Rrefime

Për sqarim:


Një ndërhyrje timen dhe më pas pak material i skanuar nga libri i autorit Dr. Ramadan Xhema.

Thirrjet për hulumtim arkivash dhe jo të shkruhet paushall kush çfarë donë mundet dhe ka paranë,sikur po bien në vesh të shurdhë por ta dimë një gjë se është më tepër se mëkat për të mos thënë krim po të mos lexohet,analizohet dhe verifikohet puna e tillë siç është kjo e Dr. Ramadan Xhemes më vëllanë e tij Xhemë Xhemën si dhe shumë veprimtarëve tjerë në Amerikë.

Autori dhe veprimtarë të pa epur tashmë në moshë edhe mund të mos jenë nesër në mesin tonë,por fakte e dëshmi për të na turpëruar ne të gjallëve pse nuk respektohet dhe hulumtuam punën e tyre sa ata janë gjallë,material për këtë ka mjaftë, jo vetëm për të na turpëruar por për të na bërë qe ta mallkojmë gjumin e rënd çfarë ka zënë hulumtuesit dhe shtetin i cili nuk donë arkivim faktesh e dëshmi tjera që akoma nuk janë publikuar.

Nga libri :

TAKIMET E PARA ME ZYRTARET ME TE LARTE TE AMERIKES

Disa kohe mbasi shperthyen demonstratat ne Kosove me 1981, ne Amerike shqiptaret vepruan te bashkuar. Mbasi filluan mosmarre'veshjet mes drej-tuesve te partive politike, per organizimin e demonstratave, te protestave dhe te aktiviteteve te tjera ne perkrahje te Kosoves ne Amerike printe Levizja per Republike. Gjate ketyre aktiviteteve organet e Amerikes e pe-rcilJnin me kujdes te larte veprimtarine tone. Shume vite nuk gezonim asnje lloj perkrahjeje. Mirepo, edhe pse Beogradi vepronte panderprere kunder nesh dhe kerkonte vazhdimisht te merrnin masa, zyrtaret e Ame¬rikes nuk na pengonin ne aktivitetet kombetare.

Kundër aksioneve qe asokohe merreshin ne Kosove dhe terrorit qe ushtrohej mbi popullin shqiptar, organizonim demonstrata e protesta te tjera ne New .York, ne Washington e neper Amerike. Por, mjetet per informacion me vite na kishin lene ne terr informativ. Perveqdisa radiove lokale ne gjuhen shqipe me radius te vogel te degjueshmerise, mjetet e tjera te informacionit nuk njoftonin per aktivitetet tona! Keshtu, u shkelen pohimet e normat e shtypit dhe te mjeteve te tjera per informim te lire. Kaluan pese-gjashte vjet mbas shperthimit te ngjarjeve te Kosovës me 1981, kür filluan takimet e para te mergimtareve shqiptare me zyrtaret e Amerikës. Mbas ketyre takimeve mjetet e informaciont per aktivitetet tona e njoftuan popullin e Amerikës dhe opinionin nderkombetar.
-----.
TAKIMI I PARE I SHQIPTAREVE ME SENATORIN

ROBERT DOLE


Problem! i Kosoves dhe gjendja ne Jugosllavi vinin duke u keqesuar. Pa pritur, ne zyre te vellait tim arriti nje leter nga zyra e senatorit Robert Dole, lider i shumices ne Senat. Ne leter shfaqej deshira per t'u takuar me shqiptare te Amerikes dhe kerkohej qe per 9do njeri qe deshiron te marre pjese ne tubim, te shenohen emri, mbiemri, adresa e numri i telefonit te baneses dhe adresa e telefoni i vendit, ne qofte se punon. Ke'to shenime qe kerkoheshin per cdo njeri duhej t'i dergoheshin kesaj zyreje dy jave para mbajtjes se takimit.

Aksionet kunder Kosoves, Shqiperise dhe interesave te popullit shqiptar merrnin permasa tejet kercenuese. Simbas propagandes dhe veprimtarive te Beogradit me bashkepunetore, kishte edhe shqipfoles e ndoshta edhe ndonje zyrtar te Amerikes, qe mendonin se une nuk do te pranoja kontakte äs bashkepunim me zyrtaret amerikane. Mirepo, une e ve'llai u angazhuam masksimalisht qe tubimi me senatorin Dole te jete sä me madheshtor. Per kete takim i njoftuam dhe ftuam shqiptaret e Amerikes. Me nje numer jo te vogel prej tyre biseduam personalisht, pastaj i ftuam permes telefonit dhe mjeteve te informimit. Ke'shtu, heren e pare shume mergimtare shqip¬tare nuk besonin qe do te kemi takim me senatorin Dole-Doll! Por, i nderuari z.Robert Dole, Senator dhe lider i shumices ne Senat, per here te pare ne pranvere te vitit 1986, ne Rye, New York, u takua me disa shqip-taro-amerikane.

       







 









 

 

Dëshmi të tilla në këtë libër janë rreth 50 sosh si dhe shumë artikuj gazetash ,letra ,foto etj të cilat edhe njëherë po them se po te hulumtohen prapë mendja te benë të mos besosh në këtë punë e cila është bërë dhe nuk po hulumtohet.


Unë flas për hulumtim,konfirmim dhe respektin qe meriton kjo punë në të kundërtën,turpi dhe krenaria në mungesë hulumtimi dhe verifikimi janë bërë një.

Publikuar 27.10.2012

Xun Çetta