Politikë

     Afishimi -I-

Kur njeriu shkruan më shpirt e ndjenja rezistenca mbijeton edhe në politikat më therra…

Beso dhe rezisto veprimtar ku je se nese askush nuk ta di e as perkujton, facebook-u këtë të mirë e bënë.

Lexo nga ditët e veshtira në Pandemi dhe kur politikat më therra rrënjë të thella aty kishin shti, Facebook Xun Çetta 05.04.2020

Afishuar sot 05.04.2021 Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4110494012304031

Kosovës time në luftë pandemije, jo një por i janë bërë dy pandemi që Kosovën në varr duan më e shti, jo, Kosova kurr nuk do bjen aty

Kosovë, ti e cila gjithëherë qele lule por therrat kurr nuk i shkule, nuk i shkule ato më rrënjët e tyre thellë, shumë thellë paskan qenë rrënjët e therrave të cilat gjithëherë rritën prapa luleve tua Kosovë dhe kur lulet stinore vyshkën, therrat strukën dhe veprojn, kështu bëhën gati që lulët e pranverës prap ti shkatrrojn !!!

Mjerisht kështu therrat e këqija më rrënjët e tyre të mbjellura në Kosovë në gjitha stinët po mbijetojn ngase sa here prishet moti, lulët më leht po i shkatrrojn.

Kosovë, ti ke lule shumë, lirisht qendro, mos u ligështo, rezisto ngase therra e keqe vetëm të ligshtuar të do. Lulët tua Kosovë do qelin edhe jasht truallit tend ku mjerisht therra e keqe, lule në këtë vend nuk po don më lën ! jo nuk po lëjn, por amë, lulët tua Kosovë qelin kudo.

Loti për ty Kosovë ujit lulët tua akoma më shumë edhe në Mergim, për këtë plagë të madhe mos mbaj edhe aq shumë shqetsuim por ti qendro Kosovë, qendro ngase më qendrësë do ti pushtosh shpirtërat e lig kur të bindën se Kosovë na qenka bërë kudo edhe në Mergim.

Pranverat tona gjithëherë ishin të nxehta por kësajë radhe mjerisht therrat e këqija në këtë pandemi vërtetë na kanë merdhi, besimin na kthyen më trathti por edhe kjo na mësoj një risi.

Unë sot, më lot në sy po shkoj për pak tëk lulët tua të shperndara në Mergim ku loti tyre për ty Kosovë prodhon vetëm force, përmallim e qendrim.

Lufta e ashpër si rrallë here mës luleve dhe therrës keqe po vazhdon, lulët e Kosovës do të fitojn madje edhe bota e civilizuar si model andej do të shkon.

Fluturova andej Kosovë por ti qendro se të gjithve na kë në këmbë kudo.

Aeroporti Prishtinë 05.04.2020

Xun Çetta

Facebokk :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3091452077541568

 

xxxxxxx----------xxxxxxxxxxxxxxx

 

Afishimi-II-

Akuzat të cilat rënduan mbi mua kaq vite  qellimisht dhe më spekulime për të më linquar nga ilegalist ku po futej dreqi e i biri mes tyre, kanë bërë të luftohëm për kaq vite në errsirë të jo pak ilegalistëve.

Drita po vjen, realitetet pa mundësi spekulimi nga tjerët, unë dua të i them. Ah sa të pa ndriquara nap resin !!!

Lexo më shumë nga një plagë e cila kulloj kaq gjatë, Facebook Xun Çetta 05.04.2016 :

Afishuar sot kur po vjen drita 05.04.2021  

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4110601858959913

As hulumtmi i së vertetës, mjerisht nuk po bëhet pa tendenca e pa anësime

E lexova artikullin, gjithësesi hulumtues dhe konstatues por i deformuar nga njëanshmëria dhe tendencat e pa frenuara për ta vazhduar më të vjetrën.

Ka kohë e dekada që kur thuhën të vertetat mbi secilin problem veq e veq por askush nuk mirret më të vertetën parase të ndryshohet situata dhe bëhët i pa rrezikshëm hulumtimi dhe zbardhja e së vertetës. E keqja mjerisht po vazhdon edhe tani kur rreziqet dhe frika për hulumtim e rrezatim drejt po ikën, pra po ikën frika por jo edhe tendencat e njëanshme të cilat serish deformojn hulumtimin real.

Tash sa ditë lexova po edhe degjova mediat tona të cilat po trajtojn një problem enigmë tash e 35 vite. Problem ky i cili nuk po guxonte te trajtohet e as degjohet e verteta e tij si problem.

Pra më në fund, kur unë u lodha dhe braktisa të flas e shkruaj për të vertetën e cla nuk po guxonte të kuptohet e besohet drejt në kohë të duhur, tani ajo e vertetë,befasueshëm këto ditë vërshoj në media por mjerisht e mbështjellur më një të pa vertetë tjetër serish rreth emrit tim.

Tash e 35 vite, spekulohet se gjoja unë më 26 Mars 1981 ,ditë protestash në Qendrën e Studentëve në Prishtinë paskam sulmuar fizikisht z. Xhavit Haliti. E verteta është se, atë e ka sulmuar tani i ndjeri Ibrahim Nikçi ish student, koleg dhe shok i yni i pa ndar.( Deshmitë më deshmitar të gjallë janë në shkrimet e mija për kaq vite më radhë)

Nga doli spekulimi se unë isha sulmuesi apo komanduesi i sulmit mbi agjentet e UDB-së ?

Akuzë kjo në materialin gjyqësor që nga Aktakuza e deri në Aktgjykimin e shkallës –II- dytë ku u denova më 13 vite burgim.

Ditën e 26 Marsit 1981, Studentet kishin piketuar një të dyshimt në mesin tonë dhe po organizoshin sulmin fizik kunder tij, më u raportua kjo e keqe edhe pse vet isha kujdestar i provokatorëve të cilët po nxisnin Policinë të na sulmoj e shpartalloj nga ku po rikonsolidohet protesta.

E pyeta të dyshimtin të cilit po i kanosej sulmi nga të revolttuarit dhe ai publikisht më tha: ,,Jam punëtor i fabrikës së Amortizatorëve dhe jemi në pritje të nderlidhemi me studentet për të demonstruar masovikisht bashk, unë jam i plagosuri i demonstratave të 1968-tës, ja ku kam plagën, po na tregon ai duke zbërthyer pullat dhe tregon gjoksin më një plagë të kohës“

Ndermora masat dhe organizova një ekipë studentesh te cilët i njihja që të ma ruajn e mos e sulmoj njeri derisa të kthehem.

Shkova atje më posht ku po bisedohej më profesoret tonë, atje ishte Ali Lajçi,Gani Koci, Bajram Kosumi dhe disa tjer. Ju komunikova rastin dhe nuk kishin çfarë me thonë pos te veproj ashtu si është më drejt e më mirë.

Aliu në prezencën e Ganiut ma tha këtë dhe pastaj ika drejt viktimës së mundëshme të cilin e kishim nen kontrollë.

Sapo arrita atje kuptova se i dyshimti nuk ishte ngacmuar e lere më sulmuar. Pyeta më zë të lartë :

Kush e njeh këtë person pa dallim si spiun apo jo ? Pergjigje nuk mora, nga këtu duhet të jetë nen kontrollë dhe i shoqëruar nga kujdestar tonë që të mos dali nga këtu. Aty pari më është ofruar ish Studenti, shok dhe mik i yni z.Osman Halitaj dhe me thot:

,, Ky person shpetoj fal juve Xun, por tani e kanë piketuar Xhavit Halitin“. Po ku është Xhaviti, ku e pave dhe si është e mindur të mos e kem parë këtu i thash Osmanit.

Ja atje, sapo dukët e sulmuan, më tha Osmani, kur pash Ibrahimin vet i dyti më një shkop, sa me kujtohet shufur hekuri më të cilën e lanë në gjak dhe e shtrinë për toke atë ku vërtetë ai ishte Xhaviti.

Në hetuesi, po edhe në gjyq Ali lajçi ma kishte pohuar se Xuni me ka pyetur se ne mesen tonë është kapur një i dyshimt dhe kerkonte çfarë të bëjn më të, e që i kam thën beni si dini ju se është më mirë.

Për sqarim :

Kjo ka mjaftuar të mendohet dhe akuzohem për sulmin edhe mbi Xhavitin pa kuptuar realitetin se fjala ishte për një person krejt tjeter.

Nese pas kaq vitesh po kuptohet se nuk jam unë sulmuesi i viktimës Haliti, do doja të kuptohet edhe realiteti i keqkuptimit tjeter sot, se gjoja unë qenkam denuar më fjalët e Xhavitit se Xuni e paska sulmuar atë.

Gazetari, edhe pse në hulumtim të së vertetës së vonuar, këtu nuk është i sinqert dhe del shumë tendencioz, siq thot populli me një plumb të vriten dy zogjë ( në këtë rast dy kundershtar)

Ai ka mund të thotë se. mes shumë akuzave tjera z. Çetta është ngarkuar e denuar edhe më akuzën për sulmin fizik mbi Xhavit Halitin.

Gazetarë të tillë, krejt të njëanshëm, për kaq vite më radhë kanë trumpetuar se gjoja ka mjaftuar që më 11 Mars 1981 të thehet vetëm një pjatë për të u perfshier e gjithë Kosova në demonstrata. Propagandë e keqe, pa analiza të duhura kjo për të mos hulumtuar e konstatuar drejt.

Sa i perket lakimit të emrit tim për kaq ditë më radhë mbi këtë problem të ngritur në disa media, unë dhash sqarime, ndonse jo komplete por të mjaftueshme pa dashur të flas në detale edhe për shumë gjëra tjera të cilat lidhen më emrin e z. Haliti.

Më në fund mund të pyetet arsimtari i shkollës fillore z. Binak Muriçi me disa shokë të tij se ku e kanë parë z. Xhavit Haliti në kohën kur po demonstrohej në Pejë.

Mund të peytet z. Naim Kelmendi se ku e ka parë Xhavit Halitin gjatë demonstratave në Prishtinë.

Mund të pyetën shumë isht të burgosur politik se ku e kanë takuar dhe në cilat burgje kanë komunikuar telashe te vendit tonë më z. Haliti.

Mund të pyetën sa e sa realitete tjera të cilat kanë rreshqitur po si të lyera në vaj dhe krejt në fund pa i permendur ato, mund të shtrohet pyetja :

Sa e sa vite pas lufte z. Xhavit Haliti duke shfrytëzuar mediat dhe pushtertin është thirrur në emër të ish Ilegalës, ish burgosurit politik, Luftës së UCK-së etj dhe kur u mbajt Konferenca Shkencore mbi këto ngjarje në vitin 03-dhe 04 Qershor 2011, ai nuk ishte në ato tri ditë pune të asajë Konference, pse ?

Edhe një shprehje, madje si titull në këto shkrime nuk e kam pelqyer kur thuhët:

,,Kush e zhdëpi dajak Xhavit Halitin, kush e vuajti këtë?“

Vërtetë sulmuesi ishte Ibrahimi më të tjerët dhe e vuajta unë por titulli ishte tendencioz .

Nuk deshe apo nuk guxofte ta thuash e besosh për kaq vite më radhë e tani të shkohet në këto permasa nenqmimi !!! Mendoj se po tingëllon pa burrëri, thuaja të vertetetat por jo në këto menyera kret të ulta si fjalor.

Edhe një sqarim këtu ku lexoj:

(Xhavit Haliti në një emision, në Interaktiv, në pyetjen e gazetarit se kush të ka ra, thotë: e kishte qëlluar Xun Çetta. Pra, fajin ia ka emërtuar Xun Çettajt, nga fshati Trubuhoc, komuna e Istogut, i cili më vonë është dënuar me burgim të rëndë).

Nuk mendoj se është citati i tij origjinal ky, ngase shumë kohë më pas kam pas keqkuptime me njerëz ku gati gjysma prej tyre me thojshin se ti Xun kishe qenë në bashkëpunim më Xhavitin gjatë demonstratave 1981 derisa tjerët me thojshin, të lumt se tani kuptova se ti e kishe rrahur Xhavit Halitin për spiun 1981 !!!

Kjo nuk perfundoj më kaq.

Luzern 05.04.2016

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=854&fbclid=IwAR3NItlfT2tmnW60XChqL23o1r_Yzrqrhn9RjSDLvCD3Y-_oC87dh4GvaEQ

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1145830865437042


 

xxxxxxx-----------xxxxxxx

 

Afishimi-III-

E shpërndarë me Publik, Xun Çetta facebook 05.04.2018· 

Na ishte kjo e keqe shumë gjatë !, po, shumë gjatë por e thej qafën pushteti i cili pupullin, veprimtar e luftetar të çlirimit të vendit i bëri të ngratë…Uroj dhe dua të shpresoj se vendi tek po mer rrugën nga ku tash sa vite ja kanë ndal dersa derisa e keqja më të këqinjët janë ngritur vetëm më fjalë.  

E thëna dhe e bëra takohën një ditë, lum aj i cili thotë dhe bënë që të mos pendohët neser për çfartë tha e bëri.

Facebook-u këto na i perkujton, lexo nga Xun Çetta facebook 05.04.2018 afishuar sot 2021 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4110655852287847

Pushteti më pushtetar, më i egër, më i fuqishëm se shteti dhe shtetarët e tij

Është mirë, është fat dhe obligim që gjitha pushtetet dhe pushtetarët, të bëjn për shtetin dhe shtetasit e tij të cilët jan të perjetshëm, kuptohet nese të parët, pra pushtetët dhe pushtetarët nuk mashtrojën vehtën e ta rrejn mendjen e tyre se po mbesin të perjetshëm…

Tek ne, per kaq vite pas çlirimit sa po thuhet se bëm shtet, ka ndodhur e kunderta ! , pushtete të egra në shtet të butë dhe nën mëshirën e egersirave në politikë !!!. O zot ndihmona për hirë të popullit i cili po mundohet por në fund po ja mjegullojn mendjën, ndihmona o zot per hirë të pakicës e cila po lufton mjegullat e tyre në pushtet…

Ne më ndihmën e zotit e pa të, po futemi edhe njëhere, për jetë a vdekje drejt ndryshimeve të cilat jo bash në kohë e as të bërë një kundër të keqes e cila po na fundos për herë e më keq. E keqja e madhe e cila po na kërrcnon mjerisht po na nxiton në këtë rrugë ndryshimësh. Viti është i gjatë…

Luzern 05.04.2018

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1448&fbclid=IwAR2tM-fUNW0_yB6XRZETHFy9CazxgHul6Mnq8qRj_WmTT-mCqWAfs7ydOw0

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1831870770166378

Afishimët, tri nga to në info-cetta sot 05.04.2021