Rrefime

Hulumtimi zbulon edhe të pa dëshirueshme por amë, janë vlera të kërkueshme për zbardhje të realitetit tonë.

Para 7 vitësh ( Vor 7 Jahren)Xun Cetta nga facebook 19.Februar 2012 um 00:29 

 

Foto 1.

Zeqë Gaxherri nga Juniku,i plagosur rënd në kohë lufte 1999,sot kërkon ata të cilët e ndihmuan të largohet nga pikat e thyera të fshatit te tij,pika të cilat tashmë po i merrte ushtria,policia dhe paramilitar Serb. Ata djem të cilët ma shpëtuan jetën nuk i harroj kurrë. Ishin nga familja Çetaj fshati Trubuhovc këta që sapo kishin ardhur më armatim nga Shqipëria dhe kur futën në Junik aty bien direkt në pikat ku po luftohej dhe kështu më nxjerrin si të plagosur pa forcë të largohem. 
Nga Juniku e në Bajram Curr,me shumë mund e sakrifica më kanë bartë ata për të ma shpëtuar jetën thotë dhe falënderon i mbijetuari nga sulmet në Junik Zeqë Gaxherri.
-----------------------..
Foto 2.

Bashkëfshatarët nga fshati Trubuhovc që sapo kishin arritur në Tropojë për tu furnizuar më armatim. Pos familja Çetaj këtu kishte edhe nga familja Osmanaj,Mahmutaj,Bajtraktari etj. Rrëfime mbi këtë ngjarje ,rënien e Junikut dhe fatin e Zeqës do lexoni më poshtë aq sa kam marr nga Musë e Haki Çetaj :

Shumë shpejt do ti kemi këtu në po këtë faqe,rrëfimet shumë të plota mbi këto realitete të cilat kanë filluar e po keq interpretohen,madje edhe përvetësohen si ngjarje.

Zeqë Gaxherri shumë shpejtë do takohet më ata të cilët vërtetë e terhjaken nga pika ku ishte plagosur rëndë dhe pa dyshim po binte në dorë të barbarisë Serbe...

Rrëfimi vazhdon pas takimit të tyre i cili do të jetë shpejt dhe më foto të reja...

Luzern 18.02.2012

Xun Çetta

 

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=350035185016618&set=a.101831929836946&type=3&theater

Ripublikim për mos harrim 19.02.2019

Xun Çetta

 

Komentet në facebook :

 

Hamdi Lalaa : Ju lumtë e lavdi e përjetshme për të gjithë pa përjashtim që luftuan armikun dhe ndihmuan popullin....

 

Luan Qetaj : Xun shum faleminderit ishin ditet e Lavdis dhe krenaris per ne ama qkapurdh gjej edhe tjerat????????

 

Xun Çetta : Luan, tani ora kaloj 24, qenka koha me kenë në gjum, vetem tani te fiksova më me kujdesë çfarë më thuan. Ke të drejtë kur kërkon të shpurdhi pak më shumë por mos harro se kam shkruar e publikuar në vazhdimësi por tek tani ke filluar e po i lexon. Pastaj more Luan, a po e sheh çfarë kohe ka ardhur, duke shkruar për bash çfarëdo dhe për kënd do, unë po dal sikur veq kam shkruar e nuk paskam vepruar !!! një vetvrasje për mua kjo...Ah sa keq po te pjeke furra e vlimeve në pretendime ku më e pa kaqik, më e pa vepra, lufta e tjerëve është si më dal… KLM se po ja futim një gjum në kooalicion më pushimin për më u ndi po edhe më pushuar më mirë.

 

Luan Qetaj : Xun Çetta une te gjitha i lexoj ama te gjitha por replik nuk boj une, pot thom pa hanger huder era nuk vjen e une me shum shok vllazni kusheri kemi hanger huder kogja shumë per ketë liri kqyr qato foto tjera poplikoj amanet ki shum.

 

Xun Çetta : Luan, botërisht jo vetëm tek ne, hudhra permendet në kuptimin negativ edhe pse për qellime politike shpesh ndodh ti fusin hudhrat nen kry që ta merresh erën dhe pastaj ta ngrisin pluhërin, e ju kusherit e mij  nuk bëni pjësë aty ku ju vjen era hudhër, si per shembull më punuar andej sa ishte koha e në një moment me dal këndej ku duhet rrështuar, jo, jo kusherit e mij më ndonjë perjashtim si çdokund, nuk ishin e as jan dorë e keqe për vendin…Lëshimet bëhën çdo kund kryesisht tek vullneti i mirë i njerëzve ku dinakrija politike deperton shumë më lehtë. Ju nga vullneti i mirë si gjithëkund, jo bash më kujdes edhe bëheni pjesë e manipulimit në ato fjalë të mëdha  dhe në terene të detyrueshëm ku duhet zgjedhur hurin apo tirqit ose litarin thot populli. Sa i perket fotove, Videove etj, ke të drejt Luan por ja se po duhet me pas kujdes se po ti përvetsojn te tjeret dhe ti e thefsh qafën pastaj !!! Ah sa të vështira janë këtu punë more Luan djali, edhe aty ku nuk kam armiq nganjëhere e verteta e hidhur mi krijon armiqt, unë nuk dua armiq por edhe realitetet nuk i braktisi kurr. Shendet Luan dhe besoj se pas një muaji  Betimi do të na pret një qingj pasi i keni lënë peshqit, po, po besoj se shpejt do jam atje.KLM dhe të fala atje.

 

Malush Qeta : Luan Qetaj ty spo te kap kamera se shum i madh

 

Luan Qetaj : Malush Qeta nuk osht npytje mu po krejt shokt qa jemi kan ika edhe duhet mi qit

 

Malush Qeta :  Luan Qetaj ni njeri qe ka punu ska nevoj per rekllam vepra nuk hup kurr foto munet edhe me u djeg hahahah

 

Luan Qetaj : Malush Qeta jo more per ata nuk ni une hiq po metvertet jon foto tmira malush kujtime dbukura po xuni i qet kadal dal no jav ka nu bllamben????????

 

Malush Qeta : Luan Qetaj puna e specjales e ka xuni hahaha

 

Xun Çetta : Malush, rëndësi ka që aj rreth i imi familiar i gjithë lagjës Çetta aty, nuk ka gusht në as edhe një lloj krimi i cili do duhet të ndiqet penalisht, pa dallim nga Specialja apo Gjykatat tona neser. Kjo është kënaqësia ime e cila më bënë ta ngriti kokën lartë e më lartë për të ju ul kokën shumë pjesëtarëve të krimit politik në radhë të parë, të krimit ekonomik në radhë të dytë dhe krimit të zbehjës së emrit kaq të madh të Luftës sonë për çlirimin e vendit pra UÇK-së. Lagja jonë Çetta, komuna dhe më gjërë, janë problem shumë i vogël nga ku krimi ka rrënjët e veta. Xuni, ose para Specialës ose para kriminelve politik do të perfundoj ! po Malush shoqi se kështu nuk do të shkoj gjatë e ti Malush  besoj e dinë dhe beson në këtë realitet i cili ngadale por nuk ka zhmangëje kjo punë.   

 

Ramiz Kasumaj : Xun qettajt kan qen gjithmon attiva per lirin e kosoves respekt

 

Trimi Ademaj : Nom kishit pas lan edhe shaljant e Trubohovacit bree.. evv pirolla u koft

 

Xun Çetta : Edhe njëhere për hirë të korrektësis dhe sinqeritetit tim, më duhet ta sqaroj faktin se, sapo më reagoj në mesazh privat një nipi ynë i cili ma korrigjoj gabimin e bërë ne vit. Pra jo 1999 kur dihet se lufta veq kishte përfunduar por fjala është për vitin 1998. Pra gjithësesi është mirë ta kontrollojm dhe korrigjojm njëritjetrin.

 

Ja reagimi dhe falenderimi im nipit i cili nuk me la të bëj lëshime :

 

Mirmbrema daja Xun , si je si po kalon , desha vetem nje korigjim te vogel te fotoja e Bacit Zeq Gaxherri ku shkruan ne kohe lufte 1999 ka qene ne gusht te vitit 1998 pasi isha edhe vet aty edhe nje nga djemt qe se kam leshuar nga dora deri sa e kemi dergu ne Shqiperi matan kufirit .Respekt per shkrimin dhe punen qe bene i nderuar .

 

Përgjigja ime më falenderim :

 

Po nipash, ke të drejtë dhe të falenderoj për reagimin që ta permirsoj, bile tash po ta ceku edhe datën ka qen 02-dhe 03 .08 1998. E gjeta në ditar edhe një rrefim krejt tjetër nga po kjo datë në Junik kur një miku im nga këtu është lidhur me telefon Ajror me ish Komandantin atje Gani Shehun. Është një rast ky krejt tjeter akoma më interesant dhe i pa publikuar. FLM për reagimin nipash, thjesht ishte leshim për mos kujdes kur nuk e kërkoja edhe datën, ngase data te detyron ta kontrollosh më mirë. Uroj ta kaloni mirë andej dhe të fala.

 

Miftar Bajraktaraj : Perafersisht ashtu ka qene. Por sigurisht Ata qe kane qene aty è dine me se miri si kane rrjedhe ngjarja. Klm

 

Xun Çetta : Pasi u bë kështu që të kërkojm tutje, ja po e barti edhe një VIDEO shumë të mirë për mbamendje, video të cilën ma dergoj një miku im jo shumë larg nga fshati im Trubuhoc.

 

Lidhja :

https://www.facebook.com/decaniinfoofficial/videos/1068358603183127/

 

Tony Qetaj : Baca Xun une as si kisha lan me fol qata se jon shku kinse me marr arme ???? dhe kan shfrytzu rastin e kan ik ne Europë.
Ose te thom kshtu jon ftof (dhi) jan tutsh ka jon shku ne Shqiperi me marr arme edhe kush qe i ka kthy per Kosove ma ska pas. Edhe sod qata munohen mu fol mas shumti per keto tema. Klm

 

Miftar Bajraktaraj : Zeqe Gaxherri është plagos ne terheqje e siper kur ne kishim marre drejtimin për Koshare me ndihmen e njerit që e e dinte rrugen per ne kufi. Ai person kishte Nëne dhe gruan e tij. Ne nje moment me kerkon te dije per Nënen e tij. I them eshte ne fund te karvanit te ciles loke i ndihmonin të gjithe posaqerisht Ahmet Çetta. I thash vetem tregoma drejtimin e levizjes, me tha drejt vazhdoje, pas 200 metra unë kam has ne mjetin shperthyes dhe jom plagos ne te dy kembet, pastaj Zeqa qe ishte pas meje është plagos rëndë. Me ka kërku mua ta marre komandën. Dhe ka kërku qe Zeqen ta qojm te nje miku i tij ne fshatin Koshare. Pastaj kom vendos qe, o te gjithe do kalojm kufirin o asnje dhe ashtu ka ndodh, kemi Kalu shnosh è mire te gjithe per veq ne dyve ishim te plagosur.

 

Kontribut Kan dhene te gjithë ata qe ishin aty pa dallim sipas mundësie. I Kom te gjithe emrat e atyre qe ishin ne Junik dhe per secillin daten e lindjes, armatimin qe ka posedu dhe ku ka mbaruar sherbimin ushtarak e çfarë gjinie. Klm.

 

Luan Qetaj : Rrugen e dinte Shaban Qeta qe e dha lekun per të na shpetuar se zoti e dinte per fatin ton, ati i falenderona dhe zotit qe kem pas permi kry tjerat jon përralla.

 

Në moment qe jon ra pikat në berish ne jemi terhekur per ne malet e junikut edhe aty daq komand, daq rrug, daq qa dush i ka pas krejt Shaban Qeta në dorë se na kem tu jet malieve qyky osht realiteti edhe per ne po edhe per ushtaret e junikut pik.

 

Shaqir Qetaj : Luan Qetaj respeket, Luan jarani je mirnjohes.

 

Alban Niman Rexhepaj : Ahmetin ku e gjete se?!

 

Xun Çetta : O sa kënaqësi është kur mblidhën të dhënat pa dallim përputhën mesveti apo jo, kjo është gjë normale dhe fare periferike, pra lejohën mendime dhe vlerësimet pak më ndryshe dhe kur analizohën nga fillimi e në perfundim, aty del realiteti i kristalt. Mendimet dhe vlerësimet ndryshe për të njëjtn rast apo të njëjtën ngjarje nuk jan edhe aq problem nese njerëzit dinë ta ruajn njëritjetrin dhe vlerat e ngjarjeve. Këto prebleme kanë dal edhe në simpoziumet shkencore të ngjarjeve 1968 dhe atyre 1981 e më levizjët tjera të më hershme si të Ballit Komëtar, të Komunistëve deri të asajë të NDSH-së etj, por, më në fund, ato po zëjn vendin e vet dhe kështu po zbardhën ato më fakte e dëshmi ku pretendimet bllanko bijn posht.

 

I nderuar Jeton kusha, TONY, ke të drejt kur shqetsohësh e dëgjon variante të ndryshme dhe sheh nderlidhjët e njerëzve në grupe klanosh sikur i dëshmojn njëritjetrit por, jo Jeton, kjo nuk duhet me të munduar kaq shumë, ka një sitë të mrekullueshme kjo punë. Të shkruhet sa më shumë është mirë, edhe kur nderlidhën njerëzit për çfarëdo interesave të përbashkëta apo mbi baza biznesi a partish, po ashtu nuk ka gjë të keqe nese dihen ato publikisht ngase ndehmojn zbardhjët e problemeve në gjeneral. Ne si lagje, fshat e më gjërë nuk jemi keq krahasuar me çfarë po konstatojm në tjera anë. Keqperdorimet e pas luftës dhe vrapi për tu duk e perfituar në emer të partive dhe liderve tyre, mjerisht i kanë kushtuar Kosovës dhe kanë plandosur meritat e më meritorëve dhe kurr nuk po votohët për individin meritor por për partinë, klanin e të ngjajshme. Kjo e keqe si pasojë, ende nuk po kuptohët si fatkeqsi, Kosova ka edhe bukur shumë punë në këtë drejtim.

 

Luan, te falenderoj shumë që vlerat humanitare po i ofron edhe një katramë më afër nesh, Ashtu është Luan, Shabani ka dhënë paranë për të ju gjetë rrugën trup bjeshkëve për në kufi nga janë kthyer prapa e në Shqipëri. Parat i kemi paguar një më njih ne në Zvicër, pra edhe një dëshmi kjo për çfarë thuan Luan por, ne tani duhet ta dijm sakt jo për diqka tjetër pos që ti zbardhim aktet e atyre të cilët në kohë lufte për punë pak orësh kanë marr 7000 Sfr Frank !!! Miftari në anën tjetër thot se po aj person, paska pas edhe familjën me vehte në po ato kolona ekzodi drejt Shqiperisë apo ndoshta ka mos perputhje për të njejtin njeri e që pa nxitim dhe pa tensione zbardhën këto gjëra , ne njerëz jemi dhe ishin kohë të vështira…

 

E keqja më e madhe është se, politika e marrjës apo mbajtjës së pushtetit më çdo kusht , nuk po merret më këto punë, per kundreazi po gjeneron probleme të reja në perfitim votash duke i bërë të gjithë Veteran Lufte !!! Kjo fatkeqsi e luftës për marrje pushteti tek do të na merr kohë parase ta zgjedh problemin.

 

Mjafton që veprat çfarë keni bërë të gjithë bashk, kush në atë drejtim e kush në tjetrin, kush në atë formë e kush në tjetrën formë, kush më shumë e kush më pak, kush më heret e kush më vonë por, të gjithë në shërbim të çlirimit të vendit, pra ato vepra të mos i zbehim më vepra të cilat nuk i shkojn interesit të vedit të çliruar sot…Po ndihem mirë kur ngritën zërat për ta zbardhur të kaluarën tonë si popull, mbamendja është një faktor i mirë por jo verbërimi në klane interesash, në lider apo parti politike, kuptohët pa i dëmtuar ata apo ato. Ndoshta po tregohet një ngritje e vetëdijës në këtë drejtim bashkëpunimi për ti zbardhur gjërat bash lakuriq ashtu si kann qenë. Këto janë punë paksa të rrezikshme vetëm për ata që nuk kanë mend në kokë. Të gjithëve ju uroj një ditë të mirë dhe asnjë ftohje njeri në tjetrin pa dallim percaktimeve tuaja politike.   

  

Miftar Bajraktaraj : Ne ate grup nuk kemi qene vetem une è luani por kemi qene 22 persona dhe Ata persona i kam te regjistruar nje nga nje. Po te hyne ne pune mund ti dergoj emrat è tyre. Ea i perket mjeteve qe Kan ardhe nga Zvicer a i Kom shenimet. Dhe è din sa armati kemi pas ne Bjeshken e Ujezez armati dhe kuaj we Kan pas per detyr me rujt Agron Qeta e dervish Osmmanaj. Un te pershenes dhe mund ti konfrontojm te gjitha faktet ne dispozicion. Klm

 

Xun Çetta : Miftar i nderuar, e di sakt se sa i informuar je për punën time personale që kam bërë dje dhe vazhdoj ta bëj sot pa u kokoriz në lavd e as merita, puna ime ka pas dhe ka tjetër emision. Ti Miftar me befasove kur me pyete se a më hyjn në punë emrat dhe te dhena tjera ? Po si jo more shoq, ato ngadale siq thash më parë do kompletohën bash të gjitha por sa më shpejt aq më mirë për ne. Kokëfortësia e pa kontrolluar e njerëzve nuk mund ti mposht hulumtimet as zbardhjën e realiteteve tona, njerëzit jan ruajt ngase kanë mend në kokë për ndryshe e keqja ka mund të na ndodhte në kohë lufte kur uniteti ishte armja më e preferuar për ne.

 

Mos shkruaj në publike por mi dërgo të gjitha menjëherë pa lënë hapsirë të interferoj tjetri. Bash sot në kafen e mengjesit e kishim po këtë temë, aty ishin fqinjët e parë të Zeq Gaxherrit po ashtu Junikas, po çfarë nuk dëgjoj e më çfarë nuk po befasohëm !!!

Mi dërgo në mesazh privat dhe mos komuniko në publike.

Kalo mirë Miftar e ndoshta mund takohemi.

 

Trimi Ademaj : hajt bre se se keni ba namin .. Ju ka kthy me statusin e veteranit po kqa po shitninpatriotizem ..te gjirh ishit Komunista te perbetuar deri me daten 04.5.80.. kur diq plaku..

 

Miftar Bajraktaraj : Ndoshta ju Ademaj. Klm

 

Trimi Ademaj :  Miftar Bajraktaraj Ty muj met mbet borgjë nese nuk ta tregoj nje emer te nje familjari te kabiles sate qe i dha shumë informacijone Zyrës se kunder zbulimit me seli qe ishte ne Pejë dhe ku qdo levizje qe ndodhte ne Lugun e drinitë aj amanetin e dergonte te (Saśa Lazič) i cili pranonte informacijone nga 3 qytetzat e distriktit te Pejës ku qdo lajm shkonte ne dom te shqiptrve dhe rrijeteve te njoma rinore qe donin te benin revulucijon dhe shkeputije ne menyra demostrative gjatë viteve 78'80'81'88'te, rrjetit te sherbimit sekret te asaj kohe ju shtuan edhe nje person nga prekalla dhe llukavci i begut.. KU sot ata burra me mustaqe ja thon vetes bajagi zotni te ranê e persona me peshë e burrni te lartë neper kafiterit e Istogut..

Tu kisha lutë mos aludo por distancohu nga shkrimi im se turproheshë nga e verteta.. nese dal me emra tjetren herë..

 

Miftar Bajraktaraj : Trimi Ademaj trego me emer dhe mbiemer edhe nese jom une por me fakte.

 

Trimi Ademaj : Miftar Bajraktaraj Po Bon por vetem kur te takohemi nga afër… Te tregoj ne detale per personin ne fjal ! por nese deshiron edhe më shumë fakte per të, te dergoj te personi me te cilin ka vepru i afermi juaj gati dy dekada ne te miren e armikut shekullor dhe ne dëmë te qeshtijes dhe idealit shqiptar .. ntm 

Por kur ti vertetosh keto gjana tu kisha lutë ma, sa to jeta per patriotizem mos me folë.. se dyjat bashk nuk shkojnë.

 

Xun Çetta : Tani sapo i lexova këto shkëmbime mës jush i nderuar z. Ademaj apo Kelmendi se nuk po di sakt si të thëm derisa një ditë të jemi pak më me kohë e të merremi më shumë për njohjen tonë sa po shoh të nevojshme.

 

Më la pershtypje mendimi juaj, në dukje i mirë por gabim sa ska si më keq dhe më defekt e pasoja i cili i kushton vendit tonë. Fjala është për aq sa i the z. Bajraktari për kusheririn , ta supozojm si thua ti, dorë e zgjatur dhe besnike e Serbisë e që për mes kësaj po don ta kapësh Miftarin !!! Jo more jo, as baba për djalin po as djali për babën nuk jap llogari për punë të pista të shërbimeve të fshehta, skuqja dhe zbehja morale, apriori është e natyrshme për secilin nga ne kur ka fatkeqsinë e një aksidenti të tillë në dosje por jo apriori ta pësoj djali për babën apo baba për djalin e mos të shkojm te kusheriri, pra e ke gabim Trimi kur Miftarit thuan :

 ,, Por kur ti vertetojsh këto gjana tu kisha lutë ma, sa të jetë jeta për patriotizëm mos me folë.. se dyjat bashk nuk shkojnë

 

Ti z. Ademaj flet më bindje e që me vjen mirë dhe na duhën këtu parime, a unë po të pergjigjëm më hamendje por krejt logjike : ( Pak kush nga ne, si familje e gjërë në barqe, si lagje apo si Fshat, mund të ketë qenë plotësisht i pa prekur nga aj virus shërbimesh të UDB-s dhe një shërbim tjeter paralel tij siq e kishte Partia Komuniste ku fanatikët e partisë, nuk ndiheshin se jan spiuj, për kundrazi mund ti urrejshin spiujt e UDB-s por në finale informacionet e tyre perfundojshin në një qendër për shtetin dhe sigurinë e tij, ky edhe është rregull pa dallim sistemesh në një shtet)

 

Pra, shtrohet pyetja , a kam të drejtë që ty Trimi ta mbylli gojën edhe nese po digjësh e piqesh për vendin, vetem pse të del një kusheri apo i aferm i juaj në këto pislliqe në dem të parimeve tona për çlirimin e vendit tonë ?

 

Unë për vehte,  jo vetem se mendoj por te garantoj se kjo praktikë e kapjës së njerëzve,  do ishte krim i dyfisht i cili shumë pak dallon nga krimi i pushtuesit dje. Jo Trimi i nderuar, nuk funksionon kjo logjikë e sëmuer.

Shpresoj me ke kuptuar drejt pa e marr e keqkuptuar se po dal ta mbroj dikë e te dal kunder dikujt në këto debate sa po zhvillohen këtu. Shendet Trimi i nderuar dhe uroj ta kaloni mirë deri në një herë tjeter kur shpresoj do takohemi më ndryshe dhe më per se afermi.  

 

Miftar Bajraktaraj : Trimi Ademaj trego. Trego kush eshte ai person. Nuk kom nevoj te shitem o te flas per patriotizem. Se ate è kemi pas dhe kemi me pas den baba den.

 

Trimi Ademaj : Miftar Bajraktaraj Mjeeêr shqipria kush po mburret per të

 

Xun Çetta : A ndoshta ma bëre një nder bukur të madh z. Trimi Ademaj, nuk është mirë të falenderohëm publikisht por ja se pjesërisht ke të drejt apsolute ngase, si gjithë Kosova e në veqanti Dukagjini, edhe lagja jonë është pjesë e këtij masllahati Veteranësh por, kurr mos thuaj se Lagja Çetta nuk ka dëshmuar, jo vetëm në luftën më të shënjët të UCK-së por që nga koha e ndritshme e NDSH-së e tutje. Nuk kam guxim te bi në rangun apo nivelin e krrokatjeve të cilat i urrej dhe kundershtoj ashper. Sa i përket Veteranve, lere atë temë se gjyqi shumë shpejt do ta thot fjalën e vet mbi këtë krim ekonomik, politik e në veqanti mbi uljën e moralit të luftës sonë dhe deshmorëve.

Unë për vehte nuk jam Veteran ngase filloj dhe perfundoj si më keq ky proces i devalvimit të shumë vlerave tona si popull, këtë ta diesh ti dhe tjerët që merren më këtë fenomen i cili na bëri qesharak më vetehtën pa fajin e askujt.

 

KLM Trimi.

 

Tafil Cetaj : A thu po mundemi me ja gjet vegzen ksaj pune! Veq ka paret mos hini se nuk ka fajtor kan shku ne vend te duhur sikur te gjitha fondet tjera pershendetje

 

Luan Qetaj : Tafil Cetaj  ????????????

 

Miftar Bajraktaraj : Pershendetje Tafe. Po edhe vegza edhe lomshi vetem mungon sinqeriteti.... Klm

 

Betim Qeta : Rrnoft KOSOVA Republik ?????

 

Xun Çetta :   A e dini sa larg jemi si popull për ti zbardhur gjërat esenciale për vendin tonë, gjëra këto të cilat nuk po ndalën në shekuj po as sot sa ne po marrim frymë pak më lirshëm dhe po debatojm këtu, e lere më kur do të arrijm për ti pranuar ato realitete dhe për ti kaluar pa pasoja për vendin dhe mardhënjet tona mes veti.

 

Dje në kafën e mengjesit, ku ishim jo më pak se 18 bashkëatdhetar nder ta edhe nga Juniku dhe besoni burra, bash fqiu i parë Zeqë Gaxherrit të cilin e njihte shumë mirë që nga femirija tyre, ai nuk dinte gjë se ka qenë Zeqa fare në luftë e as qe kishte lidhje se a ka qenë i plogosur apo jo !!! Ju lutëm, a nuk është krim ky kur ne si popull, nuk po dijm bash kurgja për dje duke vrapuar për të sotmën dhe për të pervetsuar bash çdo gjë që na ofrohët si mundësi e dhënë dallkaukësh politik ? !!!!.

 

Nuk po ja ceku emrin fqiut të Zeq Gaxherrit ngase del sikur po ja mohon fatkesin e plagosjës tij a në realitet, nuk ishte fjala se po ja mohon por thjesht e pash se nuk dinte bash kurgja për këtë punë !!! Të flasim tash nese kemi çfarë më thën mbi këtë apsurd. Ky është fati i popullit tonë i cili po vazhdon.

Dëshmo kundër Serbisë nese mundësh në kohën kur po vrasim vehtën tonë. Ja foto ku ndodhi kjo befasi e radhës për mua :

 

 

 

Agron Cetaj : Ju pershendes u inkuadrova von po miftar Xuni i ka te Dhanat se une me Shaip Çetaj kemi ble kuajt gjdo kali qe kemi blé kemi me numer te leter njoftimit te personit qe kemi ble Xuni esht i njoftum per ket Shum mir njerzit qe pytshin n’a garantoni si nuk na vrajn ne luft po vim me ju une ju pata than neve n’a gjujn me dardha njerzit so mir me fol pa fakte se nuk esht ne rregull se me Fy luften. Vullnetin gjakin e deshmorve smunet as kush rrespek per gjith qe kan kontribu edhe ni kafe qe kan jep rrespek po rrespekti ka baci mus ne mosh 70 vjeqare ka pas at vullnet me ardh me ne per qeshtje kombtare Ky esht rrespekt per lavdat per te gjith ju lumt djem kem tregu veten kush jem kemi qen shembull ku ka kemi shku te lidhur ner veti se kemi mujt me psu keq po Kjo n’a ka ndimu pikrisht deshiroj te keni shendet gjitha te mirat ne familet tuaja me rrespekt Agron Çetaj

 

Xun Çetta : Edhe unë shumë vonë të lexova Agron, ka tri ditë që kur paske komentuar apo të thëm paske kobntribuar ne këtë temë e tek tani sapo te lexova. Pa e zgjatur më shumë në këtë temë, pajtohem më ju se me ato plus minuset tona në atë kohë lufte, grupi i Trubuhocit ka kaluar pa ndonjë të keqe dhe pa u perfshir në çfarëdoqoft krimi siq ka ndodhur atë kohë gjithëandej. Nuk ka ndodhur vrasje, trathti nga brenda grupit e as ndonjëfar alamet keqperdorimesh financiare edhe pse bash asgjë nga aj financim dhe organizim i yni, nuk arriti në distinacionin për ku ishte dedikuar. Lufta dhe pengesat si pasojë e operacioneve të pushtuesit në atë rrugë të gjatë, ishin të natyrshme për ta penguar drejtimin e grupit tonë se Fshat. Këtu më një zhgënjim por pa pasoja të natyrave tjera perfundon djerësa dhe mundi i ne të gjithëve ku ka mundur të na kthehet edhe më keq.

 

Tani pak relaks më lavdin personal ngase më lavde po ecin në këtë kohë pa kohë kur ka perfunduar lufta. Unë personalisht më parat e mia ta kam blerë një fanelë ngjyrë ushtarake në të cilën u bëre merak Agron,është kështu apo jo ?. unë personalisht më parat e mia kam paguar drekë-darkën e vonë të ditës parë kur arritëm në Tropoj dhe plus ato dy ditë aty më shpenzimet e mia kam qendruar. Unë më paratë e mia personale kam paguar shpenzime tjera sa po harxhonim duke kërkuar blerjën e armatimit si dhe intersimin për nxjerrjen e Shaqirit nga burgu në Tiranë të cilin e kapin më armatim dhe kur e lirojn, po aty, Shaqiri ngarkohët më më shumë armatim sesa kishte kur e arrestuan, pa dashur të them se u koorubtua policia, jo , jo.

 

Unë asnjë lidhje nuk kam pas më financat e dedikuar për grupin e Fshatit tonë, të gjitha, bash të gjitha shpenzimet përjashtuar Aeroplanin biletat e të cilit udhtim i ka aprovuar grupi percjellës nga Zvicra pikërisht nga Banesa ime ku ishin Haxhi Tali-Shkelzeni dhe djali i Demës i cili i solli edhe parat e Gjermanisë dhe Austrisë, kuptohet aq sa kishin dorëzuar dhe të gjitha i kam më procesverbal, bile quditrisht !!! del kërkesa më pajtimin tim të plotë, qe parat nga unë ku i kishin sjell, ti kalojm më autorizim tek Shkelzeni…

 

Dikush, shumë befasueshëm qellimin e të cilve nuk e kupton njeri, tani krejt vonë ka perfol aty ketu sikur Xuni është marr me blerje shitje të kuajve !!! Unë, asnjë kali nuk e kam bler e as shit vet.Tropoja ato ditë vërtetë ishte shëndrruar në një treg të egër e pa kontrollë ku shiteshin lloj, lloj armësh që nuk ja vlente ti fusim në Kosovë, shiteshin e stershiteshin kuaj më samar e pa samar e besa më pak para mundshe ta blejsh edhe pronarin e kuajve për ta kryer punën. Aty ka pas gjithqka.

 

Unë nga albumi i asajë kohe lufte po i publikoj vetëm edhe këto dy foto tema të cilat jo pa qellim i kujtova për disa…