Politikë

 

Kur nacionalpatriotizmi çmon nacionalpatriotizmin e tjetrit ky nuk mund çuhet nacionalizem ekstrem

Vërtetë u bë zhurmë e pa nevojë puna e simbolikës së shqiponjës më duar e gishtërinjë nga yjët tona sportive Shaqiri e Xhaka besnik të kombëtarës Zvicerane, por ja se po del fakti se nuk kishte urrejtje nacionale e as inate kunder dikujt këtu, thjesht ishte vetëm një shpërthim i pa permbajtur  i krenarisë tyre e asgjë më shumë.

Këtë realitet askush nuk mund ta kupton më mirë se nacionalpatriotizmi i nacionaliteteve tjera, fjalë e perfolje ka nga ata të cilët nuk kanë ndjenja të nacionalpatriotizmit tyre pa dallim nacionaliteti.

Se nuk ishte pengesë e as keqkuptim ky shperthim i tyre, më së miri mund ti shohim dhe kuptojm këto fotografi nga nacionalpatriotizmi i tjerëve.

Shumë shtete mike duke njohur popullin tonë kurr kundër të tjerëve, aktualisht po bëjn çfarë është e mundur që edhe Kosova ta ngrit nivelin e doktrinës ushtarake në nivel të NATO-s në mënyerë që sa më parë të jemi pjesë e sajë.

Do ishte mirë të punojm e mos flasim, aq më pak të merremi më ata të cilët në gjitha variantet dhe në gjitha kohët, në luftë e në paqe  neve si popull na kanë halë në sy dhe perfolin pa kriterin njerëzor.

Krejt në fund mund ta shohim në një foto edhe radikalin Zviceran z. Christoph Blocher i cili në debat e sipër është prononcuar për shqiponjën dykrenare simbolikë si pjesë e kombëtarës Zvicerane ku thot se, nuk kishte gjë të keqe këtu, ata më në fund ishin shqiptar. Pra këto yjët tona sportive në Zvicër janë gati njësoj, më ca dallime, pra si ushtarët Zviceran më shërbim të paqës si pjesë e ngritjës së vendit tonë lartë e më lartë.  

Unë i gjëj nacionalpatriotët e nacionaliteteve tjera !, i lexoj mirë ata dhe anasjelltas më lexojn pa këto forma simbolike dhe pa plis në kokë si krenaria jonë kombëtare…

Të bëjm më shumë e të flasim më pak…

Luzern 02.07.2018

Xun çetta

Komentet në facebook :

Xun Çetta : Adem i nderuar, siq e din, tash sa kohë të kam thënë, kundershto mendimet më të cilat nuk pajtohësh, si të tillë do të çmoja më shumë edhe të më kundershtosh rregullisht dhe do ta lexoja mendimin tuaj alternativë por kurr mos u bë kaq i egër në mbi baza fetare e aq më keq kur ti je i pa perballueshëm kur fyen gjitha besimet tjera jo Islame !!!. Kjo është çmenduri o Adem.
Nese simbolika e shqipës dy krenare këto ditë, nuk paska gjë më shqiponjën tonë dy krenare andaj e bëjn edhe të tjerët si simbolikë të krishtit siq thuan ti, e nuk munda ta lë këtu pa e shlyer, atëhere mos harro se edhe po të jetë kështu si thua, më në fund e tërë bota e trajtoj se simbolikë të shqipës e jo si thua ti, u solidarizuan në mbrojtje të lotarëve tonë gjegjësisht të Zvicrës pa i thënë këto siq te lexova.
Pastaj veshja jonë kombëare të lutëm e kujt qenka dhe pse nuk i pengon të tjerët ?
Adem, kur shlyen komentet e tjetrit vetëm pse kundershton mendimin tuaj, kjo është shenja më e keqe, është shenjë e diktatorit akoma pa marr pushtet. 
Unë për herë të parë ta shlyva fyerjën kaq të egër që u bëre besimeve tjera jo Islame! Kjo ishte e pa tolerueshme shoq. Me kundershto sa të mundesh në tjera baza por jo si ke qenë gjithë kohën madje sot e qite kokën akome më keq dhe të shlyva pa ta dhënë të drejt as të me reagosh ngase prap ta shlyej. 
E bëra këtë sqarim jo për ty sa për lexues të cilët të paskan lexuar e indinjuar për aq kohë sa nuk e kam verejtur komentin tuaj të sëmuer.
Te lutëm trego pak kulturë dhe kupto tjetrin pa detyruar të te bëhet bllok, gjë të cilën nuk e aplikoj pa ndonjë siklet me rjetrin.
Shëndet

Xhafer Leci : Kam lexuar bukur shumë komente e shkrime, por vërtetë asnjënuk më kanë pëlqyer më shumë se kyi juaj,miku im, Xun Çetta ! Ju jeni person shumë i arsyeshëm, nuk shkruani me inate, nuk mbani anën e as kujt, jeni shumë orgjinal. Ju lumtë dhe përshëndetje !

Xun Çetta : Xhafer mik i nderuar, njerëzit si ju të cilët dinë ta vlerësojn tjetrin janë vet inovacion i shkrimeve produktive e më vlera morale tek tjetri.

Jo vetëm këtu por gjithëherë keni dëshmuar në gjitha kohët dhe në gjithë rrethin i cilli ju rrin afër pa dallim ndonjë mospajtimi ku jo rrallë edhe vet je kundër individit apo partisë aty ku ju vereni anshmëri e inate klanësh, parish apo individësh. Kjo është vlera e cila fatkeqësisht na ka munguar dhe po na mungon edhe sot si kolektivitet.

Për hirë të lexuesit më duhët ta thëm një realitët i cili nga sot, duhet dijt publikisht e mos të mirret sikur ne dyve na lidh diqka familijare, partia apo biznesi siq i lidh jo pak të quajtur politikan e veprimtar të cilët si parti kanë biznesin e perbashkët, karakterin e tyre intim të këtij llumi në shoqëri i cili e mbyti vendin tonë.

Unë me ju Xhafër nuk e di a i kemi të kaluara më shumë se dy (2) apo tri (3) orë fizikisht dhe asgjë nuk jemi familiarisht aq më pak të kemi qenë aktivist të ndonjë partije të perbashkët !!!

Ne, më vite ishim, jemi dhe sa dukët po mbesim bashk në aktivitetet tona publike e transparent mes veti si dhe para të tjerëve. Duke qenë kështu, nuk ka si të mos kemi treguar interesim të më tutshëm njëri për tjetrin edhe jasht jetës tonë publike dhe në fund pas gjitha analizave dhe filtrit të informacioneve, pa dyshim na ka rezultuar si sukses i plotë i yni gjithësesi edhe vlerë e jona e perbashkët.

Krejt në fund, me beso Xhafer i nderuar, edhe ata të cilët qendrojn nga distanca në kërkim të realiteteve i kanë dhe do të  paisën më këto mendime dhe më këto vlera të cilat i duhën vendit tonë.

E rëndë të jesh dhe të mbetësh i pa anshëm e objektiv në kushtet e sotme, por më beso mik se ja vlen…

Ne që të dy bashk kemi miq, shokë, dashamir e bashkëveprimtar të shumt në këtë rrugë e cila po vazhdon, kemi të shumt madje edhe në institucione të zënë peng por na ka thyer krahun keq, shumë keq ndarja në klane e parti ku mjerisht i kemi edhe njerëzit tonë aty brenda klaneve dhe partive të cilat janë të mbushura më plotë kalec e njerëz kundershtar të rrugës tonë. Kjo nuk është betejë e leht për ne mik i nderuar por besom se do ja dalim.

Shendet e kalo mirë atje në venlindje mik i nderuar Xhafer.