Familiare

,,Nuk po më del shpirti pa ardhur nga atje djali i Nënës” Kështu sikur po më vie zëri i saj të cilën e dëgjoj më shumë dhe më pastër, kështu po e kuptoj më mirë se sa e sa telefonata nga familiarët të cilët më sqarojn për gjendjën e saj të keqsuar dhe rregullisht më thonë se Nëna po të kërkon, tre muaj nga kur Xuni ishte këtu po më dukën tri vite po thot Nëna.

Motra jonë e vetme dhe vëllëzrit të gjithë u mblodhën atje, vetëm unë po mungoj, por Nëna ime nuk vdes pa ma bërë hallall dhe pa e puthur atë për së gjalli në dy faqet e saja. Këtë gjë e di dhe jam i sigurt se ajo më pret.

Para jo shumë ditësh komentova një linkun e një mikut tim i cili po përkujtonte prindërit e tij dhe ndër tjera i thëm:

( Kujtoj prindërit se navigacion i rrugës suaj në ketë jetë është kujtimi për prindërit o Tunë. Edhe pak ditë, javë e ndoshta muaj do të jemi të barabart ..)

Ja vetëm një foto nga rrefimet e Nënës time tek e cila po shkoj sot:

Luzern 17.4.2014

Xun Çetta



Foto-2-

Nëna ringjallet kur je afer saj
F oto-3-

 Motra Fahrije, gjatë pushimit vjetor e mori Nënen një muaj dhe kështu i la feminë pa Gjyshe të cilët detyroheshin te shkojnë në Prishtin ta vizitojnë tek halla.

Foto-4-

Reja e madhe e Nënës Shehrija bashkë më renë e sajë Qendresën përkujdesën për Nënën tonë të madhe e të dashur a ne nga mergimi fotografohemi kur shkojm dhe e gjëjm mirë atë. Humor relaksimi por me realitet aty.