Politikë

Dalje të reja partish politike në momente të caktuara si më porosi dhe kujdestar situatash


Në zgjedhjet nacionale të vitit 2001, pata përkrahje edhe nga elektorati i partive politike, madje nuk mungoj gatishmëria e tyre që të më ofrojnë ndihmë duke u bërë edhe anëtar të këshillit koordinues siç quhej, pra Shtabi zgjedhor i kandidaturës sime si kandidat i pavarur.

Tani pas dymbëdhjetë (12)  vite, po përgatitem për zgjedhjet e radhës që po vinë dhe jo rrallë po ndalem dhe analizoj nëse mund ta kuptoj faktin se sa është ngritur vetëdijesimi i elektoratit pas kaq kohë . E di se ka pas dhe vazhdon ngritja e vetëdijesimit votues por mjerisht nuk po mungojnë edhe dalje të reja partish politike në momente të caktuara si më porosi a kujdestar situatash për ta shmang edhe atë pjesë të këndellur elektorale, kuptohet kontribut i yni ,i gjithë neve ky por koordinimi akoma po mungon !

 Kundërshtarët po mbesin të krijuar që në start, pasoj e mos koordinimit si dhe kështu po vendnumrojmë  pa suksese politike, ndryshimet më në fond po vinë por dhimbjet nuk po ndalen.


 PS:

Po i bëj këto postime vetëm sa te mbetemi në lidhje dhe të mos shkëputemi për aq kohë sa jam i zënë më kompletim materialësh. Unë herë pas herë ju lajmërohem më nga ca postime të nderuar/a në mënyrë që të mos ndahemi, të mos ndahemi ngase deri në zgjedhjet e ardhshme priten edhe ngjarje tjera, ndryshim i situatës, dalje partish të reja etj,por puna drejt ndryshimeve si objektiv i yni duhet të vazhdoj  


Luzern 14.06.2013

Xun Çetta