Lajmet aktuale

   Tani një shkrim ky këtu krejt më ndryshe nga kumtesat tona tash sa vite, shkrim jo bash i kompletuar dhe jo bash i redaktuar e më kujdesë drejtshkrimor...

Përshkrimet si shtesë hulumtimi gjatë pauzave të këtyre takimeve nder vite, nuk janë pa vlerë e aq më pak të mos i kompletojm tutje më vonë:

(Sqarime nder kohë  ):

1-

Vetëm gjatë simpoziumit të përshkrimit të këtyre ngjarjeve, Simpozium të cilin më sukses e mbajtëm me 06.03.2011 në Neunhof të Zvicrës, kam përjetuar gjëra shtesë dhe për çudi sapo me janë përmendur faktet, më është kthyer kujtesa aq e kthjellët sa nuk përshkruhët dhe konkretisht :

Hyra brenda në atë sallë dhe sapo e kuptoj një shoku aty, se unë jam Xuni, me ftoj dhe po me prezantohet me emrin Naser Berisha, fillimisht nuk reagova dhe nuk me la përshtypje për të kuptuar diçka. Kur filloj rrëfimin e tij në pjesën e ndjeshme, pa përfunduar mirë më erdhi kujtesa madje edhe më mirë se ai vet qe po na kujtonte insertin e asaj dite të 26 marsit 1981.

A te kujtohet, më pyeti ai, kur më dhunë e kam marrë fjalën të cilën nuk donin te ma japin as shokët e lere më Azem Vllasi të cilin po e kundershtoja ?

vazhdo i thash unë. A të kujtohet cili është ai person qe ka pyetur Vllasin pse nuk mund te jetë Kosova Republikë derisa Mali i zi më 5-6 qind mij është Republikë ?. Kush ka qenë ai nuk e di,a pikërisht kështu ka qenë, u përgjigja unë.

Eee z. Çetta, unë jam ai dhe filloj rrëfimet tjera të cilat do zbardhën më pas. Jam ndalur dhe po mendoj, është e pa spjëgushme se sa kthjelltë me erdhën në kujtesë gjitha çfarë tha Naseri.

Më vonë ndoshta pas dy ore, me janë ndezur dritat në errësirën e harresës dhe më ka ardhur emri Naser Berisha. E thirra serish dhe i them :

Naser, jo vetëm ato që thoni ju, por tani më erdhën në kujtesën e pushuar kaq vite edhe gjëra tjera dhe konkretisht :

Kur na kanë nxjerr nga Konvikti Nr 4 më duar pas qafe si robër lufte, sapo jemi ulur të gjithë, pyetja e parë nga policia civile ka qenë : Kush është Naser Besisha ? nëse është këtu le të ngritët. Kjo e vërtetë, është e pa mundur të mos na kuptohet çdonjërit nga ne qe ishim aty, i them Naserit në prezencën e shumë të pranishmëve aty.

 

Kujtesa tjetër po ashtu shumë e kthjelltë por qe nuk do më kujtohej kurrë është :

Duke më thënë ca shokë në mesin e shumë shokëve tjerë në pauzën e drekës, se si ti Xun ke qen i rrebeluar dhe ke qen shumë problem e guximtarë, aty pari ndërhyn Hysen Shurdhani dhe thotë :

Jo nuk ka qenë aq guximtarë madje ju dëshmoj se Xuni ka qenë edhe frikacak i madh. Kjo nuk me befasoj dhe nuk e prita diçka shqetësuese ngase e dija veten dhe veprimet e mija në atë kohë. Ja faktet te cilat deshmojn se Xun çetta nuk ka si të mos i pranon këtu para nesh tha Hysen Shurdhani dhe konkretisht :

A të kujtohet Xun, kur na qiten jashtë nga Konvikti Nr 4 më duar pas qafe dhe ti ke pas të veshur një mantel të kaltert të punëtorëve të qendrës bashkë me një kapele të gëlqerosur në kokë qe sapo ishe maskuar në këtë formë, edhe kështu i maskuar Xun, nën stop po e futshe kokën pas meje duke më thënë, mos lëviz, mos lëviz shumë se mund të më njohin, kështu kokën nuk ke guxuar ta ngrisësh as edhe njëherë nga prapa shpina ime, është kështu apo jo Xun ?.

Për zote, ja ku i kam 42 faqe kumtesë, merrni lexoni dhe shihni ku përshkruaj mantelin dhe daljen nga konvikti Nr.4. Frikën time që kaq mirë ma solli në mendje z. Shurdhani nuk e kam përshkruar por të falënderohem shumë qe ma kujtove dhe tani u ndjeva mirë kur me erdhi edhe kjo kujtesë kaq e pastër në kokën dhe mendjën time.

Është e vërtet se jam maskuar dhe shumë kohë ndoshta javë, nuk kam hjekur mantelin i cili me ka shpëtuar, e tani ju them se me ka shpëtuar pa u arrestuar po atë mbrëmje edhe kjo frika te cilën po befasohem pse e kam harruar, kështu u përgjigja unë.

Po si të mos frikësohet dhe si të mos bënë këtë qe paska bërë kur dihet se nuk ka lënë gurë pa lëvizur ato ditë nga 11 Marsi e në veqanti atë ditë 26 Mars , ju lutëm si qenka frikë kjo të i ikësh dhe fshihesh pushtetit te pushtuesit tha njëri aty te cilit tani nuk ja di emrin por e kam në foto të po asaj dite pauzash.

Vërejta se ky nuk po kuptonte se mua më u bë qejfi kur më u sjell në kujtesë kjo qe tha Hyseni. Më pas e binda atë person se kjo ishte një gëzim për mua dhe më u kujtua aq mirë sa që vetëm kështu më hjekën ngarkesat qe na i ka shkaktuar koha, torturat dhe harresa.

Hyseni pas kaq vitësh ,kishte krijuar bindjen se Xuni e ka sulmuar Xhavit Halitin në po këtë datë, por ju sqarua se si, jo vetem Hysenit por edhe dikuj tjetër po u përzihet rasti i punëtorit të fabrikës së amortizatorëve me rastin e sulmit çfarë i është bërë Xhavit Halitit.

More ndal pak po thotë Hysen Shurdhani dhe më pyeti se a e din ti pra se kush e ka dërguar në spital më veturën personale Fiq Xhavin ?. Jo u përgjigja unë, e ka dërguar Avdullah Qalloku duke ju thënë studentëve, mjaft , mjaft se e mbytet njerin me shufra hekuri, ashtu të përgjakur Avdullahu vet i treti e kan terhjekur, pastruar paksa gjakun dhe dërguar në spital, tha Hysen Shurdhani sot i gjall.

( Më vonë, Avdullahu i cili punonte në imbis mobil në stacion trenit Luzern ma ka puhuar këtë dhe sqaruar e rrefyer shumë gjera tjera)

Kujtesa e tretë (3) është : Duke i dëgjuar gjitha këto,një grupi qe ishim dal jashtë dhe po pinim cigare pas gjitha qe u thane, ndërhyri edhe Hamdi Hajdini i cili tha :

Po a ju kujtohet kur në atë gjendje siq na kishin ulur më duar lidhur pas qafe u ngrita i zgjidha duart dhe pyeta, nese mund ta ndezi një cigare dhe më u mundësua ta ndezi dhe sa duket ja pash sherrin ngase më morën më pas por kur me quan brenda, më liroj Abdullah Prapashtica qe kishte qenë vetë në shërbimin sekret ?.

Pa pritmas u dëgjuan dy zëra rrufeshëm te cilëve ju ërdhi kujtesa e humbur dhe pas pak po ashtu shumë kthjellt më u kujtua dhe mua.

Besoj se kthyerjën e kujtesës në këtë formë evokimesh njeri tjetrit mund ta sqaron vetëm psikologjia apo ndoshta edhe kemi nevojë për trajtime të ndryshme sa nuk ka humbur gjithçka dhe të mos zbardhën gjërat më kurrë.

Kjo është ajo qe rregullisht po e them se njerëzit duhet ballafaquar dhe pastaj të përcillën reagimet, jo vetëm këto rastet pozitive dhe krenare për ne, por edhe ato raste të turpit kush çfarë ka bërë duke i dal dhe dëshmuar shokut për veprimtarinë pasi që tjetri i kishte qëndruar torturave dhe nuk ka pranuar rastin apo akuzën.

Rrefimet-2-tani 10 vite më vonë :

 

Tani dhjetë 10 vite më vonë, në seancën e debateve të lira evokimi të këtyre ngjarjeve mbajtur në Suhr të Zvicrës më 11 Prill 2021, nder tjera u than edhe detaje të reja dhe konkretisht :

 

Në këto takime evokimesh z. Riza Demaj po na tregon se si më 11 Mars tani i ndjeri Ibrahim Nikçi paska plagosur policin dhe ka shtën në tjerë polic, e këtë gjë e lexon dhe rrefen edhe Xhevat Zekaj.

 

Xuni tani : Vendi ku paska ndodhur kjo, unë nuk kam qenë ngase më 11 Mars unë kam trupuar trup e trup oborrit të fakulteteve ku sot është Kisha politike e ngritur më vonë nga pushtuesi, pra nuk kam shkuar të ballafaqohem më policinë gjatë marshimit drejt qendrës duke llogaritur se mund ta perjetoj të keqen siq e perjetova më 02 Prill dhe kështu ndoshta si frikacak I rava trup për të arritur tek Qendra.

 

Xhevat Zekaj e lexoj dhe na tregoj se:

Televizioni i Kosoves si dhe nje Televizion dhe gazetar i Beogradit i cili do te interesohet shumë se çka po ndodhë, keshtu qe ai edhe interevistoi disa nga studentet, bile nese nuk gabohem njeri nga të interesivstuarit ate ditë ishte edhe Bardhyl Mahmuti, student apo nxënës nga Maqedoni dhe se e paska lexuar diku intervisën.
 

Xuni tani : Unë nuk e kisha dijt se gazetarët paskan qenë në mesin tonë, as gazetar vendor e as të huaj, madje nga policia ishin ndaluar ata të na percjellin dhe shumë mirë na kujtohët kur gazetarët shiheshën nga larg, pertej rrugës duke filmuar më Fotoaparatet e tyre më objektive të gjata si Taturangja.

 

Në po këtë ditë evokimesh mësova se më 11 Mars

Paska marr fjalën edhe z. Mehmet Bislimi e që edhe unë kam qenë aty por emrin nuk e kam dijt e as fiksuar perjashtuar emrin Ali Laçi më fjalimin e tij mbi trafo aty naltë.

 

Xhevat zekaj nder tjera lexoj dhe rrefej duke thënë :

Ne kerkuam qe kesaj demonstrate ti prij Azem Vllasi dhe u tentua qe ti ipej Flamuri Kombetar por perpjekje e kotë sepse nuk pranonte ndersa nga nje grupë i ne studentëve do te goditet pa meshirshem, ndersa e shpetoi nga e keqja me e madhe qe do ti ndodhte studenti Xun Çetaj.

Xuni tani : Një evokim-lexim kumtese e re kjo pasi që një a dy muaj më parë, po Xhevati po debatonte më mua në Prishtinë dhe ja kam thënë se : Po të mos e kisha larguar Azemen i cili u revoltua fizikisht, madje e pash si të qartur duke kundershtuar ta marr flamurin më dhunë, jam i sigurt se ka mundur të na ndodh më e keqja dhe të na shpallin si të dhunshëm.

I kam treguar më shumë se kaq nga sa edhe kam shkruar shumë vite më parë se si kur e kam larguar Azemin nga turma aty diku mes Barakave dhe konviktit Nr 1, i kam thënë :

Azem, ec se i shpetove më të keqës, revoltimin tuaj edhe fizikisht aty, nuk e doronte njeri dhe ka mund të ndodh e pa pritura e keqe.

Azemi më thot : ,,Republika nuk fitohët kështu më dhunë në rrugë, atë mund ta shtrojm në forume të larta të partisë por jo tani, kështu siq kerkoni ju kjo do quhej Republikë e dhunshme Enveriste“.

Ec Azem se sikur ta kishit shpallur Kosovën Republikë Titiste, ne nuk do ishim këtu, ec se po më presin të mardhojm drejt qytetit, i thëm atij, Azemi mbeti e stepur por më në fund më u falenderua shumë njerëzisht dhe u pershëndetëm, aj drejt rrugës tij unë u ktheva në atë ushtri të vitit 1981.

Një shtesë këtu që ta mbajn mënd shumë kush nga ne dhe po e futi në kllapa që të mos harrojn :

( Po ky Azem Vllasi, fatmirësisht sot i gjall, për kaq vite pas lufte në TV emisione perball njerëzve tonë si mysafir emisioni, shokë siq quhën politikan e radikal, më mirë e më frytshëm i ka mbrojtur politikat e pas luftës së UÇK-së Azemi, pa braktisur Titizmin e tij se sa shokët tonë të cilët sikur nuk kishin çfarë të thojn, madje Azemin edhe në poste të ndryshme e emrojn, unë këto realitete herë pas herë, publikisht i kam thënë dhe të gjitha këto realitete jan)

Gjatë evokimeve të këtyre ngjarjeve në seancë debati atë ditë në Suhr, jam ndier mirë kur z. Mehmet Bislimi e pranon se, kaq vite pas atij viti të madh kthesash, vertet siq thot Xuni , nuk kemi qenë bash të sinqert mes veti dhe jo bash pa anshëm kemi shkruar dhe evokuar pranverën 1981. Në veqanti jam ndier mirë kur na pershkruan tentativën që të marshojm drejtë Fontanës aty mes konviktit Nr.3 dhe Konviktit Nr 2, aq mirë e sakt e pershkruan sa që edhe çfarë kam pasur veshur e dinte. Aq mirë më pershkruante sa që në besim si mik i thëm :

Po, po Mehmet je i sakt në gjitha çfarë thuan edhe veshmbathjën time ma pershkruan ngase ,,UDB njerëzit si ti aty na i gjuan“ Ishte shaka të cilën më mirë ma kuptoj Mehmeti se sa disa aty të cilët siku mbeten të hutuar më çfarë po flet Xuni.

Edhe z Hamdi Hajdini ishte shumë i mirë në pershkrimet e tij, madje më i mirë se kurr por një lëshim e kishte të cilin në pauzë ma pranoj.

Në konviktin Nr 3 gjatë natës jan shkruar pankarta prej pelhur e asnjë parullë nuk ka qenë e shkruar në format të qarshafit të madh, parullat në Qershafa jan shkruar vetëm pas mesdite prapa Barakave ku ishim perqendruar dhe aty ka shumë qka për të rrefyer. As sot nuk di kush ishte studentja Mire Pajazitaj, kush ishte Studentja Pepshi, kush ishin sa e sa femra tjera e mund të ketë qenë mes tyre edhe zonja Teuta Hadri të cilën më vonë e kam njohur si emer.

Krejt në fund, dua të them : Perballja më evokime të lira mund të i zbardh gjërat të cilat nuk mund t`i kemi mbajtur mend të gjëthë, aq më pak emrat e secilit nga ne, kumtesat vertetë jan më zyrtare por evokumet më ballafaqim kam pershtypjën sikur dalin më të sakta.

Krejt në fund të kësajë pjese më evokime pauzash, ashtu siq kam thënë në komtesën e fundit në Suhr të Zvicrës po e thëm pak më qartë këtu, ngase unë shpesh shkruaj por kokën problemit nuk ja qes.

Ka tendenca që jo pak individ sherbimesh jo zyrtar ,ti quaj spiuj ata, në bashkëpunim dhe në veprim më disa punëtor të ish Sherbimit Shtetëror në ish Jugosllavi, të na dalin si koka e veprimtarisë patriotike në këto ngjarje !!!

E kam thënë por shumë shkurtazi e më qellim, kjo si befasi edhe nuk perjashton mundësinë e këtij pretendimi !!!, por kurr ta kaperdij pa u ballafaquar dhe intervistuar ata apo ato, ashtu si unë di ta bëjë këtë punë intervistimi.

As pushtetarëve të djeshëm, as të sotshëm e as pushtetarëve të neserm nese kam fatin dhe shendetin, kurr nuk do të jau besoj në këto pretendime pa u ballafaquar më fakte e deshmi më mua personalisht. Unë kam deshmuar tolerancë dhe hetim të shendosh në këto punë, dihën botimet e herëpashershme jo pa qellim në të rrallë.

Unë, tani po shkoj neser 17.04.2021 në Shtutgard të Gjermanisë ku do mbahët Simpoziumi ndoshta i fundit për këtë pervjetor, por po shkoj më kumtesën e njejt që lexova në Suhr të Zvicrës, atje shpresoj të takohem më shokë e veprimtar të atyre ngjarjeve ku edhe mund ti evokojm tutje ato ditë kënaqësie të cilat nuk mund të harrohën kurr.

Luzern 16.04.2021

Xun Çetta