vend-mire-pavaresisht-se-mund-te-duket-ndryshe-foto/?utm_source=web-push&utm_medium=noti-web

Ripublikim më shtesën time.

Luzern 17.01.2019

Xun Çetta