Politikë
Kur po thëm, mos shkruani në mesazh privat lidhur me temat apo linkun publik çfarë e bëj ngase nuk u pergjigjem, unë po paralajmëroj sinqeritetin dhe transparencën e cila mendoj se po u mungojn tjerëve përball meje.

Transparenca dhe guximi për ta thënë të kundertën nga mendoj unë, është nderë, është respekt i cili më bën të ndihem më mirë. Frika për të më kundershtuar, më bënë të mendoj e kuptoj se diqka po më mungon…

Lidhur më po këtë temë dhe text fotot të cilat i publikova para dy ditesh, tani mora një mesazh privat ku nder ca verejte tjera thuhet:

,,Ti Xun jeton në Zvicër, shtet i katër nacionaliteteve, na thuaj çfarë ka të keqe dhe çfarë i mungon Zvicrës për të funksionuar e zhvilluar si shtet?“

Mendoj se është një pyetje e mirë por krejt pa të drejt të krahasohet Zvicra më Kosovën.

Është i pa drejtë ky krahasim për dy e më shumë arsye:

Koha kur është pranuar dhe nenshkruar kontrata e parë e themelimit të shtetit Helvetic, pra Zvicrës në  vitin 1291, nuk ka asgjë të perafert më vitin 2008 kur pas një lufte tmerrësisht të pergjakshme 1998-99, krejt në paqe, politikisht u shpall pavarësimi i Kosovës dhe tash po ashtu në këtë paqe të brisht duan të na mbushin mendjen se ky ishte dhe po mbetet vullnet i popullit !.

 

Zvicra e cila u themelua para mbi 720 vite në rrethana krejt tjara nga u themelua shteti i Kosovës po kaq vite më pas, dallon dukshëm, në shumë aspekte dhe në shumë rrethana historiko-gjeografike.

 

1.  Zvicra, nuk ishte në Ballkan dhe nuk kishte të bëjë më Serbo-Shqiptar, tradicionalisht në konflikte pushtimësh e çlirimesh njëri nga tjetri.

2.  Viti 1291, mentalitetet e asajë kohe, dallojn nga viti 1998-99 dhe viti 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës.

3.  Zvicra, nuk e pati Francën, Italinë as Gjermaninë siq e ka Kosova Serbinë, e cila vazhdon të mban territore shqiptare dhe për më keq, nuk e lë të qetë as Kosovën e pavarur të cilën e trajton dhe mban në kushtetutë si pjesë të Serbisë.

4.  Zvicra, që nga themelimi i sajë nuk ka shtyp gjuhën, kulturën dhe as traditat e atyre tri komuniteteve të cilat si shumë Kantone brenda tyre më vonë iu bashkangjitën shtetit Helvetik, pra  Frankofane-Gjermane dhe Italiane, komunitete këto të cilat vullnetarisht dhe pa politikë, i bashkohën komunitetit Rätoromanisch, dhe ajo që bëri të besohet në këtë betim të tyre të sinqert, është mos pretendimi i asnjë shteti mbi Zvicrën dhe territorët e sajë që kur është bërë betimi i tyre e deri më sot, dhe ajo që është më kryesorja.

5.  Ngritja e sistemit të bërit shtet ligjor si dhe statusi i Zvicrës si shtet neutral, mundësoj ngritjën e një sistemi Bankar krejt të pa kontrolluar nga jasht, nga ku Zvicra dha provim si shtet ku ligji vërtetë është mbi të gjitha.

Pra gjitha këto, janë faktor të cilat e dallojn Kosovën dhe mundësit e sajë që pas kaq vite të jetë apo bëhet Zvicër.

 

E dim ne se çfarë i duhët dhe çfarë i mungon Kosovës, pra vendit i cili akoma nuk po e merr veten si shtet i pavarur e sovran, gjithësesi edhe më fajin tonë.


Luzern 17.04.2016

Xun Çetta