Politikë

  Lajmet e datës 12.11.2015 më bënë të besoj se kualifikimet e mia mbi politikat në Kosovë rregullisht  janë vlerësuar e trajtuar drejt dhe pa politikë klanesh,inatesh, lavdesh si pozitë apo kritikave të opozitës.

Më pak fjalë dhe pak foto më duhet ta rikujtoj perkushtimin tim në vazhdimësi mbi krejt çfarë ka ndodhur dhe mjerisht po vazhdon ti ndodh Kosovës. Unë edhe kur heshti, më heshtje flas mbi të këqiat çfarë i bëhën vendit tonë.

Ka kohë që kur paralajmëroj keqperdorime financiare të cilat i bëjn pushtetarët lokal dhe ata të politikave qendrore. Ka kohë që kur paralajmëroj se si në mënyerë jo ligjore perfitojn pushtetarët në dëm të shtetit dhe pronave tij. Tani pres kohën kur ato politika të mjera do dalin në siperfaqe dhe do zbulohën gjitha të zezat e pushtetarëve tonë në kooalicione të pa ndara për shperdorim parash dhe prona të shtetit.

 

A ka krim më të madh se kur Zvicra si shtet ligjor ofron donacione për rregullimin e Sheshit Adem Jashari (ish Sheshi Bashkim Vëllazërim në Prishtinë) Shesh ky i cili tash e 16 vite pas lufte ka mbetur po si një lagje fshati diku në thellësi të Afrikës dhe po ky pushtet në Kosovë më tekët dhe inatet që ka, nuk miraton ato donacione dhe kështu ta rregulloj Sheshin e turpit tyre para syve të kuvendarve aty për bri Kuvendit të Kosovës ?. Mendoj se jo vetem keq, por ky është krim i cili po largon donacionët për ndertimin e Kosovës së Re.

Jo vetëm Sheshi dhe shkallët e shkatrruara aty në mes qyteti siq shihet në foton Nr 1, por akoma më keq është gjendja tash e 16 vjet po në qytetet në mes Ulpiane dhe Dardanie aty para Postës Qendrore ku shkallët janë bërë të pa kalueshme dhe më rreziqe të mëdha gjatë dimrit siq shihet në foto N2.

Ju lutem cilit vend i perngjan ky më këto shkallë të shkatrruara kaq vite pas lufte, a shkohët në Europë më këto shkallë si rrezik permanent i qytetarëve të këtij vendi?.

I lëm këto dy palë shkallë e sheshe në mes qyteti si gaz i botës edhe pse kam të fotografuara edhe mbi 20 raste tjera si tretuare, shkallë të hendikepuarve etj , tani po kujtoj më foto që kur e shoh një problem tjetër tashmë të shendrruar në konflikt interesi mes byrokracicë komunale dhe Katedralës në Prishtinë, konflikt ky të cilin që kur e percjelli dhe vetem tani u bë publik në TV.

E pasqyroj këtë problem të cilin e percjell që kur. E ofroj si pasqyrim këtë për mes dy fotove të bashkangjitura, njëra nga arkivi im tjetra nga TV lajmet e datës 12.11.2015 kur po ngritet ky problem. Vlen të theksohët dhe perkujtojm faktin se edhe para Katedralës, problemi i lokaleve dhe zejtarëve të cilët po zgjeroheshin në oborrin e ish shkollës mesme Xhevdet Doda (tani oborr i Katedralës) si problem ka qen dhe mbetet në vazhdimësi.

Toka është e Komunës a qytetarët ndertojn lokale më mure betoni e tulle pa qarë kokën për pronat !!! Tash ka mbetur të merren vesh Komuna si pronar i tokës dhe Katedralja e cila nuk pajtohët të rrethohët më këto lokale rreth e per qark. Gjithë këto biznese për rreth Katedralës janë produkt i byrokracive të Komunës së Prishtinës në vazhdimësi, kur thëm në vazhdimësi mendoj që para mbi 40 vite e sot. Këtë mbijetesë të burokracive komunale e kam par praktikisht në Tiranë kur sapo fillon kjo formë biznesi 1992-93-94 etj...

Pra kam pervoja më burokraci komunale të cilat as nuk legalizojn e as nderpresin këto llojë biznesesh nga të cilat perfitojn zyrtar komunal.

Në Kosovë, tani pas lufte është ngritur edhe një sistem perfitimësh dhe biznesesh më ndertime dhe kataster ku nuk ke punë drejtperdrejt me shtetin por më sherbyes të pushtetarëve…Temë kjo e cila ka radhën e vet të zbulimit dhe funksionimit të këtij sisteme i cili rrezikon ta rrenoj forcën e kryetarëve të Komunave ku për herë të parë kemi bërë zgjedhje të drejta për kryetarin direkt nga populli dhe të veshur më kompetenca pa lënë hapësira të bllokohet kryetari nga asambleist partiak, kjo tani si sistem burokracish po rrezikon edhe fuqinë e kryetarëve të ardhur më votë direkt nga populli.

Krejt në fund, i keni dy foto mbi tenderët e famshme dhe të nderuarit e Isa Mustafës sa ishte Kryetar i Prishtinës. Ja kualiteti i radhës pas perfundimit të aferës së Mermerit rrezatues të Ismet Beqirit në qender të Prishtinës.

Luzern 15.11.2015

Xun Çetta


  Shtesa në facebook: Serish shtrohet pyetja : A do vëhet dorë në këtë shesh dhe në këto Shkallë pas vet refuzimit të donacioneve Zvicerane ? Këto shkallë dhe ato atje mes Ulpianes dhe Dardanisë para postës qendrore do duhen këthyer në gjendje normale si shkallë kryeqyteti në të kunderten pasqyra se çfarë po ndodh në Prishtinë është këtu.

 

 

  E pasqyroj këtë problem të cilin e percjell që kur. E ofroj si pasqyrim këtë për mes dy fotove të bashkangjitura, njëra nga arkivi im tjetra nga TV lajmet e datës 12.11.2015 kur po ngritet ky problem. Vlen të theksohët dhe perkujtojm faktin se edhe para Katedralës, problemi i lokaleve dhe zejtarëve të cilët po zgjeroheshin në oborrin e ish shkollës mesme Xhevdet Doda (tani oborr i Katedralës) si problem ka qen dhe mbetet në vazhdimësi.







   Dy foto mbi tenderët e famshme dhe të nderuarit e Isa Mustafës sa ishte Kryetar i Prishtinës. Ja kualiteti i radhës pas perfundimit të aferës së Mermerit rrezatues të Ismet Beqirit në qender të Prishtinës.