Kulturë

Edhe pse kam pas simpati të madhe për qendrimet dhe këmbëngulësinë e tij taman shqiptarqe të fund viteve 80-ta dhe fillim viteve 90-ta, Unë kam perjetuar edhe pjesë zhgenjimësh nga i pa ndalshmi për kauzën tonë Shqiptare z. Joe DioGuardi.

I di momentët e pakta të shqetsimet tim më qendrimet dhe politikat afatshkurtëra të z DioGuardi por ishinë këto shqetsime te pakta dhe te shkurtëra në kronologjinë e mburrjes time afatgjate më aktivitetet dhe qendrimet e z. DioGuardi.

Unë, kam dijt në të kaluarën, pa dyshim di sot dhe shpresoj të di në të ardhmën se kur dhe pse të mos pajtohëm në politikë madje të reagoj kunder…

Edhe më Amerikano-Shqiptarin e pandalshëm të kauzës sonë kombëtare dhe interesave të vendit tonë z. Joe DioGuardi, kam pas po këtë fat, ( pra të debatojm tërë natën, të nxjerrim vendime pune e veprimi dhe të nesermën pas dite të zhgënjehëm keq sa për ta vazhduar kunder tij ca muaj rresht deri në një moment kur në Tiranë serish dola kundër). I prisha bukur shumë punë në emisionin për të cilin kishte ardhur në Tiranë dhe me ndermjetsues kaluam disi për ta kuptuar në vazhdim Joe DioGuardin i cili kuptova se, ai po dinte dhe kishte gadishmeri ta kupton shqetsimin e tjetrit.  

Sot në këtë moshë, pas gjithë jetës tij në perpjekje dhe pas çlirimit të vendit tonë, akoma më shumë po e rriti simpatinë dhe admiroj z. DioGuardi për këmbëngulësinë e tij dhe qendimet kritike ndaj të keqës dhe të këqijve ndaj vendit tonë.

Në këtë rastë sot më katër (4) ditë vonesë do doja ti uroj shëndet në radhë të parë, suksese e pleqëri të qetë dhe të ndihet krenar z. Joe DioGuardi.

Vitët e tij që shkuan, qofshin të frytshme e faqebardhë për të, këto që po vijn, qofshin në ndihmë dhe finalizim të atyre që shkuan. Krejt në fund 100 qofshin pak por të shëndetshme nga ne që urojm por, jata tij le të vazhdoj tutje dhe pa kufizim. Urime z. Joe DioGuardi.

Link lidhja e një pjese nga biografij tij :

Sot ka ditëlindjen Joe DioGuardi, shqiptari që mposhti makinerinë serbosllave dhe Millosheviçin(FOTO)

Përgatitur nga ,,INA“  20 September 2018

Link lidhja :

http://lajmpress.org/2018/09/20/sot-ka-ditelindjen-joe-dioguardi-shqiptari-qe-mposhti-makinerine-serbosllave-dhe-milloshevicinfoto/

Luzern 24.09.2018

Xun Çetta

 

Komentet ne facebook:

Metush Ahmetaj : Jete te gjate e te lumtur.

Mustaf Alimusaj : Xunë nuk ka qen bash per Haxhillek disi shum kishte deshir fondet shqiptaroamerikan dhe gjithashtu tek partit te ndryshme te kosoves qe ne fillim ldk pastaj ju ktheu shpinden dhe ju bashkangjit pdk me fjal tjera edhe une kam pas rast ta takoj ne Bruxelles ne vitet 90 ku qysh ne at koh kerkojke fonde.Ti sigurisht i din te gjitha kto qe i shkruva ky ka jetu me fondet e Shqiptarve tani disi e kan lan pak si anash shiptaret!

Xun Çetta : Mustafë i nderuar, shihet shumë mirë se po e din se Xuni i ka të gjitha a më bash të gjitha, por ti e paske harruar vizitën e tij në Kosovë si dhe mikëpritjen spektakulare nga AAK  dhe vet z. Haradinaj…

Unë nuk i vlerësoj figurat vetëm nga një moment, në bardh apo zi, kjo e veqant e imja, mendoj pozitive e cila më kushton njihet pa dallim për cilat figura është fjala. Pra z. Joe DioGuardi po mbetët një figurë pozitive pa perjashtuar verejtjet e pjesshme dhe në momente të caktuara. KLM i nderuar 

Mustaf AlimusajXun Çetta ha ha une e di qe ti i din dhe mir qe qdo gje i shkrun pa shiqo kur u paten cikrru me ish presidentin tani i ndjeri Rugova qe i pat then qe tani frenat i marrim ne dor vet me gjithat rrespekt per ty por krejt nuk esht bardh ka edhe zi nganiher.

Xun Çetta : Po Mustafë se DioGuardi nuk po vinte më i ble Minerat në Kosovë siq kishin dhe kanë pretendime të tjerët por vinte për aktivitete thjesht politike e aty pra, nuk kishte para kesh për suitën tonë politike. Po, Mustafë siq thuan edhe ti fondet tona për aktivitete i ka perdor por më ndermjetsuesit tonë mos ti lakoj emrat e tyre tani siq dihen pa dashur ti perfoli  si z. Zekitrja Cana, Halil Matoshi etj, të tillët kudo që ka shkuar, i ka pas, pra i ka gjet targambledhsit e mos ta vaditi apo gaziti tash, por mos harro se pa para nuk bëhët aktiviteti o Mustafë. Tani ti shohim kush shperdoroj, kush kah i qoj fondet, ti shohim çfarë kishin e çfarë kanë sot shperdoruesit e fondeve ! ajo është temë krejt tjetër, por z. DioGuardi nuk u pasurua nga ato fonde te cilat nuk i kanë munguar siq na kanë munguar disave nga ne…

Mustaf Alimusaj : Xun Çetta O XUN UNE VETEM FOLA PER VITIN 90 SE KAM QEN DESHMITAR PRANDAJ NUK E KAM NDERMEND ME POLEMIKU ME TY PER DIQ QE NUK JA VLEN 1 E DYTA TE KAM SHOQ DHE TE RRESPEKTOJ POR NGANIHER KA NEVOJ NJERIU TI EVOKON NDONI NGJARJE TE KALUAR UNE NUK KAM ASGJE KUNDREJ DIOGARDIT AS QE KAM PAS AI ESHT MUNDU DHE NA KA NDIHMU POR JO PA LEK KET NE AMERIK BASH KURKUSH NUK TE NDIHMON PA LEK.TY TE PERSHENDES RELAKSOVE NGANIHER SE KI NEVOJE SE TE KA RROK PLEQRIA PARA VAKTIT HA HA

Xun Çetta : Ooo të paskna harruar e gati mos me te luxuar Mustafë. Lere tash DioGuardin dhe pas këtij komenti lere edhe Xunin plak siq do të thoshe Mustafë. Këtu thuan se me ke shoq dhe kërkohet edhe relaks nganjëherë me evokime nga jeta, e tani po te thëm se u ndjeva shumë keq kur me the plak a në të njejtin moment ktheva mendjën i vetëdijshëm sa e mirë është pleqria kur je ball hapur e krenar kudo dhe para çdokujt. Më u kujtua urata e lindjeve,,U rritë e u bëftë plak më mjekërr“ edhe këto jan kujtime Mustafë, bile kujtime dhe urime të mira nga të parët tonë, prinder e gjyshër, bile Nëna ime ndjes patë thoshte ,,Pleqëria më mend në kokë është kënaqësi“ E unë më mend i lodhur po por jo i plakur, kërkoj ngapak pushim e relaks dhe vazhdoj…Sa i përket mplakjës fizike, e kam ba plan më shku e me mar gjyksamanin tënd Ramushin apo Rambon siq i ka thënë Kushneri, më dal më të në Gërmi e me u rrok më të, mundësisht shtatas se shokaz ndoshta nuk ma qet më të.

E di se nese Ramushi, e sheh se vërtet jam plak, të paktën nuk më ndrydh krejt, jo, jo ngase edhe atij po i afrohët pleqëria, sapo të rrokemi do ta kuptonë këtë realitet.

Eh tash tjetri, kryesisht të rinjët apo të rejat sapo të na lexojn mund thonë se, gjithë neve bashkë ty, mua, Ramushin, tjetrin e tjetrin na paska rrokur pleqria në mendje parase fizikisht, por jo, nuk është ashtu, ky ishte vetëm një relaks për të cilin njeriu i gjall paska nevojë nganjëhere. E mbyllëm Mustafë rrnoftë z. Joe DioGuardi dhe gjithë ata të cilët bëjn për vendin tonë. E permbylla kështu Mustafë ngase më të filluam dhe për të ishte fjala.

---------------------------------.

Pjesë nga Biografija  :

Xhozef DioGuardi apo Joseph J. DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresh-shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja). DioGuardi është një nga politikanët me peshë në administratën amerikane dhe Kongresin Amerikan. Ai ishte kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.
Ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461. Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989. Ne 1986 sëbashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t’i dhëne Medaljen e Nderit heronjve ushtarake zezake të Luftës së Parë dhe të Dyte Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare Pasi la Kongresin në 1989, ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi. Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetesa e tyre. Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin Righteous Among the Nations nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Një film dokumentar për shqiptaret që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman. Në gusht 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA në Kosovë. Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë. Vizitat e tij në trevat shqiptare në Ballkan ishin rralluar, por ai ishte zëri i fuqishëm i çështjes shqiptare në Kongresin Amerikan dhe administratën amerikane.

Pas luftës së vitit 1999 ai u zhgënjye nga shumë udhëheqës politik në Kosovë, Maqedoni dhe trevat e tjera për shkak të lidhjeve të tyre me korrupsionin dhe krimin, informon INA.

DioGuardi viteve të fundit ka qenë avokat i vërtetë që në Kongresin Amerikan ka ngritur çështjen shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Çamërinë. Ai është një nga lobistët e fuqishëm në SHBA dhe se gëzon miqësi dhe respekt të madh mes shumë kongresmenëve amerikan nga radhët e republikanëve. DioGuardi edhe tani në moshën 78 vjeçare nuk ndal misionin e tij për çështjen kombëtare, edhe pse shumë politikanëve shqiptarë nuk u pëlqen, për shkak të akuzave që i bëri ndaj tyre për krim dhe korrupsion dhe dëmtimin e interesave kombëtare dhe shtetërore. (INA)

Link lidhja :

http://lajmpress.org/2018/09/20/sot-ka-ditelindjen-joe-dioguardi-shqiptari-qe-mposhti-makinerine-serbosllave-dhe-milloshevicinfoto/