Politikë Përse sot kundër Ramushit dhe bashkëqeverisjes si e mendon apo i kanë thënë atijMë 22.05.2004 në takimin Shqiptarët dhe fqinjët e tyre. Takim ky i katërti më radhë i cili tani po mbahej në Luzern të Zvicrës më datë 21-22.05 2004. Ndër shumë takime dhe aktivitete tjera politike që kisha këto ditë, unë shfrytëzova rastin që edhe në këtë takim ti prezantoj qëndrimet e mia mbi zgjedhjet e ardhshme të cilat më çdo kusht duhet të na dhurojnë një sistem të fortë pozitë-opozitë. Në këtë drejtim që vendi të dali sa më parë nga qeverisja e QPK-së unë takimin këtu fillova më Ramushin dhe Skënder Hysenin.

Kërkova mendimin e tij e më pas i shpreha qëndrimet e mia z R. Haradinaj dhe këtë e bëra jo pa qëllim në prezencën e Skënder Hysenit,më sqarimet e mia që në zgjedhjet e ardhshme të mendojnë mirë se si dhe në çfarë mënyrave pa tjetër vendi të bëhet më pozitë –opozitë,pa aluduar se cila më cilën parti në koalicion për pozitë dhe cila më cilën parti në opozitë.

Mjafton fakti se ne kemi potencial të mjaftueshëm partish politike për ta bërë një Qeverisje ndryshe nga deri sot dhe një opozitë shumë të sigurt e cila garanton seriozitet madje edhe frikë para ndërkombëtarëve. Skënder Hyseni tregoj sinqeritet të lakmueshëm dhe filloj e po pyet për ndarjen e pushtetit mes partive të koalicionit qeverisës. U ndjeva mirë kur nuhata gatishmërinë e tij dhe interesimin se si e kam menduar si projekt. Kjo ka bërë që Skënderin ta thërras edhe në raste të veçanta të situatës. Ramushi nuk ishte i interesuar që unë të shpalosi këtë projekt aq më pak në prezencën e Skënderit dhe në një mënyrë shumë befasuese për mua ma shtroj një pyetje të cilën nuk mund ta the tani.

Të nesërmen Hashim Thaçit në anën tjetërnë prezencën e veprimtarëve Jashar Alisë, Hilmi Cakollit, Naser Tupelles, Fadil Aliut, Rexhep Thaçit dhe Avni Llumnicës autor i kësaj fotoje, i them të njëjtën gjë po si Ramushit dhe Skënderit, madje i tregoj se këto qëndrime iu parashtrova dje edhe Ramushit e Skënder Hysenit.



Hashimi ishte kategorik kundër kësaj politike,madje i erdhi mjaft rënd në këmbëngulësinë time se po vazhdoj bashkëqeverisja e kësaj çfare patëm në këtë trevjeçarë ,lirisht ju them se Kosovës po i humbim edhe një mandat tani katër vjeçar.
Aj, pra Thaçi më tha : Jo Xun ngase pushteti nuk i lëshohet në dorë LDK-së, më mirë bashkëqeverisje nëse nuk e fitojmë pushtetin më votë bile të mos e lëmë vëtun në pushtet kështu në bashkëqeverisje për këto tri vite kemi konstatuar se edhe mund të mos e lëshojmë  atë dhe gradualisht në bashkëqeverisje të ecim vet.

Veç kësaj çfarë tha dhe shumë i sinqertë dhe transparent ai para shokëve më pyeti: ( Xun, ti provove si kandidat i pavarur, ishe i mirë por nuk të pati sukses, pse nuk po formon një parti politike pa dallim sa fiton dhe pastaj në koalicione bëjmë që ta ndihmojmë koordinimin dhe ndihmojmë vendin ashtu si ti dëshiron? ). Kjo ishte një e pa pritur e mirë për mua nga fakti se më Hashimin ky ishte takimi e parë në jetën time, këtë duhet ta them. Më i tha edhe ca sqarime shtesë në këtë drejtim në prezencën e shokëve të mi por në partinë e tij. 
U ndale dhe pa pushuar shumë po i them : Hashim, unë e pata obligim ti dal elektoratit si i pavarur ngase isha i pa parti por i vetëdijshëm se shokët i kam në partinë tuaj PDK dhe jo pak në LDK dhe AAK. Unë nëse do insistoj të i dal elektoratit edhe njëherë përpara dhe kërkoj votën nga ai, unë jo nga drejtarja por për dere do futëm në partinë tuaj ku kam shokët pa dallim se ju garantoj se kjo nuk do të ndodh. 

Hashimi u ndal dhe mendon të më përgjigjët kur pa pritur po pyet Naser Tupella: Unë nuk e kuptova krejt nga ishte dhe nga erdhi kjo që thot Xuni ?. Jashar Alia nisi e po ja përsërit krejt çfarë u tha më lartë. Hashimi tha se më i frytshëm dhe më i pavarur je në variantin çfarë ju thash më parë.
Tani shtrohet pyetja deri kur kështu ?.
Atë vit ndodhi si e mendoja dhe për çfarë punoja unë, ngase ashtu isha i sigurt në interesin e vendit po sot ?

Pyetje këto të cilat vështirë ta kenë përgjigjën e duhur por ja diçka më shumë se kaq :
----------------------------------------------. 
Përse sot kundër Ramushit dhe bashkëqeverisjes si e mendon apo i kanë thënë atij dhe përse në 2004 isha pro Ramushit ?

Duke përmbledhur artikuj të kohës dhe duke venë dorë pjesërisht si redaktim mbi ta, hasa edhe në këta dy artikuj të cilët rastësisht trajtojnë probleme të njëjta dhe vetëm këtu po kuptoj si kam mbet ai që isha pra luftë idealesh dhe bërje institucione të qëndrueshme, por edhe Ramushin faktikisht po e gjejë të njëjtë dhe pa ndryshuar në luftën e tij për pushtet.
Dallimi është se atë kohë 2004, pa ndonjë koordinim ishim në të njëjtën pikë për dallim nga sot kur prita të jemi, por serish pa koordinim , Ramushi u çorodit dhe doli në pikat e pretendimeve të tij krejt të pa pritura. Kjo më ka godit shumë dhe nuk jam në gjendje të heshti.

E fillova sqarimin, simbolikisht më të njëjtën pyetje për të cilën pata telashe ta botoj artikullin në atë kohë siç do ta lexoni dallimin dje  2004 nga sot 2013.

PS:
Këta dy artikuj kanë një përshkrim të dhimbshëm në ditarin tim ku pasqyrohet fakti se si u ndava më redaktorin e njërës nga gazetat tona, sa kohë humba më Adem Grabovcin në një lokal tek Dardania në Prishtinë për ta bindur se akoma nuk jeni për ta marr pushtetin dhe nuk ju konvenon juve kjo por ju nuk po shihni këtë gjë si dhe është më rëndësi të veçantë te pasqyrohet gjendja aq e ndezur për dy javë rresht se si na kalonte nata në një banesë afër Hotel Grandit në Prishtinë, unë pro koalicionit dhe një informator i Naim Malokut me përkrahke për ballë Shemsi Reqicës,Muhamet Çettes e ndonjë tjetri të gjithë pro Thaçit si dhe Fadil Malokut i cili me jepte të drejtë si analizë por nuk prononcohej. Këto ditë më aq debate, vonë kam kuptuar se më kishin kushtuar ngase shërbimet tona veç kishin instaluar njerëzit e vet aty.

Pas shpalljes së koalicionit LDK-AAK pikërisht për shkak të qëndrimeve të mia kam pësuar ftohje raportesh më mikun Gani Koci i cili më u bëtua diçka shumë rëndë për vendin dhe ma dha më nënshkrim qe ta ruaj rreth Ramushit e që sot fatkeqësisht po del fjala e tij të cilën Ramushi nuk po e kupton.

Miqësisht Xuni

Më 13.02.2013
--------------------------------------.
Përse po koalicionit qeveritar dhe sistemit pozitë-opozitë e pse jo njëherë atyre të cilëve u mungon sensi politik e moral ?. 

Jemi dëshmitar të aktualitetit politik në përfolje karshi dëshmive konkrete njëri kundër tjetrit tani më shumë se kurrë më parë, gjë kjo e cila në bashkëqeverisje të gjerë nuk do të dëgjohej, përkundrazi do vazhdonin ta mbronin dobësia dobësinë,i korrubtuari korrubtusin dhe anasjelltas kështu do shkonte varg e vi deri tek vend krimi i organizuar politiko-ekonomik i të gjitha partive dhe klaneve politike si bashkëveprimtarë në mbrojtje të njëri tjetrit dhe sulm të përbashkët kundër të ndershmëve dhe idealistëve kudo që janë,punojnë dhe veprojnë ata,brenda apo jashtë partive të tyre. J

anë demagogji më ngrohje dielli ato çfar lanësojn disa demagog se tani kur ballafaqohemi më statusin e Kosovës do duhej të ishim bashkë, jo kjo nuk qëndron, përkundrazi merita më e madhe në zgjedhjen e statusit  të Kosovës do i takonte Opozitës po të dinin të gjeneronin politikë konstruktive ata, PDK do duhej ta ketë këtë fat.

Në mos asgjë kjo dhe vetëm kjo është vlera e funksionimit politik në bazat Pozitë-Opozitë në Kosovë si pragu i fundit edhe pse shumë i vonuar për ta ndarë lidhjen trepalësh të korrubcionit, burokracisë dhe anarkisë çfarë ka mbërthyer vendin, pra pakt ky i cili po të vazhdonte edhe një mandat në bashkëqeverisje të operacionalizimeve të tyre të zeza, pa dallim QPK apo qeveri e spektrit të gjerë,  ne si shoqëri nuk do na shpëtonte gjë nga e keqja historike as e pavarësimi i plotë i vendit më vonë. 

As hyrja në Evropë më apo pa kushte,e as vet Amerika në emrin e të cilës thirrën aq brutalisht dhe pa sens politik të gjithë aventurjeret politik tutkunët të cilët për asnjë moment nuk e shohin vendin se në çfarë gjendje e kanë katandis atë dhe nuk shohin faktin se Serbia ka filluar ndarjen Serbi-Kosovë pa qasjen zyrtare të kësaj të fundit e sidomos në ndarjen e pronës shtetërore, prona këto të cilat Serbia po i përvetëson në të njëjtën kohë kur pakti korrubtiv trepalësh në Kosovë po opozitë po vetë ngujohet në përvetësimin e sistemit doganor energjetik dhe tenderimit pa i përmend përvetësime tjera si troje pasuri e shtetit kjo etj etj.

Pa humbur kohë në sqarime, të cilat nuk donë koment as në popullin e politizuar ,ne po përkujtojmë vetëm esencën e faktit se nga përvetësimet siç janë ato ndërkombëtare,Serbe dhe pakti korrubtiv brendashqiptar, popullit nuk i mbetet më shumë se 11 % -shi nga e tërë paraja dedikuar popullit dhe mirëqenies së tij,andaj politikat përqendrohen në gjoja skandalin e përçarjes së krahut të ilegales të cilit ja dimë edhe gjenezën e ndarjes në  ditët më të zeza të vendit tonë.

Kush i quan bashkime apo ndarje e tani koalicione të natyrshme dhe të pa natyrshme këto politikat tona ndryshe nga e kaluara??.
Sigurisht i quajnë ata që kurrë nuk kanë kuptuar se çfarë është morale e çfarë jo në politikën Kosovare,i quajnë ata të cilët patën ndikime në politikat e rrokullisjes së ndryshimeve në Kosovë e që tani nuk vazhdojnë të kenë më.

PS:
Nga këtu ky artikull vazhdon i pa redaktuar si dora e parë redaktuese, punë kjo të cilën po e bëj tani dhe kuptoni pse ju mungoj:

Nuk ishte ndarje e natyrshme siq më thon disa bajagi politikan dhe goxha këshilltar politikanësh ndarja e UCK-së në një anë dhe popullit në anën tjetër në kohë lufte (për të u ndar në krah të luftës dhe kunder luftës në kohët e pasluftës,i shtoj unë citimit ),ndarjët e tilla pa dallim në kohën a momentet i kan arkitektët e vet të perfitimeve të tyre në këto ndarje të sinkronizuara mirë nga nendheja e zezë tradicionalisht antishqiptare.

Arkitekët e të tilla bashkim-ndarjeve sipas nevojës dhe momentit ishin të bashkuar në veprime për mes komandëderigjimit të nendhesë së tyre të zezë, ku si të derigjuar që ishin,jan, dhe vazhdojn të mbesin,faktikisht ata në siperfaqe dalin më ndarje të dhimshme në emer të gjoja idealit dhe realitetit të cilin e kan kamuflluar vet nga nendheja e derigjimit të tyre në shekuj.

Kështu ndodhi në fillim të 1990-tave,kështu në fillim e kryesisht në vlug të luftës 98-99 ku jo vetëm se ishte i perqar krahu ilegal më atë institucional por më derigjimin e nendhesë së zezë u perqan pa ndonjë takt politik edhe ata dy krah brenda vetvehtës,pra Bukoshi i friksuar se po i del jasht kontrollit Mergjenca dhe armatimi në drejtim të LKCK-së, LPK-së dhe oficerve të seleksionuar dhe perzgjedhur për mes po Mergjencës së Mergatës Shqiptare dhe Naser Kukës në Tiranë,aj pra Bukoshi duke mos i shperbër strukturat drejt një unifikimi të ilegalës dhe institucionit, vendosi gjoja për të i korrubtu njerzit e korrubtuar nga Shtabi i UCK-së më qka pa hamendje u korrubtu vet moralisht në paktin në fjalë ,pakt i fsheht strikt i fsheht dhe kështu trimëroj disa nga Shtabi deri në ato permasa sa që më pas fillon trathti-ndarja edhe mes krahut të ilegalës ku si arsytim merrën shumica e votave të perpunuara të njërës nga alternativat mbi njerzit e manipuluar në besim dhe alternativës së tyre të sinqert.

Kur flasim sot për ndarje natyrore dhe jo natyrore,atëhere le të na tregojn ata se qfar na paska qenë ndarja e ilegalës atëhere dhe lidhja e fituesit të asajë ndarje më Bukoshin pa e shperbër ky i fundit strukturën e qujtur institucionale,veqse pabesisht duke i djegur idealistët nga të dy krahët,pra djegëje nga tani gjysëm shtabi i UCK-së dhe djegëja tjetër e madhe nga i qujturi institucion i shitur nga Bukoshi tek jo institucionalistët siq u tha më lartë.

Mora vetëm fillimndarjët e dhëmbëshme për të mos i rendit dhe elaboru kuptimin e tyre qfare vazhdojn në Rambullet,Komanovë,në takimin e Prizrenit mbi bërje zhberje partish të luftës për të u kompremitu dhe mbet nga fitues në humbës dhe opozitë shumë vjeqare më vonë, nga vet fakti se UCK-ja do duhëj të mbetet e popullit dhe historisë progresive të tij, pa e kapitalizuar atë në një parti të vetme,pastaj LPK-ja do duhej të vazhdonte si parti a levizje tani legale sa do simbolike të jetë ajo e jo të zhbëhët,në mos për asgjë tjetër për hirë të faktit që UCK-ja të mbetej e popullit dhe gjitha partive politike për ta zën vendin e vet pa dhimbje në histori ,pastaj ndarja në kornizë kushtetuse,takimi i Vienës e ndarje e ndarje tjera të cilat kan pasur qellimin e vet të zi.

Ndarja më e mirë dhe e mbarë nese guxoj ta quaj ndarje ishte kjo tani në Pozitë-Opozitë,pikërisht ndarje dhe perzirje krahësh qfare është kjo tani në Kosovë,ndarje e mbar kjo e cila nuk garantoj se nuk mund të shendrrohët nga e mbarë në të mbrapsht më tëra këto vjellje dhe barkqitje të Opozitës së mbetur pa sensin më të vogël politik edhe përse më kuadrin më të madh dhe bagazhe të të gjitha natyrave por mjerisht akoma pa ndikim në partinë e klanit të njishit edhe pse ka demokraci të brendëshme debatësh sa për të i vjedh ato klani i njishit,perpunu dhe tjetersu autorsinë e atyre debateve..

Bie pytja kush do ta besonte se pas humbjës së rregullt politike të njëpasnjëshme tani e pes vite do arrihët që vendi të bëhët më një opozitë shumë të fortë edhepse jo të ngritur sa duhët politikisht për forcën elektorale që ka dhe kjo të jetë nga krahu i ish ilegalës si dhe ta ketë krahun tjetër të po këtij karakteri në pozitë gati më gjysmën e qeverisë dhe Kryeministrinë???.

Kjo është kthyerja drejtë fitorës së humbur politike menjëhere pas lufte o të mjerët e përfitimeve të fitoreve tona sa do të vogla dhe në embrion qfare i shkrryni ato dhe leni idealistët të vuajn tutje në atë rrugë.

Po kjo është edhe fitorja politike më e pa kushtushme në perplasje më elektoratin i cili dje të i nxirte syt dhe shurdhonte veshët më Hagën e që sot kur kercnimet vijn nga atje po ata jan kunder Hagës e cila nuk ndalet as më poste e as më fonde dhe protesta masive nese ajo veq ka prova,të gjtha këto masat preventive do ishin vetëm një mbrojtje morale por jo edhe juridike por fatmirsisht ka filluar logjika e së drejtës mbi faktin se Haga nuk do duhëj të merret më viktimën e luftërave apsolitisht të thyer në padrejtësi por vetëm më ish faktorin e krimit i cili nuk po ndalej më mjete tjera si demokratike,politike etj etj.

Po i kthehëm aktualitetit,fundi i fundit kjo fitore kualicioni tani edhe diciplinon masat e qoroditura në politikë,tifozët e sëmuer partiak dhe ata të cilët e ndan popullin pa asfar kriteri në patriot dhe trathtar e që po këta të fundit ishin më të zëshmit në këto ndarje pa dallim perkatsisë partiake të cilave nuk u mungonin ata.
Kjo fitore kualicioni është më e mirë se qfardo përbërje tjetër nga shumë arsye:

1.Nuk perplasët elektorati i dy blloqeve ashtu qfare do pereplasej po të mos kombinohëj në këtë përbërje ,pa e shprehur shqetsimin e ri të ndarjës kaq pa ndjenja politike e aq më pak kombëtare mes të manipoluarve të PDK-së dhe AAK-së si dhe të disa patriotve më traditë por pa qasje politike brenda atyre dy subjekteve.

2.Bashkëpunimi sado i vogël PDK-AAK në këto nivele Pozitë-opozitë,është edhe një element tjetër të cilin Kosova do ta kishte nevojë në lojën politike Pozitë-Opozitë e që pa një të qujtur ndarje të tillë Kosovës do i mungonte kjo degë ulliri e nderlidhjës Pozitë-Opozitë.

3.Të mos harrojm faktin se kualicionët nuk jan të perjetshme madje nuk garantojn as mandatin në të cilin kan hyrë,ngase qdo tentativë e vërjës në gjumë për të vazhduar kthyerja në plogshti të vjetër politike, të bërjës së shtetit dhe qeshtjeve tjera Kombëtare, rrezikon dridhjën e atij kualicioni dhe sjell zgjedhje të parakohshme ku kualicionët qthurën duke u rithurur me më të mirët por kuptohët krejt kjo do shkonte mbar nese këto procese do shkonin pa gjelozi,prapaskena,dhe thyerje të panevojë në prag të fitorëve politike të cilat kurr nuk do mund të i arrinin më budallakira tjera politike si tani e pes vite pas lufte.

4.Ky kualicion dhe bërja e vendit më Pozitë-Opozitë nenkopton nismen e vendim-marrjeve të pavarura nga faktori nderkombëtar i cili ishte për bashkëqeverisje të gjërër më qka do i lakonte të gjitha alternativat politike madje edhe ato rezervë pa na lejuar depon e strehimit të mendimit ndryshe,por sidoqoft besoj se edhe Kryeministri Haradinaj do mendoj mirë dhe do e pyes vehtën herëpasherë se a jan arritur të gjitha më arritjën e këtij kualicioni shumë të qelluar dhe postit Kryeminister? Besojë se do e mendoj faktin e deshtimeve të renditura në politikë që nga ajo 1989-90-tat,e deri më ditët e sotme tani pesë vite pas lufte, e pas gjitha këtyre shpresoj të i kuptoj pergjegjësit,obligative dhe mundësit e ballafaqimit më situata tjera.

Ishte e rënd të lexohët ballina e ,,Koha Ditorës”datë 02.12.2004 më titull:Thaqi:”Ramushi tha se donte të bëhëj i madh me qdo kusht,,intervistë kjo e cila do ncitke sqarime dhe pyetje tjera por pa u lëshuar në detaje bie pytja a e din Thaqi përse ishte i interesuar jetësisht për një bashkëqeverisje të gjërë edhe pas terhjekjës së vemendjës në këtë drejtim  më theks të veqant qysh në takimin Shqiptarët dhe fqijt i cili mbahëj në Luzern të Zvicërës Maj 2004.rast ky në të cilin këtë mesazh e mori edhe z.Haradinaj në prezencën e Skender Hysenit i cili mori për siper që këtë mesazh ta bartë edhe në Prishtinë.

Përse Thaqi këmbëngul në postin e Kryeministrit 2001 dhe më qdo kusht tani 2004 dhe fal këmbëngulsisë në këtë drejtim aj e prish pajtimin e bashkëqeverisjës së gjërë për të cilën ishte i lidhur jetësisht e që arriti të i bind edhe dy subjektet tjera deri dje në bashkëqeverisje,gjë e cila personalisht më frkësonte dhe isha kunder bashkëqeverisjës,përqka tani e falenderoj z.Thaqi për këmbënguljën e tij për postin e 

Kryeministrit dhe euforisë së tij në pesëshen e kuintit për të ardhur deri tëk acarimi dhe prishja e bashkëqeverisjës kërkesë e imja imediate dhe interes nacional të cilit Thaqi akoma nuk ia ka nuhat rëndësinë dhe nuk është i vetëdishëm se qfar kontributi ka dhën pavetëdije krejt spontanisht duke synuar dhe punuar për të kundertën, në kuadër të këtijvlerësim-konstatimi duhët theksuar faktin tjetër se meritë shumë më të vogël në suksesin e këtij Koalicioni kan: 

N.Daci,R.Haradinaj,R.Tahiri dhe Ramiz Lladrovci,por tëk këta të fundit tani qendron pergjegjësia kryesore në rast të shterrpësimeve politike në këtë koalicion,madje pergjegjësinë kryesore e mban Ramush Tahiri më një paralelizëm të vogël nga Ramë Mara dhe Ukë Rugova,kështu që pergjegjësi kolektive nuk do të ketë, nga vetë fakti se duke na mberthy në pergjegjësi kolektive po i ikun asaj individët si pergjegjës qendror,tani sigurisht se nuk jemi në kohë dhe atmosfera të pergjegjësive a llogaridhënjëve të cilat i kem kerkuar herë pas herrë, avazi i papergjegjësisë politike po vazhdon,por lista e individve për momentet dhe periudhat e caktuara po rritët.

Tek ne e meta më e madhe politike është tek vendim-marrja ,për arsye se ajo gjithherë është e vonuar dhe si e tillë përcillët më imponime nga më të ndryshmët ku ,nuk merret vendime më kohën dhe nevojën por pas kohe dhe të imponuara,e kjo është pasojë e vjedhjës së ideve akoma pa u perpunuar nga autori e që autorsia  më pas distancohët dhe qfar më pas??? 

Dihët deshtimi i turpshëm,deshiroj që kësaj radhe edhe pse të vonuar s`paku të mos vazhdohët më vjedhje idesh dhe perjashtim atorsije ngase implementimi më sukses drejt finalës është më rëndësi të veqant për të mos u zgjatur rruga tutje kopje e së kaluarës.

Në perfundim fare edhe pse mendohët se në këtë gjysëmfinale ,dikush u manipulu,tjetri u vetrehabilitu e i treti u tërbu,apelohët që të thirrët mendja nga të gjith dhe kuptojn faktin se më egoizma,pretendime liderizmi dhe mos afrimit të tyre në lojën politike e cila tek po fillon,nuk do të dalin faqebardhë para kujdestarisë e cila më mund e sakrifica për jetë a vdekje po qendron në rrugën e qlirimit dhe pavarsimit të vendit pa dallim vrapimeve të atyre që nuk din se qfar ishte pushtimi i vendit, veqse ashtu pa emocione në komoditet të plotë dhe në mënyerë romantike flasin mbi ditët e pushtimit,të luftës dhe procese tjera qfare kaloj dhe do të kalon vendi.

Edhe njëhere të perkujtohët fakti se kujdestaria punon, ajo nuk ndalët në pauzat e dhunshme ritmik qfare sjellin ndryshimët e valëve të mëdha nga deti për të i shfrytëzu notuesit e politikave moqalike në tharje,kësaj radhe ndoshta arsyeshëm shpresoj edhe në notimin e moqalikve ngase valët e detit nuk do të ndalën.

Hallexhiu i nëntor-dhjetorit 2004

Xun Çetta

--------------------------------------------------------------------------.
Çfarë nuk po shohin e që duhet parë kundërshtarët e Koalicionit Qeveritar?

Mospajtimet deri në revoltë të brendshme shpirtërore rreth koalicionit Qeveritar janë shpërfaqur në masë të madhe nga të tri partitë gjegjësisht pjesë të elektoratit të tyre, pra doza e të dëshpruarëve në PDK, AAK dhe LDK janë gati të barabarta edhe pse ajo peshon diçka më tepër në PDK dhe nuk po stabilizohet lehtë dhimbja e tyre shpirtërore e cila nuk lidhët aspak më politikën veçse drejtpërdrejtë më thyerjen shpirtërore e si të tillë duke mos u vetëpërmbajtur në këtë aksident, thyerjen politike apo shpirtërore ata gabimisht po akuzojnë tjetrin për tradhti madje historike siç thonë ..revolucionarët”,gjë kjo e cila nuk qëndron, aq më pak në këtë rast dhe këto mundësit çfarë ishin si rast për të filluar të bëhet politikë.

Siç u tha dhimbja është në mesin e tri subjekteve, kuptohet,në pjesë të elektoratit të tyre,ajo është e njëjtë por më nuanca paksa ndryshe e që në esencë kanë të njëjtën sëmurje politike, pra inatin.
Shpirt lënduesit e PDK-së dhe ata të AAK-së në krye më autoparlantin perfiter të këtij lëndimi”Epoka,,pa asnjë logjikë politike akuzojnë Haradinajn për Tradhti si fjala më e pa matur në politikë e aq më tepër  kujt ja hudhin shtizë-shigjetën e tradhtisë ?.

Shpirt lënduarit, tifozët e LDK-së nga pamundësia e ndryshimit të Koalicionit të cilin nuk e kanë menduar kurrë ashtu siç nuk e mendonin luftën e cila ju erdhi si e pa pritur,tani si rrëshqitazi citojnë ,,Frankfurter allgemeine Zeitung” për mes ndihmës së Veton Surroit i cili kërkon Artikujt anë e kënd si ky më titull :Krimineli i Luftës si Kryeministër Artikull  ky në, “Koha.Ditore,,dt.19 nentor 2004.

Të tillë tifozësh LDK-istesh që në esencë janë vet brum i Veton Surroit,të pa ndikim në partinë e tyre e që na ipnin leksione se si ne u dashka të sillemi ndaj UNMI-kut dhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë pasi nuk ishim në gjendje që pa ndihmën e tyre të çlirohemi vet. 

Kësaj radhe në vend se ta kundërshtojnë koalicionin do ishte mirë të mendojnë dhe pranojnë faktin se nuk ishin në gjendje të bëjnë diçka vet si LDK pa ndihmën e Haradinajt dhe nisur nga ky fakt duhet ta  gjejnë mënyrën se si duhet sjellur ndaj Ramushit dhe AAK-së, si dhe pa dal nga kjo temë do ishte po ashtu mirë dhe morale që tifozët e quajtur ekstremistë siç dinë të thonë se UNMK-u në bashkëpunim më vendorët e kanë ripushtuar Kosovën gjegjësisht politikën e sajë,tani mund të kenë kënaqësinë dhe ti thonë vetës :

Ndoshta gabimisht po kundërshtojmë Koalicionin Qeveritar ngase ne si Opozitë krejtësisht e pastër si krah, ne kemi edhe gati gjysmën e Qeverisë dhe Kryeministrin në Krahun tonë dhe faktikisht Ramushi i paska pushtuar ata po si UNMIKU Kosovën ! Kjo do i përmirësonte që në politikë të mos futët më dy kute matëse dhe të i përdor ata sipas qejfit ngase logjika të përjashton nga serioziteti politik.

Edhe njëherë të mendojmë mirë secili veç e veç pa dallim partie apo të pa parti se çfarë po bëjmë nga se është koha të bëjmë politikë ndryshe .

Nuk themi se bën Qeveria pa vet qytetarët e saj,partitë pozitë-opozitë dhe vetëbindjen e ndërkombëtarëve se ne dimë, dom dhe mund të vetëqeverisim.

Më 10 dhjetor 2004


Xun Cetta