Politikë
Edhe pse i pa kohë, i ngarkuar si kurr më parë dhe i vetstopuar të jem publik më qendrimet e mia mbi gjendjën si po e quaj tash sa kohë të jashtëzakonshme, këtë vizitë të Princit britanik, Charles bashkë më gruan e tij Camilla në Kosovë, e kam percjelur më vemendje e perkushtuim dhe krejt në fund konstatoj se, ishte një perkushtim i tij maksimal që ta kuptoj situatën drejtperdrejt nga tereni e jo nga raportimi politik e diplomatik.

Kjo për mua, ka vlerë të shumëfisht dhe jam i sigurt se Princi Qarls do ta formuloj projektin e politikave të reja në Kosovë dhe për Kosovën.

Jam ndier keq pse Kosova edhe këto ditë u gjend më gjitha ato sulme më Mollotov kunder institucioneve dhe pronave qeveritare. Se nuk janë akte vetëm të një pjese të VV-së këto, tashmë po dihet qartë dhe besueshëm se në këto akte jan përzier edhe formacione tjera qoftë nga klane të caktuara në Qeveri apo edhe sherbime tjera nga jasht vendit tonë të cilat punojn e veprojn në Kosovë e që situata politike në Kosovë tashmë është tereni më i pershtashëm për të vepruar ato sherbime.

VV-ja, fatmirësisht i gjykoj këto forma veprimi dhe kërkoj që ato të zbardhën sa më parë që është e miundëshme. Ishte e rënd dhe e pa perballuaeshme ti degjosh qeveritarët se si, të revoltuar pyesin: ( Si është e mundur që pas kaq akteve më Mollotov të mos kapën aktorët ?) Tani shtrohet pyetja, kujt po i drejtohësh, e keni pushtetin, pse nuk zbuloni dhe kapni aktorët?

E thonë këtë njerëzit e ndershëm të koalicionit të cilët akoma nuk po kuptojn se sa thellë ka shkuar thika e klaneve në pushtet…

VV-ja duhet ta kuptoj një gjë : Mos të vazhdoj e ta teproj më terrorin psiqik mbi qytetarët e vendit tonë, ngase shumë leht mund ta marr denimin më votën e qytetarëve ashtu siq, teprimi i partisë së Christoph Blocher-it kunder të huajve në Zvicër, më referendum mori JO-në e madhe projekteve të partisë tij…

Pushtetin mund ta kapin lidhje e nderlidhje shërbimesh, por ligjin dhe zbatimin e tij e donë populli i cili voton…

Edhe Kosova e donë dhe ka nevojë për ligje dhe zbatimin e tyre në interes të stabilitetit të sajë ashtu siq funksionon Zvicëra edhe pse ka mjaft pasionant dhe perkrahes të Christoph Blocher-it dhe partisë tij.

Luzern 20.03.2016

Xun Çetta