Politikë

  Tash vertetë po dalin të mirat dhe të këqijat e marrvehjës së nenshkruar, në mos jo aq të këqija të pakten interesat në këtë marrveshje nuk qenkan të ballansuara dhe qenkan pa asnjë barazi në perfitim të këtyre projekteve të biznesit të kontraktuesve neser .  Sidoqoftë paska gjëra të cilat nuk do duhej nenshkruar pa aprovimin e Kuvendit të Kosovës ku më muaj të tërë janë kundershtuar pika të nenshkruara sot në ketë marrveshje si PSH :

 

1-Këtu thuhët : ,,Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut” ( Këtu po harrohet se ne e kemi autostradën drejt detit tonë, minishengenin pa njohje nuk e pranojm , Serbia detin e don )

2—Lexojm të thuhet : ,,Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se, palët do të bashkëpunojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij Liqeni, si furnizuesi më i sigurt më uji dhe prodhim të energjisë “.

3-Në pyetjën nga gazetarët për kohëzgjatjen e pezullimit të fushatës për njohje nga ana e Kosovës dhe asaj për tërheqjen e njohjeve nga Serbia, O’Brien paska thënë se kjo “do të jetë ‘ngrirje’ njëvjeçare”, për t’i dhënë hapësirë palëve që të diskutojnë çështje tjera politike, në kuadër të dialogut i cili do mbahet në Bruksel.

Pastaj këtu fillon politika SHBA-BE po si politikat tona Pozitë -Opozitë kur lexojm të thuhet :

"Ka shumë çështje që do të duhet të diskutohën. Partnerët tanë Evropianë do të ofrojnë mbështetje për shumë çështje politike, si anëtarësimin në Bashkim Evropian,  e deri tek njohjet reciproke. Ka shumë çështje që do të adresohen nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës. Ne do ti mbështesim evropianët në trajtimin e këtyre çështjeve” !!!,paska  thënë O’Brien.

Krejt në fund, Kryeministri Hoti ishte i shternguar ta nenshkruan këtë marrveshje por nuk e di a kishte këshilltar që ti thojn se pak a shumë po nenshkruan pika te cilat jan kunsershtuar në Kuvendin e Kosovës ?.

 Kryeministri Hoti nuk do duhet ta ngrit koken pas nenshkrimit të marrveshjës ngase e tëra kjo ishte punë shumë vjeqare e z. Thaçi e jo se bëri diqka si Kryeminister në këtë marrveshje.

Nuk isdhte për vetëkënaqsim ta lexojm kur thotë :

,, "Kjo është një marrëveshje, është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira", paska thënë z. Hoti.

Unë nuk mund ti numroj tani sa e sa vlerësime të kësajë marrveshje ngase nuk po më premton koha por gjithësesi nuk thëm se ishte fundi i së keqës, kishte edhe punë e vendime të mira.

Luzern 04.09.2020

Xun Çetta