Rrefime Xuni Emm.C nga Mehmet Arifi

Unë ju kërkoj falje gjithëatyre të cilët më respektojn më dërgesat e linkëve të tyre në profilin tim facebook e që unë nganjëhere po detyrohem ti fshij ato ngase  profili im nuk po kuptohët se është kryefaqja apo profil individi...

Ju garantoj se nuk i fshij ato për ndonjë arsye tjetër nga kjo çfarë u sqarua më lartë si dhe kurr nuk i fshij ato parase ti deponoj në një fiokë,, follder" apo ,,Ortner" të profilit tim ku sakt e di kush kur më ka postuar linkun e tij.

 

Dje më ndodhi e kunderta, një bashkë mergimtari ynë, i rregullt më të cilin pijm kafen e mengjesit varësisht kur jemi të lirë, ai me paska fotografuar fshehurazi dhe nuk po dija gjë veq kur pas dite po këtë foto po e gjëj në kryefaqen e facebook-ut. Nuk më erdhi mirë por jo sa më u hidhëruar ngase ai miku më ka thën se kohet e fundit kam filluar edhe unë të kem qasje në internet, po bëj foto etj sa që një ditë do të ju konkuroj në publicistikë.

Pra defekti është se ai veproi ndryshe nga unë , mund të fotografohet fshehurazi ngase foto del më e mirë dhe si befasi, por nuk publikohet ajo nëse nuk është foto kolektive si dhe më dy fjalë të përshkruhet motivi i publikimit.

Luzern 26.3.2014

Miqësisht më ju dhe për ju Xuni