Politikë Të fillosh nismën

Të shkruash për një vendbanim, që ka traditë të lashtë, që ka qëndruar në vlimet e vazhdueshme të cilat ndodhën nëpër rrjedhat e historisë e që u ka bërë ballë pësimeve pothuaj gjatë të gjitha pushteteve që erdhën e shkuan nga këto troje, nuk është punë e lehtë.

Këtë e vështirëson edhe mungesa e dokumenteve arkivore që duhej të ishin dëshmi më e besueshme dhe autentike për këto ngjarje. Megjithatë, duhet bërë një nismë, duhet vënë një gur-themel për studimet e mëtejme, për kahet e hulumtimit, të gjetjes së materialeve dhe për shfrytëzimin e kujtesës së gjallë, e cila vazhdon të jetojë e të kultivohet ende nga më të vjetrit. Duhet bërë kjo, edhe pse numri i atyre që ishin pjesëmarrës në ngjarjet e vrullshme të gjysmës së parë të shekullit që shkoi, po pakësohet me kalimin e viteve.

 

------------------------------------------------------..

 

Koment -Xuni po sot 05.01.2012:

 

Po Rrahim ,kjo i duhet si buka,uji dhe ajri,vendbanimeve tona,historisë së vendit tonë,i duhet mbi të gjitha popullit i cili po harron. Të mos hulumtosh vendbanimet,trojet tona dhe të kaluarën kaq të bujshme çfarë ka kombi ynë,kjo do të thotë ta vrasësh kujtesën,të mos kesh arkiv kurrë dhe kështu të mbetesh pa histori për të cilën tjerët ta kanë zili për çka edhe donë ta vrasin historinë tonë si popull.

 

Ju Rrahim nder tjera thoni : ( Këtë e vështirëson edhe mungesa e dokumenteve arkivore që duhej të ishin dëshmi). Jo Rrahim,neve nuk na mungon bash asgjë në këtë drejtim,kemi dokumentacionet e shkapërderdhura,kemi arkiva legale,ilegale,private e shtetërore,kemi njerëz të gjallë si dëshmia më autentike,kemi idenë si projektin më të mirë të mundshëm për ballafaqimet e tyre për gjitha dilemat dhe kundërshtitë që janë dhe kështu në kundërshti po mbijetojmë në kundërshti te libri kundër librit,rrëfim kundër rrëfimit,parti kundër partie më në fund klan kundër klanit. Vetëm zbardhja e realiteteve mbi këto rrjedha si dhe aty këtu ballafaqimi i pretendentëve dallkauk i rregullon këto mangësi të cilat po i vuan vendi,populli ynë.

 

Pra ato dokumentacione,arkiva dhe dëshmi të gjalla nuk mungojnë z. Sadiku por mungon,vullneti,guximi dhe institucionet që e bëjnë shtetin për ti kaluar nismat për të cilat edhe e filluat debatin.

 

Juve Rrahim para dy ditësh ju lexova diku në ata dy rreshta të vetëm apo ndoshta ishte një rresht i vetëm por ku kishte vend të thirret mendja. Nëse mund te ju citoj thoni :(Të gjithë jemi të mençur por duhet të jemi edhe të ditur).Unë ju klikova më (e pëlqej),por në mungesë kohe nuk ju komentova ngase në dy rreshta sa ishin do duhet mbi pesë rreshta komentim,por tani po ju them se të diturit e lajkave politike pakicë këta,e kanë mbytur shumicën e të mençurve,kuptohet,nëse vërtet të gjithë qenkemi të mençur (gjë të cilën nuk e besoj unë) por jo edhe të ditur siç thoni ju z. Sadiku.

 

Unë kam një analizë të mrekullueshme ku pasqyroj karakteristikat e të diturve pakicë në lajkat politike të cilët po më lajka vrasin të mençurit në popull dhe kështu qeverisin të diturit e lajkave politike me ose mbi popullin injorant,produkt i diktaturave dhe të diturve në po ato lajka.

 

Këtë tharje truri më politika të tillë politikanësh,më së miri mund ta shohim po ti krahasojmë filmimet me rastin e vdekjes së Havellit polak dhe Kim Junit në Kore. Aty mund ta shohësh dallimin e popullit më mendje dhe trurin e tharë dhe atij si popull normal.

 

Ne rrezikojmë të varemi nga politikani,kulti i politikës dhe më vdekjen e kultit të bien çdo gjë derisa të gjendet ,përpunohet dhe aftësohet kulti tjetër.

 

Jo rastësisht prapaskena politike tek ne më traditë humbë kohë për ta bërë politikan të përzgjedhurin e ri në moshë,buzë qumësht dhe pa pikë oratorie,ngase kështu prapaskena donë qeverisje sa më afatgjatë më të përzgjedhurit e tyre. E kjo, në jetën time nuk është akceptuar si politikë e cila qon për para vendin tonë. Jo rrallë kam konstatuar faktin se as kulti politik nuk është fajtorë sa është prapaskena e cila kështu bën 1001 të zeza për ti fatyruar politikës dhe kultit qoftë edhe para vdekjes së tij ku do dalin më pas gjitha ato të zeza. Pra kështu e don injoranca politike ngrit kulte rrëno kulte dhe sisteme politikash.

 

 PS:

 

Më shumë rreth kësaj teme kam shkruar në Shtator 2011 më titull artikujsh :

 

1.             Historia përcakton fatin tonë.

 

2.             Koha për Histori në baza arkivi.

 

3.             Thesi u mbush.

 

 

Shko në arkivin shtator 2011 në

 

www.info-cetta.blogspot.com

 

 

Unë tani po publikoj vetëm këso ndërhyrjesh dhe kështu po ngushëllohem më mbylljen e një arkivi të tërë o kontribuues të këtyre debateve.

 

 

Miqësisht Xuni