Politikë

 

Komentimët qoftë edhe më kritika por si qellim ta kanë permirsimin për në të ardhmën edhe pse pas varrimit, ato nuk janë të teperta, janë komentuar, folur e perfolur raste e raste të figurave shumë më të mëdha, diqka tjetër është se a ja qellon tjetri më verejtjet e tij apo jo, sidoqoftë qellimi i mirë kuptohët edhe kur tjetri nuk ja qellon…

Në këtë kuptim z. Syla ishe në nivel të duhur të kritikës konstruktive edhe pse nuk do pajtohesha më gjitha ato verejtje që i thuani. Vërtetë na ishin lëshime të vogla këto por jo aq më dëme në politikë. Po të përdorëshin dy flamujt tonë, ai shtetëror dhe kombëtarë besoj se do ishte më mirë, të perdoreshin dy himna, nuk e di çfarë kuptimi do kishte himni pa tekst i cili nuk thotë asgjë ?

Sidoqoftë nuk ishin lëshime të mëdha këto aq më tepër kur më një koalicion të heshtur po konkurohej të dilët mbi Jasharët dhe të pa vdekshmit Ismajl Haradinajn. Konkurencat politike, më e pa kode morale, ka kohë që kur i kam kuptuar dhe nuk është risi për mua kjo.

Dëmi më i madh i cili mund ta lëndoj apo ti kushtoj kulturës së respektimit të meritave ashtu siq respektohën hirarkja politike, kështu mendoj unë se në këtë varrim, pati një anashkalim të renditjeve, gjithëherë sipas realiteteve të kësajë renditjeje meritash mbi rrugën tonë deri tek vet UÇK-ja.

Ky lëshim i cili po na kushton dhe po na përqanë keq nganjëherë, mjerisht ndodhi edhe këtu dhe jo nga Kryeministri Haradinaj, as nga z. Ali Ahmeti por pikërisht nga z. Lulëzim Basha të cilin ndoshta jo pa qellime e paske vequar në këtë shkrim e në veqanti dukshëm, ishte lëshim pa perde i cili ndodhi nga Kryetari (Presidenti ) Thaçi i cili për shumë çka ja ka lëshuar nga mbas bjeshka apo nga prapa kodra e problemit të themelimit dhe emblemës enigmatike të UÇK-së e deri tek rrugëtimi i tij personal në atë drejtim sa u tha atë ditë.

Unë kam shumë çka më të cilat e kuptoj dhe e respektoj Kryetarin ( Presidentin ) Thaçi pa u ndalur në shumë lëshime gjatë kësajë rruge sa kaloj kauza jonë kombëtare, rrugë e cila nuk ishte e lyer në vajë për veprimtarët e percaktuar për çlirimin e vendit, kuptohet jasht atyre agjenturave brenda nesh të cilat u zbuluan më vonë, por mjerisht edhe kësajë radhe z. Thaçi në vend të unifikimit si President, ai dha një mesazh të kundërt dhe pa mbulesë më shumë çfarë u tha atë ditë.

Një sqarim të vogël për fund :

Z. Basha ka informacione të bollshme dhe me burime të shumta për gjitha subjektet dhe individ e lider politik në Kosovë, por me fjalën e tij ma ka kujtuar tani të ndjerin z. Sabri Godo gjithësesi politikan e mirë por me defekte i cili pak javë a muaj parase z. Nexhat Daci të shkarkohët më ultimatum bizar në politikë për më keq në emër të quajturës diplomaci, ai pra z. Godo, në një emision televiziv foli dhe e ngriti z. Daci në qiell, dhe pas pak javësh a muaj kur ndodhi tmerri i shkarkimit të z.Daci dhe ish Kryeministrit z. Bajram Kosumit, po ky politikan i cili respekton urdhërat politike nga lartë, na la pa mend kur tha:

 ,,Për Nexhat Dacin u pa puna tij, nuk kam çfarë flas as thëmë më shumë, ai nuk kishte qenë hiq fare“ !!!

Tashmë po dihët se në politikë, perfundimisht nuk deperton ai që din shumë dhe mendon më kokë, por ai i cili nuk din bash asgjë por si i tillë mrekullueshëm kryen detyrat dhe zbaton urdhërat e të fortit mbi të…

Krejt çfarë them dua të kuptohëm drejt më faktin se, kundër askujt nuk jam më nga krejt dhe më askënd nuk jam më të gjitha të mirat dhe të këqijat e tij pa dallim është personalitet apo parti politike.

Pozicion i vështirë është ky mik i nderuar Ismail por ja se jemi në këtë kohë dhe po i kalojm disi këto procese në të cilat gjendet vendi ynë. Nisur nga ky realitet i dhimbëshëm politikë për vendin tonë , mua as nuk më afron e as largon inati politik po as frika nga politikat kaq të egra mes nesh dhe se, lufta nga distanca më injorim, shumë kujt do të i kushton.

,,Po ta japi pushtetin por mos mi merr mediat“ kështu do të thojn një ditë pushtetarët tonë më shpresë se vetëm kështu më këto media mund të kthehën persëri o miku im i nderuar Ismail Syla.

Le të na fal i ndjeri Hilmi Hajredinaj i cili edhe fizikisht këto ditë, pati fatin e u bë pjesë e pa ndashme e shumë dëshmorëve të vendit tonë. Pushoft në paqe trupi tij, emri i të cilit edhe kështu pas vdekjës po bëhët pjesë e kontributit të rrugës tonë të mbetur…

Lidhja më shkrimin e z. Syla :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1922613901111848&set=a.708541582519092.1073741826.100000897703289&type=3&theater

Luzern 19.06.2018

Xun Çetta