Lajmet aktuale

 



Mbrëmë vonë pas orës 24 h ,sapo doja ta mbylli PC-që nuk ishte ndalur mbi 12 orë dhe do bie për gjumë. Unë për sherrin tim vizitova shtypin ku nder tjera u ndala këtu tek këto foto,sado qe menjëherë u largova e rashë për të fjetur,prapë nuk pata gjumë,ngase më iku ai dhe kështu e tërë nata më shkoj duke menduar e analizuar:

 

Të u shpallësh luftë politike këtyre do të thotë u ke shpallur shteteve më me ndikim në Ballkan. Këtu është politika e SHBA-ve, këtu është ajo Ruse,këtu janë Serbo-Maqdono-Malazezët,këtu janë besnikët aktual dhe më ndikim të politikës Franceze,këtu janë delegues por të dobët Grekë,këtu janë e kush nuk është më politikat e veta në Kosovën pa politikë-bërës vendor.

Më duhet ta veçoj një gjë për të mos thënë u tha shumë e nuk u dallua asgjë:
Këtu ka më së paku dhe fare pa ndikim për të mos thënë nuk ka fare politikë Gjermane. Shqiptarët besojnë shumë në fjalë të mëdha dhe kurr nuk lodhin kokën për të studiuar dhe analizuar gjërat vet.

Thuhet se Politikën e ka Franca derisa ekonominë Gjermani dhe sipas gjitha gjasave shqiptarët nuk donë të merren më ekonomi por më politikë dhe jo rastësisht, jo pa arsye jetojmë më prodhime të importuara pa prodhuar asgjë vendore.
Kërkoj falje pse në këtë foto përgjithësova edhe ndonjë të ri pa fajin e tij por nuk desha të merrem më emra e ti ndaj ndonjërin prej tyre.

Do të isha ngushëlluar,sadopak isha ndier më lehtë po ta kishim qoftë një personalitet të politikës vendore më të cilin besnikërisht do kishim shkëmbyer informacionet tona të cilat janë fryrë nga vlimet e këtyre politikave.

Luzern 27.12.2011

Xun Çetta

---------------------------------------------..

Kush do të jetë Personaliteti politik i vitit 2011 në “Bota sot”?-
Edhe këtë vit edicioni online i Gazetës kombëtare “Bota sot” vazhdon traditën e zgjedhjes së personalitetit të vitit 2011 në trojet shqiptare. Çdo vit në hapësirat shqiptare po shtohen personalitet e reja politike e institucionale prandaj edhe këtë vit kemi përfshirë fytyra të reja të skenës politike shqiptare.
Këtë vit ne jemi munduar që të përfshijmë 14 personalitete të njohur ndërsa Juve lexues të nderuar, ju mbetet që me votën tuaj, kudo që jeni të votoni në anketën tonë dhe bashkërisht të zgjedhin personalitetin e këtij viti që po e lëmë pas.
Ueb sajti “Bota sot” i cili mbanë primatin si ueb sajti më i klikuar në të gjitha hapësirat shqiptare, ju siguron se me korrektësinë më të madhe, falë votave tuaja do të zgjedh më meritorin për personalitet të vitit 2011 në hapësirat tona.

1. Atifete Jahjaga
2. Behjget Pacolli
3. Josefina Topalli
4. Sali Berisha
5. Isa Mustafa
6. Hashim Thaçi
7. Bamir Topi
8. Lulëzim Basha
9. Edi Rama
10. Albin Kurti
11. Menduh Thaçi
12. Nexhat Daci
13. Leka Zogu II
14. Ali Ahmeti.