Politikë

( Monolog i dal nga gjysmë realiteti i takimeve)

,,Jam dhe po mbetem fatkeq në politikë ngase kurr nuk mora pakëz pushtet që sadopak të infektohëm sa për të qenë pak më i lumtur“

Kështu po i thotë miku mikut të vjetër në një takim gjysmë ilegal, tashmë larg njëri më tjetrin në këtë pikë e cila në vend se ti ribashkoj, ata po i ndan pikërisht ky dallim mes tyre.

,,E ke gabim miku im i vjetër, ti ende nuk e din sa e hidhur është e quajtura lumturi në politikë siq po thuan dhe gabimisht mashtrohësh ti !!! Tani për mua, e ca tjerë si unë, është shumë vonë ngase punët tona dhe pronari ynë politik nuk lejojnë të largohëmi nga ku jemi fundosur o miku im besni i idealeve tona. Per ndryshe, që nga ky moment do ta ndrroja lumturinë dhe qetësinë time më shqetësimet dhe merzitë tua, nganjëhere edhe ngarkesa pa nevoj o miku im i vjetër“

Kështu pra ja kthen tjetri dhe që të dy bashkë , mbetën të stepur duke menduar se cili po gënjën e mashtron tjetrin !!!

Ah jetë e poshtër qenka në politikë ku as shokut, mikut as bashkëvuajtësit nuk i besohët aq leht. Idealistet nuk besojn leht, por nuk duhët të shkojn edhe aq larg sa që të mos i besojn jetës tyre në perpjekje të realizimit të atyre idealeve.

Përvojat historike kanë nxjerrur konstatim se, idealet, idealistët dhe jeta e tyre në përpjekje, kërkojnë kujdesë të veqant për të mos dështuar pakëz para finalës.

Luzern 14.09.2018
Xun Çetta

Komentet në facebook:

Mehdi Hyseni : Po te kishe pushtet, druaj që ky Xuni nuk do ishe mbet!? Prandaj rri kështu si je
se mirë punët i ke!

Xun Çetta : Kjo po i bjen se, ose nuk i beson Xunit dhe e donë në këtë gjendje në të cilën siq thuan nuk është keq, ose ke bindjën se pushteti nuk la kënd pa e infektuar. Do te kisha sqaruar dika mbi këtë infektimin e pjesshëm, infekrtim të ciolin shumë shpejt ta kuptojn të mbyturit në infektime politike o miku im Mehdi.

Muharrem Kosumi : Të jeshë në pushtet do të thotë të jeshë në binarë. E të jeshë në binarë dihet destinacioni...

Xun Çetta : Muharrim i nderuar, ke shumë të drejtë, por bash do doja ta dëshmoj të kundertën i bindur se do ja dilja. Mos thuaj tani se fillova që publikisht ta kërkoj votën !!! jo, jo dhe vetëm jo por, edhe të merresh më politik tërë jetën edhe të mbetësh virgjin, kjo qenka e vështirë ngase të thuhet se nuk e pate rastin andaj mbete ky që je, e unë do doja ta kem rastin dhe të mbetëm i pa prekur në pislliqe Muharrem shoqi.    

Mehdi Hyseni : Xuno, mos ta kuptoj unë si drenicas ka një nderë, por mos ta kuptoj dukagjinasi Xun Çetta e pabesueshme!!!??? E pak me shaka. Xunit i besoj bile fortë, mezi nuk pres ta shihja diku në eshallonin e parë politik, por besom se më kanë gërditur këta shokët tanë aç se kam fillua të mos i besoj as vetes qe nuk do më tjetersoj politika. Prandaj, te thash rri kështu si je se mirë e ke. Më mirë më fytyrë sesa liktyrë. Natë të qetë miku im Xunë!

Xun Çetta : Dukagjinasi don, nga një kashtë më i nxjerr gjashtë, pse jo derisa në politikë, mjerisht kjo po shkon o mik i nderuar Mehdi. Pra e  nxjerra këtë sqarim nga ju për shkat të tjerëve e jo për vehte ngase e di sa mirë i lexon njerëzit e në këtë rast edhe mua. Ti Mehdi e kupton tjetrin edhe kur nuk e thot e lere më kur të ja qet kokën problemit. I bindur se, të pakt jan ata si ti i cili e kupton fillimin e monologut  më : ,,Jam dhe po mbetem fatkeq në politikë ngase kurr nuk mora pakëz pushtet që sadopak të infektohëm sa për të qenë pak më i lumtur“ Jo pa qellim, monologu fillon kështu për ta kuptuar sa më pak njerëz e lexues se si duhet startuar më politikanë të sodit.

KLM shoq.  

Mehdi Hyseni : Xun, vlerësimi e respekti i dyanshëm.Kalofshë mirë.

 Trimi Ademaj : Respekt per ju i nderuar Xun

Xun Çetta : Respekti i ndersjell mes nesh z. Ademaj, FLM e kalofshit mirë andej.

Xhafer Leci : Përgëzime,respekt dhe përshëndetje miku Xun Çetta 

Muharrem Kosumi : Xuno,besoj që pak ka nga këta që e dinin me kohë se pas kohe jo, kur unë e njihja Xunin si atdhetar,si punëtor i inspirimeve patriotike, si të plagosur më1981, si avokat i vetvetit, ky e bëri pykë edhe gjykatën në gjyq.Pastaj më vonë me shkrime e punime publiciste,me angazhime e torturime shpirtërore derisa edhe shëndetin e vet filloi ta ngacmojë… E besa e Zotit më tutje nuk po shkoj...Respekt Xun Çettës dhe normalisht tjerëve këtu që postuan.

Xun Çetta : FLM i nderuar Muharrem, nuk është hera e parë që kur po shoh dhe verej se keni mbajt ditar ngjarjësh e perjetimësh në vazhdimësinë e gjatë, madje më mirë se sa dosjet e atyre të cilët na luftuan për plotë një jetë. Po, Muharrem i nderuar, ju kam lexuar edhe më parë dhe po ndalem e pyes vehtën : O zot, pse njerëzit janë krijesa për të parë e dëgjuar vetëm çfarë duan dhe çfarë u flen në shpirt ? Pra i keqi ta sheh vetëm të keqen më të vogël qoftë sa një qime floku duke mos parë e as verejtëur të mirën e madhe sa vet shtepija ku hanë, pinë e flen !!!.

Ti je krijesa e mirë Muharrem dhe nuk të shpetojn të mirat e mija të mëdha në këtë rast, por të lutem tjetërsohu për një javë ditë rresht dhe shko e pyeti, rri më krijesat e së keqes qoftë edhe me ata jo larg meje, pa shih sa të këqijat si shibla të kësajë jete paska Xuni e tjerët si unë ?. Ah çfarë po dua të te thëm more Muharrem e nuk po ma qet goja as bartë fytyra ta thëmë…

Jo vetëm unë, por gjithë veprimtar e të perkushtuar hakikat për vendin janë në po këto pozita, ata më së keqi goditën nga rrethi i tyre ku u prishet gjumi atyre të cilët nuk kanë kaqik të bëjn për vendin dhe kështu punësohën në rrugë tjera tek, nuk e di sa shegert politik.

Më bëre të më shkoj loti o mik i nderuar Muharrem, po loti i pa mundësisë të bejm e veprojm ndryshe, por ja se ne po vazhdojm, po, vertetë nuk do ndalemi edhe pse më frikë të kërkojm mekanizmin e quajtur pushtet për mes të cilit si mekanizëm do mund të ja dalim shumë më leht për ne dhe popullin. O zot shperble këtë popull si pas meritave, të mirin më të mira të keqin më të këqijat e tij.

Muharrem Kosumi  : E... nuk kam ç'të shtoj o Xun! Sa herë më bjen ndërmend për babë,më bjen ndërmend thënia e tij për ty.Ta kam thënë në privat para 3-4 vjete...Respekt mik!

Xun Çetta :  Mos e zgjatë as edhe një fjalë më tej, këtu e mbyllim këtë temë më ju, ato fjalë qe ti ka thënë babi juaj për ditën e gjykimit të grupit tonë prej 21 studentëve dhe qendrimin time në atë seancë më shumë në sulm se sa në mbrojtje të vetvehtës, po ato fjalë, krejt origjinale, sot ti thotë vëllau im Murati i ciloi e ka pësuar më sjelljët e tij të ashpra para dhe gjatë asajë seance. Gjitha këto, le të i mbesin kohës për të cilën po vazhdojm nese vjen një ditë ajo e që nuk dyshoj në atë ditë të bardhë për ne dhe popullin tonë.   

Muharrem Kosumi : Mirë thoni se nuk ke kujt t'i tregoni...Respekt edhe për Muratin.