Kulturë

Sa shpejt po ikun vitët po edhe veshtërsitë për të rrugëtuar andej nga jemi nisur për herë e më shumë po shtohën, më në fund ne do ja dalim. Vetëm 11 pranvera i ke Kosovë këtë mos e harro, kujdesë rrugët për plotë labirinthe politike dhe njëkohësisht Urime Kosovë !!!

 

Facebook ma perekujton kur Kosova kishte vetëm pesë (5) vjet Shtet
 

Para këtij përvjetori, sot, po edhe nesër do vazhdon e të thuhet : ( Mos nxitoni, mos u befasoni më gjendjen dhe mos pritni aq suksese, ngase ky shtet tashmë sapo i bëri vetëm pesë vjet jetë !). Natyrshëm vitet përcaktojë moshën, pra Kosova nga foshnje dje, fëmijë sot. Këtij fëmije sipas këtij parimi i duhen të paktën edhe trembëdhjetë (13) vite për ta pas të drejtën e vetëvendosjes, se donë të jetoj më Nënën, apo të vazhdoj e ndarë siç pati fatin e lindjes më operacion madje më Nënën e paralizuar dhe nën ndikim narkozë dhe vet si fëmijë i sapo dal nga tmerri i operacionit që pati.

Nisur nga këta faktor, ky realitet dhe jo pak dobësi pas operacionit të lindjes, Kosova është tepër mirë, e mbytur në gjitha vështirësitë pa i numëruar ato, Kosova ka ecë dhe po vazhdon bindshëm falë sakrificave më të pa shembullta që ka bërë dhe po vazhdon ti bën dhe përjeton ky popull.


Ne mund të thellohemi duke numëruar mjaftë pa kënaqësi e shqetësime për këto pesë vjet jete të shtetit tonë, por kemi edhe mjaftë lavde e vetëmburrje më krejt çfarë kemi bërë për këto pesë vite jetë në kushte dhe rrethana nga më të ndryshmet. Ajo çfarë u pa botërisht është fakti se Kosova e lirë edhe kështu si është, megjithatë e paqësoj rajonin e mbytur në luftëra dhe padrejtësi.


Thuhet një fjalë : Jeta nuk është e shtruar më lule. Unë do thosha se edhe kështu, lulet po qelin por duhet ruajtur ato. 
Rruga e sakrificës donë edhe kujdesin për të mos thyer qafen andaj kujdes. 

Gëzuar pesë (5) vjetorin Kosovës, popullit të saj dhe Shqiptarëve kudo janë.

Luzern 17.02.2013

Xun Çetta

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=546148158738652&set=a.101831929836946&type=3&theater

Reprizë më shtesën pas 6 vitesh

Luzern 17.02.2019

Xun Çetta