Lajmet aktuale

Një kërkesë nga miku për publikim mbi takimnin e 16 vendeve më zv Kryeministrin Kinez në Beograd 

PS:(Kërkesa ishte në shumë adresa, unë nuk kam kërkuar mesazh koment. Publikimin e bëj duke ruajt respektin për mikun Sejdi Veseli)

 

Pershendetje te dashur miq,

 

Keni kërkuar mesazh, ate ua dërgova, Ju nuk e publikuat.

Po Ju ridërgojë edhe njëherë, me shpresë se nuk friksoheni nga shovenistët e Beogradit dhe do ta publikoni!

 

Zv.kryeministri i Kines Li Keqiang do te nise viziten e tij per ne Serbi, duke takuar me lidere ose perfaquesit e 16 vendeve te Evropes Qendrore dhe Lindore. Pritet te nenshkruhet nje sere marreveshjesh midis Kines dhe keto vende. Ju ftoj te na ndiqni reportazh te posacem te vizites se tij ne faqen tone http://albanian.cri.cn/284/2014/12/09/Zt182s137263.htm jemi hapur ndaj cdo mesazh dhe pyetje qe keni per viziten e tij.

 

CRI Shqip

Përgjigja ime  ( Sejdi Veseli)

Me 16 dhjetor 2014

Përveç se jam në një mendim me komentin e Simbolit të Rezistencës kundër pushtimit dhe terrorit të egër serbo-çetnik, Bacë Adem Demaçit, dua të parashtrojë edhe pyetjen në vijim, i bindur se do të kuptohet drejt, thjeshtë, si një pyetje që i bëhet shtetarit të popullit mik, i cili përditë e më tepër po forcohet, natyrisht me punën e tij, po nga një qytetar i një populli mik i cili ka nevojë për mbështetje, në të drejtën e tij legjitime:

-Pse u përbuzë gatishmëria e drejtuesve të Kosovës për pjesëmarrje në këtë takim të Zv.kryeministri i Kinës, Lĭ Kèqiáng, me 16 liderët e vendeve te Evropës Qendrore dhe Lindore?

Ndofta arsyetimi Juaj do të jetë: Kosova nuk është njohur nga Republika Popullore e Kinës, andaj edhe mungoi ftesa për përfaqësuesit e saj?!

Vërtetë Kosova nuk është njohur nga RP e Kinës, por kjo përbuzje e ka goditur rënd popullin e saj. Popull ky i cili u la në gjakun e bijve të tij të zgjedhur për t’u çliruar nga pushtuesit hegjemonist serbo-sllav, ashtu sikur edhe

populli kinez deri në çlirimin e plotë nga thundra e pushtuesve shovinist japonezë.

Përballë kësaj përbuzjeje imponohet edhe pyetja: si do të përjetonte diçka të tillë populli kinez, po të mos ftoheshin përfaqësuesit e shtetit të tyre, në një takim pune të kësaj rëndësie, që do të mbahej në regjionin e tyre, të cilit i përkasin, qysh se ekziston bota me njerëz!

Sejdi Veseli/Prishtinë/Kosovë

Komenti nga unë Xuni , emri im Kinez, mos harroni-a !!! Ma lejoni shakanë me emrin tim vertet emer Kinez  :

Mendoj pa pretenduar se jam në të drejt apsolute në çfarë thëm dhe mendoj:

Nuk u ftua Kosova në këtë takim më rëndësi të situatave që po vinë, ndoshta jo vetëm pse Kina nuk e njeh shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, por edhe pse ca ditë para këtij takimi, më vetëdije a pa të, si më porosi RTK bëri disa ditë rresht një reklamë tepër të keqe se si biznesi Kinez dhe biznesmen të ardhur nga Kina po perjetojn një falimentim total. Edhe më porosi negative nga dasha keq të raporteve dhe biznesit Kosovë-Kinë , në këtë prag takimi nuk kishin dit aq keq më bërë video-reportazhe gjithëandej dyqaneve të mbyllura Kineze në Prishtinë e më gjërë !!! Ku ishin ato reportazhe më herët ? Pse pikërisht në prag të këtij takimi ?.

Pastaj, sa lidhje ka komenti mbi raportet dhe biznesin Shqipëtaro-Kinez më këtë foto me kuptim krejt tjeter:

https://www.facebook.com/RadioEjaniFM106/photos/a.438742702846642.107526.437241682996744/808094769244765/?type=1&theater

Publikuar 16.12.2014

Xun Çetta

Në facebook:

Xun Çetta: Njeriu i cili te kupton, pa vonuar shumë të pergjigjet po edhe sqron. Sejdiu sa duket me kuptoj se nuk u ndjeva mirë kur në letrën e tj thuhet : ( Më kërkuat mesazh koment për takimin , ju dërgova mesazhin dhe tani nuk e botoni). 

Unë të nderuar/a lexues/e, publikoj shkrime autoriale,  shpesh më së paku nga ata që i njoh. I marr ato tema të cilat mendoj se ja vlen edhe ti komentoj, dhe kështu ushqej bindjen se bëj punë të dyfisht, pra dëshmoj paanësi , si dhe kundërshtoj ose perkrahu më bindje se po ndikoj apo kontriboj në ndryshimet e radhës.

Ndihem mirë kur kuptohem drejt. Miku Sejdi Veseli, ishte, është dhe shpresoj të mbetet njeri nga ata të cilët më kanë kuptuar drejt në të kaluarën, më kuptojnë sot dhe do më kuptojn në momentin të cilin e pres si momentin më të emël në jetën tonë si gjeneratë.

Ja përgjigja e z. Veseli pas publikimit të letrës tij bashkë më sqarimin dhe komentin tim mbi takimin rreth biznesit Kinez në rejonin tonë:

Qofsh i përshendetur dhe çdoherë i respektuar, i nderuari Xun


Veprimi im ishte në shërbim të demaskimit të politikës proruse dhe proserbe të kinezve, si dhe të dyfytyrësisë së radios kineze, e cila në njërën anë lypë mesazhe, dërsa nuk i publikon ato që nuk i shkojnë për shtati.

Prej  meje je i lirë të publikosh, ku e sheh të arsyeshme meszhin tim dërguar CRI Shqip, natyrisht sipas kërkesës së tyre.

 

Me respekt nga Sejdiu

Me 16 dhjetor 2014/Prishtinë