Lajmet aktuale

 

Unë, që kur u ngrit skandali tashmë i njohur Loredana, mund të thëm se jam në hetim të mediave në Zvicër dhe atyre në Kosovë për ta dijt krejt çfarë në realitet paska ndodhur këtu në derë të shtëpisë, jo pse Loredana paska qenë këtu në komunën ku unë jetoj mbi 20 vite, jo pse djali im luan fudboll më vëlluan e sajë dhe më flet fjalë të mira për të, jo pse Loredana na bëri ta ulim kokën e mos ndihemi mirë, por tani duhet ta hetoj nese mund ta kuptoj realitetin e avokatit të Loredanës, pra z. Tomë Gadhi i cili na bëri ta harrojm raszin Loredana dhe hetojm z. Gashi i cili na bëri të turpërohemi më profesionalizmin dhe karakterin e tij të ult prej Jurist. Na mbyti dhe mbylli gojën shtypi këtu që kur z Gashi nder shumë budallakive tjera ai tha :

1-,,700,000 franga nuk janë shumë në Zvicër”

2-,,Nëse Loredana përfaqëson shqiptarët në Zvicër, kjo është shumë pozitive”

3-

,,Unë mendoj se Loredanës jo se i ka rënë por vetëm sa i është rritur publicitetiti”

Këto e shumë çka tjetër çfarë u dëgjuan nga avokati Tomë Gashi, neve na kanë bërë të ndihemi keq para opinonit Zviceran ku kemi gjet strehimin, punën dhe shpetimin nga më e keqja, e keqe të cilën na bënë me dyshuar se a e ka provuar z. Gashi sa ishim të pushtuar ?

Krejt në fund, ja sa vite më parë ka filluar e zgjeron fushat e veprimit krimi pa kufinj. Kamë shkruar dikur si të isha i marr në sa e sa ndoshta më mijëra E.Mail adresa, facebook më vonë, në bllog spot edhe më vonë dhe tek tani se fundit kam filluar e reduktoj më një takt krejt tjeter shkrimi.

Po, tani po shoh sa kam gabu pse kaq gjërësisht rregullisht kam shkru e më vonë po detyrohëm më e reduktu, besa edhe jo aq shumë më besu ngase më krimin dikush edhe jasht vendit është tu punu.

 

Lexo por edhe pusho : 

 

Xun çetta 13.Mai 2010 um 23:53

 

Krimi dhe mafi të ndryshme po dominojnë njerëzimin


Nga Xun çetta
Xun26@hotmail.com
www.info-cetta.blogspot.com

Organizimi i mafive politike,ekonomike po edhe në fusha tjera globale si ato klandestine dhe deler të ndryshëm drogash,mjerisht në mënyrë të organizuar dhe me hapa rapid janë duke u përqendruar edhe në institucione në vende të caktuare varësisht ku ata piketojnë pistat e tyre të mundshme për sukses.

Tani më,nuk bëhet fjalë vetëm për shtetet e kriminalizuara si ato të dala nga luftërat,pastaj shtete të varfra e të ngjashme. Organizimi,lidhjet dhe rrjeti i mafive mjerisht po depërton në gjitha segmentet e jetës së njerëzimit dhe për më keq ky avantazh (përparësi) e tyre po akomodon veten në mes të popullit dhe shërbimeve administrative kudo në botë.

I lemë vendet tjera dhe i kthehemi vendit tonë ku vërtet nga ky virus global po rrezikojmë ta zhbëjmë,jo vetëm shtetin akoma të pa organizuar,por po e zhbëjmë vetën tonë si njeri ku nuk po kursehet as vëllai,as prindi po as fëmija para prindit të vet...Është virus i keq ky të cilin mjerisht pa ligje të forta dhe pa rregull shoqëror,ne këtë të keqe do ta përjetojmë secili prej nesh dhe kështu si kolektivitet pasojat do ti kuptojmë tepër vonë.

Vetë ndërgjegjësimi i politikanëve ndaj këtij virusi i cili i ka përfshirë ata dhe tani po infektojnë popullin e thjesht është shumë më i lehtë,më pa pasoja dhe më i rehabilitueshem për ta,se sa kur ata do i ndërgjegjëson intervenimi i masave jo sa duhet të kontrolluara nga organizatorë të ndryshëm si idealist po edhe organizator përfitues të situatave të krijuara . Kjo në gjitha rrethanat do ishte katastrofa të cilën nuk guxoj ta mendoj e lere besoj se mund ta përjetoj vendi ynë. Pikërisht për të mos ndodhur më e keqja po akceptohet intervenimi i rreptë anti krimit në Kosovë,më apo pa dëshirë kjo edhe mund të shpeton vendin nga më e keqja.

Unë vërtet jam i mbushur vrer dhe më vite të pa rreshtuara po vjelli thartirat e kësaj katastrofe që kur e kam ndier këtë,pra po vjelli vrerin ndaj qeverive pa dallim se si po shkojnë e vinë ato për ta vazhduar të keqen e radhës sapo të u vjen rasti atyre,por ja se më 28 prill përjetova dhimbje shpirtërore madje edhe kam qarë më lot kur pash se në çfarë gjendje janë institucionet tone të cilat arsyeshëm i kritikoj,por vërtet intervenimin nga të huajt në këto forma nuk ua dëshiroj madje ishte vështirë ta përballoj.

Po,vërtet më rastin e intervenimit të EULEX-it në institucionin tonë qeveri unë kam qarë më lot,madje po konstatoj faktin se loti sa duket është i lidhur me ndjenjat e shumëvuajtura shpirtërore dhe po bindem se njeriu që nuk ka njohur lotin as frikën në rini vitet e shumëvuajtura për kaq vite i karakterizon dhe identifikon vet loti.

Për ta rimarr vetën nga ky moment i cili me ligësoj,unë u ndala dhe po i mendoj kritikat e rënda çfarë i kam bërë në institucionet tona,u ndala dhe po i them vetës:

Pse je kaq kontraverz ? . Përgjigja më erdhi dhe më forcoj shumë qartë: Nuk jam kontraverz por akoma paskam inatin me doza Shqiptare. Kjo e keqe pra është ajo pse në dukje po dal si jo lojal i ligjit,jo kritik origjinal si dhe po dal si njeri të cilët nuk mund ta bëjnë shtetin e as ligjet funksionale.


Kështu pastaj inati i keq aspak për kohën dhe destruktiv u zbut dhe mbeti si inat njerëzor,konstruktiv dhe pa pasoja për vëndosjen e ligjit dhe drejtësisë,më çka u luta që EULEX-dhe hapat që ka marr të mos dalin vetëm si alarm më të cilin kërcënon politikanet për të i ri lakuar në politikë,ose të mos jetë një spektakël politik siç po thonë ca nga opozita.

Frika vazhdon të mbetet tek mafitë politike në funksion të krimit politik dhe ekonomik,lidhje globale kjo pa dallim nga cili nacionalitet a shtet janë pjesëtarët e këtij krimi. Populli pa dallim shteti a nacionaliteti,viktima të politikanëve të korruptuar dhe pjesëtar të krimit,veç kanë filluar të ndihen të manipuluar,shantazhuar dhe moralisht të lënë për toke. Kjo ka anën pozitive për të filluar këndellja e masave popullore por,mjerisht ka edhe anën negative ku për një kohë relativisht të gjatë do ballafaqohemi me mos bindje dhe mos besimin e popullit në asnjë politikan,parti apo programi politik. Kjo gjithsesi mund të gjeneroj edhe kriza të pa kontrolluara morale ku arsyeshëm do jetë vështirë të shërohet populli nga kjo sëmundje mosbesimi dhe për më keq pakica si militant të krimit do ta kenë mundësinë që si pakicë ta qeveris shumicën,çfarë do të thotë se krimi po legjitimon veten në emër të votës së popullit viktimë.

Jo rastësisht kemi një gjendje ku nuk respektohet i ndershmi,profesionisti me baza ndershmërie e as veprimtar e idealistë ,po më në fund edhe etja për çlirim,liri e demokraci tani është bërë ngopje e qullur ku nuk din kush se sa ka kushtuar liria dhe sa vërtet është e vlefshme kjo ?.


Po ashtu edhe në Serbi deri vonë politikanët e krimit e kanë pasur vështirë ta ftojnë popullin për politika të reja deri tek heqja dorë nga pushtimet në ketë rast nga Kosova ku vet politika e krimit e kishte zhytur atë popull. Sot gjendja gradualisht po ndryshon,ngadalë,shumë ngadalë por po ofron koha kur populli do ta bind politikën e Beogradit nëse politika dhe politikanët nuk kishin si ta bindin popullin që ta braktisin të keqen në të cilën e kishte futur vet politika e krimit.

Ditët po vinë por mjerisht viktimat nuk po ndalën dhe kështu po krijohet përshtypja se nuk ka politikë pa viktimat mbrapa sajë. Duhet kuptuar faktin se ka politikë morale dhe pa viktima edhe pse deri më tani në Ballkan nuk ka ndodhur kjo. 
Fillimi i politikë bërjes së tillë pa viktima do duhej të fillon me sanksionimin e përgjegjësive për veprimin e secilit pa dallim qytetar apo pushtetar si dhe të sanksionohet përgjegjësia për akuzat pa asnjë minimum faktesh.

Po pra,edhe kjo përgjegjësi duhet të ngritët në minimumin e mundshëm e jo që njerëzit të përbaltën në gjitha variantet dhe të thyhen moralisht e në fund më një kërkim falje apo shpallje të pafajësisë të harrohen të gjitha!!! Jo kjo nuk guxon të vazhdoj tutje. E drejta e mbytur për ta thënë të vërtetën mjerisht tek ne ka bërë që situata të përplaset në këtë shkallë siç thuhet në anën e pjesës tjetër të popullit tonë :(As mish as peshk ) ose tek ne këtu .( Nuk ka edhe e kam parë edhe nuk e kam parë ).


çerdhet se ku janë stacionuar mafitë politike të cilat lidhen më krimet në hapësirat Shqiptare dhe kombit tonë por më veprim jashtë atyre hapësirave,tani gati se janë verifikuar dhe dihen se ku janë ato lidhje. Flas për çerdhet jashtë vendi gjegjësisht trojeve tona dhe konkretisht,në Gjermani,Austri,Rumani,Qeki,Francë dhe Zvicër,Serbinë nuk kemi pse e renditim kur gjërat dihën. Ato veprime kriminale kanë vend stacionime tjera me ndihmën e shërbimeve të caktuara varësisht shtetit ku janë stacionuar por tani mjafton të dihen ca prej tyre si dhe mundësisht të konkretizohen më fakte veprimet e tilla.

Nëse Zvicra ka publikuar herë pas herë ca nga krimet e veçanta si ato droge etj dhe njeriu ka bërë përmbledhjen e atyre të dhënave publike,pastaj ka poafërsuarë
ato me të dhënat jo publike që kemi mjaft dhe në fund gjitha ato analizhohen me lidhjet e tyre në Kosovë për mes njerëzve qe pa dyshim kanë lënë gjurmët e tyre në ato lidhje duke u përqendruar tani përfundimisht në trojet tona,atëherë ne mund ta kemi pasqyrën e parë për të vepruar nëse vërtetë kemi shtet.

Nëse Zvicra po ashtu para gati dy muaj saktësisht më 24 Mars 2010 për mes të përditshmes,,20 minuten CH “ka alarmuar rrezikun se sa është kërcënuar ky shtet më traditë pikërisht nga këto lidhje mafish globale,atëherë ju lutëm si mund të rrimë duar kryq ne të cilët jemi larg bërjes shtet ???.

Pa u zgjatur që ta humbi kuptimin e leximit të këtij artikulli edhe kështu të gjatë,unë po detyrohem ta sjelli artikullin origjinal ku Zvicra alarmon për rrezikun i cili kanosë ta pushtoj Zvicrën nga brenda.

PS:

Shpresoj që në përmbledhjet e publicistikës time ta kem përkthyer këtë artikull të cilin tani nuk po mund ta bëj këtë .

Luzern 13.05.2010-

Facebook :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=121438091209663&set=a.101831929836946&type=3&theater

Ripostim nënt (9) vite më vonë sotë 12.05.2019

Xun çetta