Politikë

Në mos askush tjetër pres nga aotori i postimit z. Rifat Muriqi që të me sqaroj çfarë ndodhi dhe pse u fshi kjo lidhje ? Nese është sqaroar kjo por unë tani jam i vonuar, paraprakisht kërkoj falje.
Ndoshta po ofron momenti kur do detyrohem ta braktisi pergjithëmon facebook-un dhe të vazhdoj pak më i rezervuar vetëm në portalin tim info-cetta.
Plagjiatura e komentuesve në teprim pa lakuar emra, tash sa vite ka filluar e bëhët vet krimi publicistik po bëhet ferri apo errësira informative duke mjegulluar situatën akoma më keq për të mos dit më se kush nga ne çfarë në realitet është, kush e tha e kush kënd e plagjitoj.
Kështu dhe më keto praktika, mjerisht po kultivojm demagog e orator të interesit në shërbim të krimit politik, krime të cilat po na kushtojn.
Hulumtuesit, analist e publicist, duhët të lexojn sa më shumë si dhe në të gjitha fushat, por jo vetëm të lexojn, kopjojn dhe me pak ndryshime plagjitojn e të mos lodhin kokën që të nxjerrin diqka krejt të re ku nuk ka lexuar askund.
Ka kohë që kur percjelli datat dhe orën si dhe e shoh se kush kur e tha dhe më pas, shoh datën e orën kur kush e mori dhe e perseriti atë më pak ndryshime për të mos thënë nganjëhere kopje e plotë.
Kjo punë hulumtimi për ti zbuluar demagogët politik, analist dhe publicist të paguar, ka filluar e bëhët një humbje kohe e merztshme, po tepër e merzitshme dhe pa forcë që ta bindësh opinionin mbi këto lloj krimesh pre e të cilave po bie edhe elektorati i cili po i gëllditë këto gatime politike dhe kështu po vetmasakrohet ditën e votimit tij.
Jo çdo ngjajshmeri opinionbërësish kemi të drejt ta kualifikojm si plagjiatorë, kopjues apo vjedhës të mendimit nga njëri tjetri.
Nisur nga ky realitet, është normale të puqen mendimet dhe vlerësimet e atyre të cilët analizojn dhe krijojn opinion. E keqja është kur disa të cilët leht i verën, gjithëherë dalin pas kohe por shumë të zëshëm dhe më hapësira mediale sa të duan ata !!! E keqja akoma më e madhe për të mos thën kulmi i këtij lloj krimi është kur të tillët, kurr nuk sjellin diqka që nuk e kemi lexuare degjuar.
Ja vetëm një lidhje të mikut Rifat Muriqi ku pat komente më vlerë, pra një nga shumë lidhje tjera si dhe shumë emisioneve ku tash sa kohë e kryesisht këto ditë, jemi të bombarduar më këtë lloj krimi ku vlojn këto lëshime, kush çfarë lexoj e degjoaj dhe turr e vrap ta plasoj nganjëherë krejt KOPY :

Xun Çetta i revultuar tash sa vitë në këtë lloj krimi 19.03.2017 

Rifat Muriqi facebook 15.03.17
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1345816658791156&id=100000885050126

Nese nuk e dini po iu tregojë:
Azem Vllasi ka qenë ‘’Politikëbërës Jugokomunist’’, urdhërdhënës i të gjithë strukturës represive dhe kundërshtarë i Republikës Shqiptare. Nuk ishte thjesht një komunist i rastit, por i përbetuari i Jugosllavis, dhe kushdo që e arsyeton dhe e përkrahë dhe tenton ta rehabiliton edhe permes pushtetit edhe si këshilltarë për mua merr epitetin e njëjtë si ai.

Nuk e aprovojë veprimin e Murat Jasharit sepse marrja në dorë e vetëgjyqësisë do krijonte Kaos politik, por vendosne vetën ne vend të Muratit, tërë një jetë te veten dhe të familjes ne shërbim të atëdheut e në lirinë qe ai është vete hise e madhe në histori e takon këshilltarë xhelatin. A ska njerë m të mençur në Kosovë aaaa

Komentet:

Sylejman Qyqalla : Jemi aq popull injorant,Rifat miku,që idenë nuk e kemi;edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta,shqiptarët e zin thoshin"AI e njeh politikën e Serbisë!" thuase ne nuk e njohëm qe dy shekuj!Punë shumë e thjeshtë:andej armiku-këtej NE!Por,në këtë kontest do të thosha:Azemi mbeti lule në kapuç në krahasim me udhëheqjen aktuale të Kosovës,as Serbia nuk do të dinte ta shkatërronte Kosovën duke u votuar e kënduar,siç diti kjo udhëheqje kobzezë qysh prej pasluftës e këtej.

Sanije Haxhijaj-Gashaj : Nuk e di kush je po me te vertet ke shkeu me vend sepse krejt fabrikat e tokat pjellore qe populli i kishte me vite i shkatrruan keta faqezi.te pershendes

Sylejman Qyqalla : Përshëndetje,mike Sanije!Falemnderit për mendimin tënd!

Esat Alia : Zoti Rifat të përshëndes.Kam kohë që ndjek politikën në Kosovë që prej çlirimit nga forcat serbe.Sipas mendimit tim për fat të keq Kosova ndodhhet akoma nën ndikimin serb.Vazhdimsia e politikës atje është e mbushur me ish funksionarë të ish jugosllavisë dhe bashkpunëtorë të UDB-së.Si mundet këto antishqipëtarë të lejohen të qeverisin?.Ku është klasa e re politike që ta ç'bëjë njëherë e mirë këtë qeverisje të pabesë.Respekte i nderuar.

Rama Ukaj : Ai popull egziston,pra eshte, siq jan edhe djemet e vajzat e tij qe i zgjedh nga i njejti brum e e njejti gjak per mua pa iluzione duhet pranuar qe ata qe zgjidhen i kan votuesit diku sado qe kur sho qe qe kush jan ata te zgjedhur per te cilet kurr nuk do flisja as me dore me ta nda friga qe ma perlyejn doren. populli patriot i zgjedh patriotet edhe pse per mua nuk jan veq ata qe gervallen.DEklarativet.

Sylë Bajrami : Kur kihet parasyshe ajo qe ka shkruar nje kohe te gjate, Murati, dhe ky veprimi i fundit, len per te dyshu se ,nese nuk eshte nje Jo Stabilitet Emocional i rastit ,atehere kemi te bejme me nje PERFIDITET te pergaditur gjat dhe shume mire ,por jo nga Murati . Ndersa sa i perket Azemit ,ai ishte dhe mbeti nje kudaer i pergaditur mire ,qe i ka njohur gjerat shkelqyeshem ;ne politiken Jugosllave,por nje Projugosllav ,atehere e edhe sot. Edhe inkuadrimi i tij ne Zyren Politike te UCK e edhe si keshilltar i qeverive te pasluftes, eshte nje histori qe duhet pa pak me thell.Veprimi i Muratit eshte i damshem ,eshte i denueshem dhe kerkon zbardhje deri ne fund.Mendja ma thot se ,ketu kemi te bejme me dy viktima. Edhe Azemi e edhe Murati jan viktima te nje te treti ,qe me sa po duket eshte i te njejtes shkolle ,asaj Ruso -Serbe !!Mungesa e nje Shteti Ligjor ,te mirefillt ,per dite e me shume po na shtyne drejt humbjes se ekuilibrit edhe si Shtet ,e edhe si Komb !.

Kujtim Kurti :Diktatuara komuniste e Azem Vllasit...

Gjatë viteve 1981-90 janë vrarë 183 qytetarë e 63 ushtarë. U dënuan 1.346 ushtarë, kurse për kundërvajtje politike u përgjigjën dhjetë mijë qytetarë, mbi 700.000 u morën në biseda informative nga UDB-a Jugosllave...Shiko më shumë

Shiko më shumë por ku ta gjëj tani në linkun e shlyer ?

Nagi Husaj :Kam plotësisht të njejtin mendim.

Naser Troni :Po ku ket ju trima qe 19 vite

Ramiz Cuka : Me kujtohet viti 1983 isha student i vitit te dytë në F.SH.M.N.në Institutin e Kimisë(ket vitë ishte perjvetori më masiv i demostratave te vitit 81,ku pjesmarrja e studentave ishte shumë e madhe ), kur zbarkoi komitetlia me zdremin e tij Gani Jashari komitetli i Prishtines dhe i F.SH.M.N ,dhe filluan avazin e pastrimeve në Institutin e Kimisë ,un kam pasë nji polemik me te dytë ....por qe don rasti servilizmi si duket është " virtyt " kryesor i shek 21 e qe si duket ne jemi shum te infektuar me ket virus , sa per rastin me vjen shum keq qe ka perfunduar keshtu.! Në aspektin kimik nji acid i fortë neutralizohet me nji acid ma te fortë ,asësesi me bazë kimike....Problem gjeni dhe jemi ku jemi..... Unë mendoj se Murat Jashari ishte nji viktimë...........RC.

Zenel Kelmendi : Keshtu, Rifat miku, cdohere duke e arsyetuar te keqen dhe te keqin, gjerat po shkojne si mos me keq!? Populli yne, vazhdimisht e ka thene: "Nese nuk ke mundesi te besh mire, bile te keqes mos i thuaj e mire..."

Kujtim Kurti : KUSH ËSHTË AZEM VLLASI

Azem Vlasi ishte i bindur se shteti i tij i vetëm është Jugosllavia dhe shi për këtë ai ishte deklaruar që është Jugosllav dhe jo shqiptarë!

Në demonstratat e vitit 1981 një nga parullat e brohoritura ka qenë edhe kjo: « Jemi shqiptarë e nuk jemi jugosllav!»

Për të dëshmuar, jugosllavizmin e tij Azem Vllasi edhe fëmijët e tij i kishte dërguar në shkollë, jo në paralelet me gjuhë shqipe por në ato serbe. Pra, në Prishtinë ai djalin e kishte në shkollën serbe… Kur në vitin 1988, në Kosovë ndodhi ajo Lëvizje e serbëve me emrin « Bozhur» një nga liderët e tyre me emrin Mirosllav Sholloviq, për gazetën DANAS deklaronte që « djali i tij dhe i Azem Vllasit janë në të njëjtën klasë.

Azem Vllasi, u ngjit në politikë falë politikës së tij projugosllave dhe veprimeve të tija antishqiptare. Ai dënoj pa masë demonstratat e vitit 1981, diferencoj intelektual nga më të ndryshmit sikurse që dihet politika e tij diskreminuese ndaj profesor Ali Hadrit. Aso kohe, siç kishte pohuar edhe vet Azemi, kur ai shkonte në Universitet, përshpëritej që « çizmja fashiste ka ardhë dhe se do të dëgjohen krismat, tani më…

AZEM VLLASI nuk ju vu Millosheviqit!

Me ardhjen e Millosheviqit në pushtet, e që e sollën akademikët serbë të Francuska 7, nisi lufta në mes dy luftërave : në mes atyre që ishin për Jugosllavin e madhe siç ishte dhe atyre që ishin për Serbin e Madhe !

Azem Vllasi asnjëherë nuk doli kundër Millosheviqit !

E vërteta është që Millosheviqi doli kundër Azem Vllasit !

Azem Vlasi e deshi Millosheviqin mirëpo Millosheviqi nuk e deshti Azem Vllasin! Millosheviqi nuk e deshti as Ivan Stambolliqin e Petar Stambolliqin ; as Nikeziqin e udhëheqesit e deri at’hershëm të Malit të ZI, Vojvodinës dhe të Maqedonis sikurse ata të Bosnjës !

Këta e donin Millosheviqin teksa Millosheviqi nuk i donte ata…

Azem Vllasi nuk ju kundërvy Millosheviqit për të mbrojtur Kosovën por duke e mbrojtur Jugosllavin e tij titiste. Millosheviqi u sul ndaj tij jo për shkak se ishte kundër Jugosllavis së madhe por sepse ai e donte Serbin e madhe !

Mjafton që të dëgjoni, fjalimin e Azem Vllasit( ai fjalim mjafton) në mbrojtje të vetes së tij dhe veprimtaris së tij, para Kongresit të LKJ. Kur serbët kërkuan përjashtimin e tij dhe të Kol Shirokes dhe një të tretë emrin e të cilit nuk po e kujtoj për momentin….
Me një fjalë Azem Vllasi ishte nga ajo nomonklatur e regjimit të së kaluarës, të cilit pas 12 qershorit të vitit 1999, i është dashur t’i ndalohet çdo veprimtari politike apo edhe çdo prononcim politik ! 

Priam Shaban Vishi : O shok Murati nga puna qe ka ber per atdhe, dhe injorimi i ish shokve e kan qu ne derpesion, e di qe para dhe gjat lufte le qe gjdo pun per organizimin e kryke me lek te ti, ju epke edhe zeks azemit hashimit ...etj....

Ibrahim Kelmendi : Text foto origjinal nga fjala e Azem Vllasit në vitet 80-ta 

Ibrahim Kelmendi : Rifat, Avni Rrustemi "vetëgjyqësi" ka praktikuar, kur vrau Esat Pashën?!

Sylejman Qyqalla : Ne,si popull,jemi në gjumë dhe po zgjohemi vetëm shkurtimisht,kur po na bie dikush me kamxhik.Para çështjes së Azemit,kemi punë shumë më të mëdha;nuk duhet të merremi me bishtin,por me kreun,o miq!Lëreni Azemin,po kapeni gjarprin në krye!Kapeni atë që bën projekte kundërpopullore!

Sylejman Qyqalla : Shoku Ibrahim,veprimi i Muratit,është vetëm e zeza e vetes dhe askush nuk do ta mbrojë, po më vjen shumë keq, që ra në kurth pa ndonjë efekt.

Rexhe Muriqi : Pajtohem

Agim Pelaj :Eu po fort po me dhimet Murati qe u zbulu aq shpejtë!!!
E kish pas nji plan të fortë me jau lujt mamiqkat edhe ktyre perkrahsve të demarkacionit Isa&Hashim co.

Isa Sejdiu : Kjo qe keni thene z.Rifat, eshte mese e vertet. Madje ka shume njerez qe ate e shfajesojne ne menyre te plote dhe e quajne edhe atdhetar te madh. Ai kur ehte gjykuar ne Mitrovice, e ka pyetur gjyqtarin nse a ka gjykuar ndonjehere njeri me te pa fajshem sesa ky!

Gjyqtari qofte i nregjimit komunist, i ehte pergjigjur me po:

"Te gjithë ata qe mi ke derguar ti ,ti gjykoj, kane qene me pak fajtor sesa ti. Disa e quajne njeri te moderuar qe u terhoq nga politika pas luftes. Kjo nuk eshte aspak e vertete, me gjithe fajet e tij, ai edhe sot eshte i kyqur ne politike, por jep deklarata qe tash i pergjigjen kesaj kohe.

Luzern 19.03.2017

Xun Çetta