Politikë

Është kohë e egër, tepër e egër për ne të cilët, ende nuk kemi shtet të qendrueshëm siq jan shtetet tjera. Po i lë në një anë padrejtësit çfarë bëhën në shtetet tona të dobëta dhe tani po alarmoj se si pasojë e kësajë, gjithë Shqiptarët kudo në botë, aktualisht ashtu si gjithëherë, janë të persekutuar e abuzuar më të drejtat e tyre ligjore në shtetet perkatse ku punojn e jetojn, kund më shumë e kund më pak, por, jan në po këtë mjerim si paspjë e mos forcimit të shteteve tona.

Këtë mjerim, shqiptari i tretur gjithëandej botës, nuk e sheh e as vëren nese ai në këto rrethana, ka një copë bukë sa për ta mbijetuar jetën…Ka mjaft Shqiptar të, disa prej tyre cilët pak a shumë jo krejt pa mëkate perbirohën nga këto fatkeqsi jasht vendit dhe janë bërë formalisht mirë sa për ti marr si shembull ata kudo në botë por, as ata vet nuk din e as shohin se çfarë po ndodh me ta e as me ne si popull.

Pergjakja e popujve pa shtet të fortë amë, ka qenë, është dhe po vazhdon edhe sot. Mos synoni botën parase ta bejm shtetin tonë ligjor i cili do merret edhe me të drejtat tona kudo në botë ngase padrejtësia është krim pa dallim ku ndodhin ato padrejtësi nganjëhere deri në krim të pa dukshëm.

Më besoni, nuk flas vetëm për ata të cilët po e mashtrojn mendjen për ta braktisur vendin për një jetë më të mirë e më të qetë, por, flas më fakte të mbushura më thasë mbi padrejtësitë çfarë na bëhën çdo ditë kudo, pa pasur kush të na mbron si të pa forcë që jemi.

Krimi individual, nuk është i pa ndalshëm aq më pak i rrezikshëm nese nuk ka në krah edhe krimet ndershtetëror.

E di se unë, nuk po kuptohëm drejtë, por dhimbjet më vonë, do të na qojn deri tek ajo që këto fatkeqësi ti kuptojm e ndijm të gjithë.

Sot jemi të bllokuar keq dhe kudo, për ta pasqyruar realitetin e fatkeqësive tona. Thirrja ime është :

( Rezisto se pa të drejtat tua njërëzore e nacionale nuk ke ku shkon, kjo qenka bota )       

Luzern 03.11.2018 
Xun Çetta

Facebook komenti:

Muharrem Kosumi : Po o Xun,pikërisht ashtu është.Po edhe kojshia po e pa se t'u prish shpia ta kthen nga të trashtit…